Nga Andi Bushati
Sa më shumë afrohet 30 qershori, aq më të fortë bëhen zërat që mbrojnë alibinë e Edi Ramës, se nuk është në dorën e tij të gjejë zgjidhje, se ai nuk mund të pranojë shantazhin e pakicës, se ai nuk mund të shkelë kushtetutën dhe vullnetin e popullit, se ai nuk mund të krijojë precedentin e largimit nën presion, që do të përsëritej në të ardhmen në mënyrë të pafundme.
Të gjithë këto argumenta konvergojnë në pikën se dorëheqja e kryeministrit as nuk mund të diskutohet dhe as mund të imagjinohet si një çelës për të hapur derën e pajtimit.
Të marra veç e veç dhe të shkëputura nga konteksti aktual, të gjitha këto arsyetime ndoshta qëndrojnë. Ato do ti përqafonte çdo mendje e ekuiliburar në çdo situatë zakonshme.
Por, pavarësisht se sa normale dhe bashkësisht të pranueshme të duket logjika e mësipërme, ajo duhet testuar me rezultatin që prodhon.
Sepse asnjë ide nuk është e mirë apo e keqe, e bardhë apo e zezë, pa kaluar nën testimin e efektit që sjell. Dhe për të parë këtë na vjen në ndihme një projektim I Shqipërisë së pas 30 qershorit.
Në këtë moment ne do të realizojmë se për herë të parë në pluralizëm do kemi zhvilluar zgjedhje që nuk e meritojnë këtë emër, pasi shumicës së shqiptarëve u është hequr mundësia të votojnë për më shumë sesa një alternativë të vetme.
Në këtë moment ne do të shohim se, gjithashtu për herë të parë, të tëra bashkitë e vendit do të jenë të ngjyrosura me një bojë të vetme.
Por anomalitë nuk do të mbarojnë këtu.
Shqipëria e pas 1 korrikut do të ketë parlamentin me një parti unike që bën estradë me disa opozitarë qesharakë.
Ajo do të ketë të parën kryeprokurore të pjellë nga reforma në drejtëësi, të zgjedhur me votat e njërës palë.
Ajo do të ketë një shërbim sekret të kontrolluar nga ai kryeministër që e hoqi qafe me ngritje si ambasador “spiunin dixhital të Saliut”, vetëm për ta kapur edhe ShiSh-in.
Ajo do të ketë një Kontroll të Lartë të Shtetit të sakatuar, sepse shumica rrefuzon të votojë edhe të vetmet kompetenca që kushtetuta i ka lënë në dorë kreu të shtetit.
Ajo do të ketë një Gjykatë Kushtetuese të vdekur, që nuk kthen dot asnjë nga ligjet “ad hominem” që kryeministri i çon parlamentit për të qerasur klientët e tij.
Ajo do të ketë një parti në pushtet, pa ryma, pa fraksione dhe pa zëra kundër, ku kryetari nuk pranon të organizojë as zgjedhje formale, duke qëndruar në majë pa u votuar prej dhjetë vjetësh.
Ajo do të ketë për udhëheqës unik të vetmin lider politik shqiptar që nuk e ka praktikuar qoftë edhe njëherë dorëheqjen.
Ajo do të ketë për herë të parë në histori një sistem ku oligarkët më të mëdhenj të vendit mbështesin dhe financojnë ekskluzivisht njërën palë dhe kur mediat kombëtare janë shndëruar në autoporlant të saj.
Kjo pra do të jetë Shqipëria moniste e pas 30 qershorit, domeni ekskluziv i një njeriu dhe ku do të jetë zhdukur çdo lloj kundërpushteti demokratik.
I gjithë ky “udhëtim” imagjinar në Shqipërinë e Edi Ramës pas zgjedhjeve, nuk është i rëndësishëm vetëm për të ngritur pyetjen që kundërshtarët e tij bëjnë rëndom: A ja vlen sakrifikimi i kariges së një njeriu për të penguar krijimin e kësaj mostre diktatoriale?
Personalisht besoj se kjo është një dilemë retorike që i asgjeson të gjitha alibitë e ngrituara në fillim të këtij shkrimi.
Por, kjo panoramë, është mbi të gjitha e vlefshme për të kuptuar një gjë tejet më thelbësore. Për tu ndërgjegjësuar për faktin se atdheu i një dite më pas, nuk do të jetë thjeshtë një aksident, i prodhuar prej vendimit kapriçoz të opozitës për të mos marrë pjesë në një garë elektorale. Ai është fryti i një projekti të përgatitur me kujdes për ta trajtuar Shqipërinë si një tepsi personale.
Në këtë kuptim, 30 qershori do të jetë epilogu i finalizimit të një regjimi anti demokratik. Fillimi i marshimit përmes një tuneli të errët, me të gjitha rrisqet dhe vështirësitë që përmbën kjo rrugë. Por ndoshta pikërisht për këtë, ai mund të përbëjë edhe ditën e parë të përligjjes së dhunës për tu përballur me këtë monstër./lapsi/
Si ana ist i respektuar , po ja le lexuesve te Temes te lexojne deri ne fund.
–
Dua te them se e ardhmja e afert e Shqiperise nuk ka nevoje per anal ize dhe komente pasi dihet qe Shqiperia do jete akoma duke numeruar ne vend, pa negociata te hapura dhe ne pritje te 2025, qe me ndihmen e zotit, Ramutet, Flori Like e baxhella e tij,Lulkat e Berishat te jene zhdukur nga skena politike dhe kjo dynja.Amin!
Pas lenjes se mandateve te deputeteve legena tip Mul Noka dhe P Vasili vertet Shqiperia ka bere shume hapa para.Tani pas zgjedhjeve lokale gjithe grupi i Legenave me Saliun dhe Ilir Meten ne krye hidhet ne kosh te plehrave.
Logjike e shtrember, pjelle e nje mendje te keqe. Kur te vije ajo dite ketu do jemi ta hedhim dhe Ramen. Po pa hedhur Saliun nuk e hedhim Ramen. Ketu ka konflikt idesh dhe sipas dialektikes materialiste perplasja do jete e eger po e nevojshme. Po ti nuk ke kapacitet ta kuptosh kete. Vetem nje zemer te keqe dhe nje mendje te ndyre propagandisti.
Demokracia kjo eshte, qe para ligjit te jene te gjithe te barabarte, individi, partite politike, institucionet .Dhe nuk eshte ne te drejten e gazetaruceve te bejne presion per te shkelur ligjin dhe aq me keq kushtetuten.
E SI NUK E MBYLLE KETE TUALET O ANTI SHQIPTAR
PO PAS GERDECIT ISHTE ME MIRE SHQIPERIA
PO PAS 21 JENARIT
PO PER ATO QE THA HASHIMI KUNDER SHERBETORIT TE GJYSHIT TEND KRIMINELE
O PJELLE E DPB LUSHNJE MEDI
Po he pra, a nuk ishte ti udherefyesi i opozites per te djeg mandatet dhe per te hy me dhune ne sallen e mbledhjeve te KM, ju qe keni shume shkolle gjeni menyren per te heq edramutin, pa molotov por me forcen e fjales ?
Jo se ti Bushat je ndonje njeri me peshe qe do te te mund te jipeshin ngarkesa per te mbajtur sepse je pa kellqete tilla, por mos harro se je nje nder ata sherbetore te kesaj opozite, se bashku me disa cakej te tjere si Zheli, Rrakipi, Lubisha, e te tjere qe keni mbi nje vit qe keni bere cmos neper ekranet televizive te opozites t ua mbushni mendjen njerezve qe opozita duhet te djege mandatet dhe dihet te hidhet ne akte terroriste kunder shumices shqiptare.
Te gjith e dijne kush eshte kjo opozite, te gjithe e dijne kush ju financon dhe sa ju financon, te gjith e dijne rolin e ju spurdhjakeve qe u jane vene ne dizpozicion ekrane dhe portale antishqiptare per te arritur situata deri ketu.
Tani qe e sollet punen ketu ka filluar t ua ndjeje bytha lageshtiren dhe silleni se cdo behet pas 30 qershorit,
Te jeni te bindur se ne se dikush do te tentoje te dederdhi gjak ne Shqiperi, ju dhe padronet e juaj do jenite paret qe do e pesoni nga urrejtja mbare popullore qe eshte akumuluar kunder jush.
Do e provoni po t ua mbaje suma.
Shko ore pirdhu , me tregon ti monizmin, ka kohe qe te ka dale boja
Filozof i madh je o nipi i Hysni servilit të Enverit. Fluturon me presh me fantazinë tënde. Se kupton që lodhesh kot t’i dhe lloji yt i pështirë, Edi ka mbështetjen e shumicës dërmuese të popullit, prandaj ato që thua ti janë vetëm fantazi ose dëshira dashakeqëse.
Sa bukur shqipëria Monoste….Andi do ti duket vetja si atëherë kur ishte i përkëdhelur i xhaxhit Enver.
Analizë pa bazë…një bicim enderre që bën Andi….pse nuk e thotë që shqipërinë e la pa alternativë zgjedhore PD , vetëm ajo është përgjegjëse…fjalitë e tjera janë të gjitha mllef i rëndomtë i Andit prandaj nuk ja vlen të gjykosh. Gjithmonë ka ca oligark apo ca gjëra që kryeministri do ti bej por nuk merret vesh si e qysh. Asnjëherë një provë konkrete….një dëshmi apo ku di unë….
Bushat nuk eshte shumica qe mbetet pa votuar eshte vetem rreth 25% . Pse do rrijme pa votuar per tekat e Saliut, Monikes, Ilirit dhe Lulit. At e kishin ne dore ta prishnin uniformitetin e ngjyres Socialiste . Pastaj mos u tremb se Gjykatat, Prokurorine Shikun tani e kontrollon USA dhe BE iu a kemi lene atyre . Kij besim me mire do te behet dhe jam i sigurte qe edhe ti qe sot vjell do ripertypesh vjelljet e tua.
Mr Bushati.
What happens if Edi Rama agrees to postpone the elections. Any time in the future any opposition parties will have the right not to participate in the elections. Will ever Albania become a normal country?
You are saying that Arta Marku is a puppet in Edi Ramas hand. The question is why would Edi Rama decide to cooperate with Arta Marku ang go through all that trouble selecting her as general prosecutor instead of a smooth collaboration with Mr Llalla. If you tell me that Mr Llalla was an Un-corrupted person then I am sorry but our virtual conversation is over.
Na cave trapin o analisti politik shpirtziu me i madhe në Shqipëri. Ti o Sygjarper nuk di me qesh, mjerë familja që të ka ty në shtëpi. Rëndësi ka që pas 30 Qershorit leshitdhise ikën për skrap, sharebajgat e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari që janë fytyrat me të urryer nuk do na çajnë trapin me duke bllokuar rrugët në Tiranë dhe Flamur Herman Geringu komandanti i naziskineve të Mamurrasit nuk do dalë me në Tiranë me Naziskinet e Mamurrasit të na bllokojnë rrugët në Tiranë
Projekti yt halicuninant Bushat edhe nese do te kthehet ne realitet është pasoje e atyre qe ti dhe gjithe skota jote e anal-isteve keni kaq kohe qe po e pergatisni.
Lulemona doli nga sistemi jo vetem me budallallekun e vet, por edhe me nxitjen tuaj.
Nese Edi Rama do t’i kete gjithe ato mundesi qe ti thua, epo faji është i kundershtareve te tij idiote, frikacake, budallenj, pa “kostum “ lideri e politikani, njerez me moral te baltosur, hajdute dhe vrases, te paafte te frymezojne ndryshim, njerez shpresevrases si Saliu, Luli, Iliri, Monika, pa folur per noket, ndoket, greedat, vasilet e co.
qen bir qeni
Andush , nuk je aq naiv sa te mos kuptosh qe shqiptareve nuk u eshte hequr e drejta per te zgjedhur , eshte partia ku ti zoteri firmos borderone ne fund te muajit , qe nuk i jep mundesine te zgjedhin midis njeres apo tjetres pale . Te lexoj gjithmone ne pritje qe te shkruash dicka me vlere , por deri tani, mjerisht je shume me poshte nivelit tend te analistit .
Qe ti nuk ke ndryshim nga keta zagaret e tjere,kjo nuk do koment.Si parshikus i madh qe je po na ben dhe prognozen e mbas zgjedhjeve.E.Rama mund te kete shume difekte,P.S mund te kete probleme te organizimit,te drejtimit,te vendim marrjes,te perfaqsimit e ku di un,po qe te krahasosh P.S dheE.Ramen me S.Berishen e kompani,eshte si nata me dite,te krahasosh ty me shoke me Minxhoz,Vasjar,Nazarko me shoke,eshte e pakrahasushme,ju jeni krey i bythlepirjes,sherlantalizmit,servilizmit,ju jeni te pakrahasushem.Ju kujtoni se ky popull nuk ka memorje,ju kujtoni se ky popull fal kollaj,ju nuk doni te kuptoni se ky popull nuk mashtrohet,ju kujtoni se ky popull nuk e din kush e mori peng pe 30 vjet,ju kujtoni se ky popull,harroi 2 prrilin 92,ju kujtoni se ky popull harroi 92 ,kur u nxorren eshtrat nga varret,bashke me eshtrat e gjyshit tend,vetem se luftuan,dhe fituan,kunder pushtusit dhe bashkepuntorve te tij,ju kujtoni se ky popull harroi 94-96-97-98 -2009-2011,ju nuk keni memorje,ju nuk keni kurajo te pranoni se Edi Rama dhe P.S,eshte perballur me keta qe sot jane ne rruge,mbi 8 here dhe te 8-ta i ka cu per lesh.Problemi jot dhe atyre qe jane ne rruge,jane dy,e para reforma ne drejetesi dhe e dyta,pamundesia per tu perballur ne zgjedhje.Arsyea kryesore e kesaj situate dhe djegjes se mandateve te opozites,pa aftesia per tu perballur ne zgjedhje dhe rezultati i zgjedhjeve te 2017,qe i defaktorizoi ne menyre shkatrruse,shkatrrim i cili ne ditet ne vazhdim do ti ktheje ne O.J.NJE GJE ESHTE E SIGURT SE PUSHTET PA ZGJEDHJE NUK KA dhe KRIM PA NDESHKIM NUK DO KALOJE