Rekordi i Pedro, lojtari i parë në botë që ka fituar gjithçka!

30 Maj 2019, 16:56Sport TEMA

Pas fitores së Europa League me Chelsean ku që të gjithë iu gëzuan këtij suksesi, kishte një lojtar që kishte më shumë arsye se të gjithë për të festuar: Pedro Rodriguezo.

Sulmuesi spanjoll i “Bluve të Londrës”, i cili shënoi në fitoren e djeshme në finalen e Baku, në fakt është bërë lojtari i parë dhe i vetëm në botë që ka fituar gjithçka: 3 Champions League, 3 Superkupa Europiane, 2 Botëror Klubesh, 5 La Liga, 3 Kupa Mbreti dhe 4 superkupa spanjolle me fanellën e Barcelonës.

Gjithashtu, Pedro ka fituar dhe një Premier League, dhe Europa Leaguen me Chelsean.

31 vjeccari edhe me fanellën e kombëtares së Spanjës ka fituar Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Kampionatin Europian në vitin 2012. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje