Aksidentet rrugore: Kapja e veshit te majtë me dorën e djathtë!

2 Qershor 2019, 13:51Blog TEMA

Nga Lutfi Dervishi 

Finalja e Champions League u hap mbrëmë me një minutë zi, në kujtim të Antonio Reyes Ish futbolllsti Arsenalit, që ndërroi jetë në një aksident rrugor.

Ai po ngiste makinë me 193 km/orë!

Me shpejtësi të tillë në makinë zor se të jepet shansi për të gabuar dy herë!

1.3 milionë njerëz humbin jetën çdo vit nga aksidenti rrugor dhe miliona të tjerë janë të gjymtuar.

E thënë ndryshe ccdo minutë që kalon 3 njerëz vdesin nga aksidenti me makinë.

Arsyeja kryesore e aksidenteve rrugore është shpejtësia. Aksidentet rrugore janë sot shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve dhe të rinjëve të moshës 5-29 vjeç.

Ligjvënësit dhe autoritetet në shumicën e vendeve të botës kanë vendosur kufizimin e shpejtëisë në rrugë për të ulur numrin e aksidenteve.

Por megjithë rezutatet, numri viktimave është i konsiderueshëm!

Po çfarë do të ndodhte nëse do të merreshim me të “keqen” që në burim.

A nuk ka ardhur koha që industritë e makinave të detyrohen me ligj që të mos prodhojnë makina me shpejtësi mbi 130 km në orë?!

1 komente në “Aksidentet rrugore: Kapja e veshit te majtë me dorën e djathtë!”

  1. Eeeeeeeh says:

    Për jetën e njerëzve flitet shum. Meren edhe masa bile që të mbrohet. Psh nëpër ura vendosen kangjella mbrojtëse. Por kjo masa e paramenduar në këtë shkrim krejt kot?? Armet janë dhe bëhen kryekëput kunder jetës së njeriut. Bile sofistikohen për çdo ditë që të jen sa me efektive. Une kam njohur tre veta që u mbytën me Traktor ? 30 km h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje