PËRPLASJA/ Kina paralajmëron studentët: Vlerësoni shkallën e rrezikut përpara studimeve në SHBA

3 Qershor 2019, 14:15Bota TEMA

Kina u drejtoi sot thirrje studentëve për të rritur masat e vlerësimit të rreziqeve përpara se të vendosnin për të studiuar në SHBA, duke ngritur alarmin për masat e fundit kufizuese dhe refuzimin e vizave ndaj shtetasve kinezë.

Ministria e Arsimit me anë të një komunikate u kërkoi studentëve dhe pedagogëve për të qenë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e marrjes së masave paraprake shtesë dhe të ndërmerrnin të gjitha përgatitjet e duhura.

Kjo kërkesë vjen në kontekstin e luftës tregtare Pekin-Uashington dhe të mosbesimit në rritje në SHBA për ndalimin e hyrjes së studentëve dhe shkencëtarëve kinezë.

Republikanët paraqitën në Kongres në mesin e muajit maj një projektligj që do t’i ndalonte çdo personi të lidhur me ushtrinë kineze marrjen e një vizë studentore ose kërkimore, gjë që ngjalli kritika nga ana e Kinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje