Delegacioni i BE dhe Ambasadave të Shteteve Anëtare thirrje politikës shqiptare: Dialogoni për të mirën e shqiptarëve, dënojmë aktet e dhunës në protestat e opozitës

25 Maj 2019, 16:35Politika TEMA

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadave të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ka reaguar pak orë para nisjes së protestës së gjashtë të opozitës.

BE bën thirrje për protestë paqësore, ndërsa dënon aktet e dhunës së ndodhura në protestat e mëparshme.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri respektojnë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar.

Megjithatë, ne përsërisim rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë paqësore.

Ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

 Të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen”.

Më tej, BE u bën thirrje palëve për dialog, duke e parë atë si rrugën e vetme për zgjidhjen e krizës.

“Për të mirën e qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve dëshiron të shohë që vendi të bëjë përpara me procesin e reformave dhe të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente”.

2 komente në “Delegacioni i BE dhe Ambasadave të Shteteve Anëtare thirrje politikës shqiptare: Dialogoni për të mirën e shqiptarëve, dënojmë aktet e dhunës në protestat e opozitës”

  1. Grigor says:

    Po kush e pyet delegacionin e OSBE-se!
    Ore, nuk e kuptoni ju, qe Sali Berisha, Lul Basha, Kryemadhi, dhe Tit Vasali nuk veprojne me koken e tyre?
    Ata kane marre urdher nga ideatoret e politikes borerore, qe te mos degjojne se ç’thone ca “politikane koti” te Europes. Nga ata qe na “vikan vetem per femra” ne Shqiperi.
    Po do thoni ju kush Jane keta kokat e politikes Boterore? Po sikur s’i njihni ju? Ata i njeh tere bota!
    Andi Bejtja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Artur Zheji (te gjithe me A!!!), dhe ai, ministri i ministrave te Zhdrejtesise Boterore, Keshilltari i Putinit, Maduros, dhe Asadit, I famshmi Ylli Manjani.
    Kur keta ideatore re medhenj thone qe do kete dhune, natyrisht qe do kete dhune.
    Dhe pastaj fjalen e marrin Edi Idiot Paloka, Flamur Kokemish Noka, dhe Ansambli Tropojan “Zambaket e Molotovit”.
    Jemi ne rregull deri ketu? Pa tjeter.
    Po do thoni ju, qe ti na shakerke opoziten, e na mbrokerke qeverine. Jo mor Jo.
    Qeverine nuk po e mbroj une, se qeveria e Rames e ka konsumuar veteveten, dhe mund te rrezohej me vote nga nje opozite dinjitoze.
    Por qeverine e Rames e mbajne ne kembe Berisha, Luli, Monika, dhe Meta. Ja si thoni ju? Perpara kesaj alternative te zeze, sterre, ke do zgjedhe populli?
    Populli nga zori do zgjedhe Ramen. Se mos pati me te mire nga Rama perpara dhe nuk e zgjodhi.
    Çfare fati ky Rama, ëëë? Pse kujtoni ju qe Rama thote gjithmone: “Ate Lulin, aman, mos ma ngani!”
    Po sepse Lul Budalli i ben sherbimin dhe propaganden me te mire Rames. E ç’te duhen miqte, kur ke armiq si Luli?
    Te nderuar demokrate. Po qe se doni te votoni, e keni alternatives. Votoni per Bindjen Demokratike, dhe çojeni Sali Berishen ne hale te gomereve.
    Lerini socialistet te votojne ke te duan, sepse pastaj nuk eshte demokraci, dhe nuk mund t’i thoni vetes dot demokrate. Kush bllokon votimet eshte vetem fashist. Mos na ktheni 50 vjet mbrapa.
    Socialistet, komunistet, ballistet, zogistet, republikanet, demokratet, dhe kush e di çfare votuesish te tjere ka – le te votojne ke te duan. Po i detyruat njerezit me zor, nuk jeni me demokrate, por Bijte e Enverit – te atij qe ju gjoja e urreni, por e imitoni ne çdo hap. Po te kishit turp, do turperoheshit. Po te kishit.

  2. Edi says:

    Kemi gati 30 vite qe ndjekim politikat e BE-se te cilet na kane prure ne kete gjendje mizerabel. Uroj qe neo otomanizmi te krijohet sa me shpejt. Qe shqiptaret te gezojne ne trojet e tyre ashtu si gjysherit dhe stergjysherit e tyre. Ata te jene bejlere e agallare porsi to. E jo ashtu sic na don Europa te transformohemi perjetesisht ne emigrante per te pastruar rruget e halet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje