Dhunën nuk e ka për Ramën, por për ndërkombëtarët

3 Qershor 2019, 09:07Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Zyrtarisht, opozita joparlamentare e mbylli të dielën protestën e shtatë. Risia pas tre muajsh në rrugë, ishin tullumbacet që të rinjtë e PD-LSI mbanin në duar në nisje të saj. Madje disa yje që simbolizonin Bashkimin Evropian iu shtuan dekorit, së bashku me vuvuzelat dhe flamujt e vendeve të BE.

Panorama në dukje si një grup tifozësh që prisnin të hynin në stadium për Kampionatin Botëror, me gjasë është karremi që Lulzim Basha ka vendosur të përdorë. Dhe këtë herë jo për të gënjyer policinë për një krahëmarrje taktike, por për ndërkombëtarët.

Nga thirrjet ultimative të 13 Majit nga çdo ambasadë e rëndësishme në Tiranë, lidershipi opozitar u përpoq të japë idenë se nuk ka gisht në hedhjen e molotovëve. Dhe pikërisht atë ditë u provua e kundërta, kur nuk u hodh më molotov pas apelit të ashpër.

Këto tre javë Lulzim Basha i ka bërë sytë katër dhe veshët tetë. Ai ka pritur sinjale nga faktori ndërkombëtar si një shpërblim për ndaljen e akteve të dhunës më 13 Maj. Por edhe në një moment kur CDU/CSU tregoi gatishmëri për ndërmjetësim dhe propozoi shtyrjen e zgjedhjeve, ishte po prap kjo parti simotër e PD-së që u tërhoq duke u shprehur se nuk mund të ndërhyjë në afatet kushtetuese të një vendi sovran.

Ky ka qenë edhe momenti që Lulzim Basha dhe të tjerët që i rrinë në krah kanë kuptuar se këtë herë nuk do të ketë më arbitër si në vitin 2017.

Kush ka menduar se Basha po kërkon pazar me Ramën, ka gabuar rëndë. Lulzim Basha po kërkon pushtet dhe po e kërkon tani, me çfarëdolloj kostoje.  Arsyet përse i duhet ky pushtet mund të nisin që nga karriera e tij e dështuar politike, deri te krijimi i Prokurorisë Speciale e të tjera plot.

Protesta e sotme tregoi se partia e Sali Berishës ëndërron një 21 Janar. Më herët disa shkopinj gome ndaj Sahit Dollapit desh e kthyen këtë të fundit në një Franc Ferdinand, për t’u përdor si shkak që të intensifikohen aktet e dhunës. Por këtë herë, mjaft të shihen deklaratat e selisë blu për të kuptuar se çfarë kërkon që t’i ndodhë asaj.

Ish-deputeti i saj mjek, Bardh Spahia, e deklaroi lëndimin e një protestuesi si plagosje me plumb nga policia. Këtë skenar me plumba dhe gjak, opozita e uron vetëm për një barazim historik të asaj që bënë Sali Berisha dhe Lulzim Basha 8 vite më parë.

Sepse me dhunë e dinë që nuk mund ta largojnë dot Edi Ramën, sikurse e kuptoi edhe ky i fundit kur qeveriste Berisha.

Lulzim Basha do të vizitojë këtë javë Gjermaninë dhe atij i duhen doemos jo vetëm dhuna që ia faturon sovranit, por edhe plumbat e Bardh Spahisë.

I do për në Gjermani apo kudo që do të shëtisë, si tregues të vullnetit të qytetarëve. I do si kundërkëmbim me perëndimorët që së paku kanë hallin e investimeve dhe qytetarëve të tyre në Shqipëri.

Ndërsa ai vetë i ka larë duart duke dhënë përherë imazhin e drejtuesit që veç bën thirrje të ndizen dritat e celularëve, t’i çojë njerëzit te Kuvendit, t’i mbledhë te PD-ja, t’u këndojë himnin dhe t’u thotë përherë: Ky ishte bashkimi më i madh popullor!

Ndaj nuk lodhet duke përsëritur refrenin pa u skuqur!

3 komente në “Dhunën nuk e ka për Ramën, por për ndërkombëtarët”

  1. AMY says:

    basha nje njeri komplet i pacipe dhe qe mendoj edhe kujtese nuk ka, pervec llogjikes jo e jo, do kenaqej te shikonte ne bukevard ndonje te vrare, njeri pervers, qe kurre syte nuk na kane zene, i peshtire deri ne neveri, nuk shikohet dot, si shkop haleje sic thonin gjyshet tona.

  2. artan says:

    Bravo Ardit. Shkurt dhe sakte e ke thene, por kujt ja thua.

  3. Martini Shkoder says:

    Asht interesante se si perseriten ngjarjet.
    Me 1991, per te marre pushtet nepermjet gjakderdhjes, PD organizoi vrasjen e 4 njerezve simpantizant te PD-se dhe ja faturoi kundershtarit politik. Ne kete ngjarje, e di gjith Shkodra qe nje nder autoret e kesaj masakre ishte ish mjeku, famekeqi Ali Spahia.
    Sot pas 28 vjetesh, PD-ja, tashme si nje grup i trukturuar kriminal, po ben te pamunduren, me te gjitha mjetet kriminale te shkaktoje ndonje vrasje qe t ja faturoje kundershtarit. Perseri nuk e ka per gje te vrase nga radhet e simpatizanteve te vet, vec te marre pushtet nepermjet krimit, si ne 1991. Mirepo, i ka ngecur sharra ne gozhde pasi policia eshte e pa armatosur, Ajo mbron Shtetin vec me fizikun e vet, me uje e gaz lotsjelles.
    Ndodhi mbreme qe nje nga protestuesit u demtua ne kembe nga shoket e tij, me mjetet piroteknike qe vete i hodhen.
    Dhe ja, del i biri i Ali Spahise, merret me te plagosurin, deklaron nga spitali qe asnje polic nuk eshte lenduar dhe se protestuesi gjoja eshte plagose nga poklicia.
    I ati, Ali Spahia, pasi organizoi me banden e tij vrasjen e Arben Brocit, kur shkoi tek kirurgjia e Shkodres, ne rrethin e ngushte te bashkepunetoreve ne kete vrasje u shpreh ” a asht hala gjalle a?”.
    Prandaj populli i njeh keta kriminele, nuk i voton dhe kerkojne te marrin pushtet me dhune.
    Le te kerkoje ky vagabondi i biri Ali Spahise te kerkoje voten ne Shkoder dhe do shohi qe as familja e tij nuk e voton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje