Arta Marku: Të vihet para përgjegjësisë penale kushdo që ka nxjerrë përgjimet, po bëhet pazar politik me dosjet 339 dhe 184

5 Qershor 2019, 16:57Politika TEMA

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka reaguar pas publikimit në gazetën “Bild”, të përgjimet për dosjen “339”.

Në një deklaratë për median, Prokuroria bën me dije se Marku iu ka bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë pa humbur kohë dhe të vënë para përgjegjësisë penale këdo që ka konsumuar këtë vepër penale.

Marku kërkon që të vihet para përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka bërë publikimin e tyre.

Deklarata e plotë: 

Duke marrë shkas nga publikimi i disa materialeve të përgjimit në gazetën gjermane Bild, Prokurori i Përgjithshëm njofton opinionin publik se po ndjek çështjen me shumë vëmendje dhe ashtu siç ka kërkuar edhe më përpara, kërkon dhe u bën thirrje prokurorëve që kanë në hetim çështjet 339 dhe 184,  si autoritetet e vetme në ushtrimin e ndjekjes penale për këto çështje, që të hetojnë dhe të zgjidhin pa humbur kohë këto çështje, duke vënë para përgjegjësisë penale këdo që ka konsumuar një vepër penale.

Ky është jo vetëm detyrim kushtetues dhe ligjor, por edhe një detyrim publik për të bërë të qartë çfarë ka ndodhur me këto çështje dhe çfarë kanë ato në përmbajtje.

Prokurori i Përgjithshëm ndjehet i indinjuar që në radhët e prokurorisë akoma militojnë prokurorë apo punonjës të tjerë që janë gati që për interesa të vogla personale të bëjnë pazar me çdo dosje penale duke kontaminuar opinionin publik me informacione të pahetuara dhe të paverifikuara nga ata vetë si autoritete përgjegjëse për hetimin dhe verifikimin e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm i bën thirrje prokurorisë kompetente që të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka bërë publikimin e tyre.

Prokurori i Përgjithshëm njofton opinionin publik se ka filluar një verifikim administrativ të mënyrës sesi kanë lëvizur CD-të dhe DVD-të, si dhe çdo material tjetër përgjimi, nga Zyra e Përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, në drejtim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm, në zbatim të kompetencave aktuale njofton opinionin publik se ka miratuar udhëzimin nr.4, dt.26.10.2018 “Për përgjimet” ku përcaktohen në detaje rregullat për ruajtjen e sekretit të përgjimit. Nxjerrja e sekretit ka ardhur jo si pasojë e mungesës së ligjeve apo akteve nënligjore dhe administrative, por për arsye të tjera larg çdo norme ligjore apo morale. (TemA)

23 komente në “Arta Marku: Të vihet para përgjegjësisë penale kushdo që ka nxjerrë përgjimet, po bëhet pazar politik me dosjet 339 dhe 184”

  1. Billy says:

    Kush muti e vuri prokurore kete. Kjo eshte kot fare. Oj ben thirrje sikur jeton ne nje planet tjeter.

    1. kallia says:

      Po nuk e di mo,Lu-ja i rruges se Elbasanit ne bashkepunim me Lune e Shqupit mo!Pd ka te instaluar ne bodrumet e saj mo aparaturat e pergjimit qe bleu Arbeni mo!Kaqe te haruar jeni mo!Lulka i Pd-se vazhdon te talli menderen mo!Keta i gjeti si ne kohen e Safet Zulit qe kur mblidhej koligjumi i ministrise pyetja e pare ishte “kush eshte nga veriu te ngrihet ne kembe!Ironia ishte se te gjithe ishin ne kembe mo!Edhe keta po ti vesh ne reshte mo te gjithe jane Prena,Lleshi,Marta,Mrika,Qimi,Gjonpali,Gjonprençi,Prenlleshi, Marku mo !

    2. adi says:

      dmth
      1) prokuroria PPP verteton se keto jane pergjimet zyrtare. po kjo sikur nuk dinte gje nga dosja???????
      2) prokurorja PPP nuk eshte e shqetesuar se kane kaluar 2 vjet qekur nje nga bandat e droges me te medha ne shqiperi me kerkese te gjermanise jane vene nen pergjim nga prokuroria shqiptare zyrtarisht me vendim gjykate , ku kjo bande nderkombetare e droges caktonte edhe listen e deputeteve te durresit per rilindjen po eshte e shqetesuar njelloj si rilindja pse doli pergjimi??????
      eshte njelloj sikur dikujt ti thone me video se gruan e ka kurve dhe mos te kerkoje te ndaje kurven po ti kerkoje hesap atij qe ja tha.
      shkurt ne shqiperi zyrtarisht tashme shteti ka rene!!!!!!
      shteti shqiptar eshte ne doren e bandave te droges por jo me llafe pazari por e provuar zyrtarisht me pergjime zyrtare te prokurorise se shqiperise miratuar nga gjykata shqiptare botuar ne gazeten me te madhe ne europe.
      rama ra!!!!!
      nese do qendroje edhe 1 dite me shume perplasja civile midis shqiptareve dhe bandes qe qeveris eshte e pashmamgshme.
      NUK KENI PARE ASGJE AKOMA!!!!!

    3. Prokuroria ne bshkepunim me shqupin e lesheline - Qellimisht nuk perfundojne dhe zgjasin hetimet says:

      Prokuroret e plepave perpiqen te kafshojne me rrjedhjen e dosjeve te pergjuara qe stregojne asgje. Mbahen pergjime qe nuk kane provuar asgje dhe vonohen me qellim per te mbeshtetur propaganden anti-shqiptare te PD-se dhe LSI-se. Ne pame Meten me Dritan Priftin me ze dhe figure dhe Prokuroria e shqupit e nxorri te pafajshem. Keta paskan disa zzera qe nuk dihet se kush jane dhe qe s’thone asgje per ke punojne se na qenkan te verteta. E perse duhet ti besojme dhe te perdorim dy sytandarte: Njera me figure dhe ze (Ilir Meta hajdut qe Rama e faktorizoj duke e bere President) dhe tjetra pergjime me ze dhe pa figure qe s’dihet se kush jane dhe per ke punojne. Plus, personi qe thuhet se ishte Drejori i Kanalizimeve e Ujrave na del qe as ka qene as eshte Drejtor i kesaj drejtorie. A e kutponi ore shqiptare qe eshte ne loje fati i Shqiperise dhe Mafia SVR (KGB-ja e re), UDB, dhe Esfalia jane ne veprim te mbeshtesin kandidatet qe ju japin dete e toka dhe punojne kunder Kosoves e Shqiperise.

  2. Detari says:

    lan nam, nuk behet ai vend kurre me popullsi pa identitet

    1. Drejtesia says:

      Zonja Prokurore!
      Nuk duam tbirrje. Duam te zbatohet ligji per nxjerrjen e sekretit. A mund te dime se ku behet Llalla? Atje fillon edhe strumullari i kesaj pune. Te arrestohet Llalla dhe boll na cate b…then me thirrje.

  3. Plaku says:

    Je kujtuar von shumë z prokurores ….

  4. Artiles says:

    2 vjet pa u hetuar dosja. Tani duhet te hape hetim tjeyer se kush e nxorri sekretin, a thua se Gjushi dhe ata nukk e kishin marre vesh qe ishin pergjuar.

    1. toni says:

      Te hapet hetim pse nuk ka perfunduar hetimi.

  5. katarakti says:

    Nuk duhet te denohet ai qe ka publikuar krimin, apo shkeljen e ligjit, por ai qe e ka shkaktuar ate. Ne rast se nuk do te kishte denoncim, mund te besohet me te drejte se keto krime apo shkelje te ligjit nuk do te ishin hetuar kurre dhe nuk do te ishin denuar asnjehere. Marku ka ngaterruar me dashje perparesite.

  6. REMARKU says:

    AS NJE NUK BESON TEK JU,…TANI U KUJTUAT PER DALJEN E SEKRETIT,CFAR KENI BER DERI TANI…GJITHMON KAN DAL SEKRETET E PROKURORIS,CUDITEM SI NUK KENI PAK SEDER KUR U NEPERKEMBIN KESHTU…

  7. Beni says:

    Kjo eshte dashnorja e Ulsi Manjes dhe do beje cfare i thoti dashnori.Respekte per Meron.

  8. taku says:

    Shkurt, ne Shqiperi kriminelet bejne palle derisa bien ne ndonje hundlesh Italian, Gjerman apo Amerikan.

  9. TR says:

    KJO TREGON QE PROKURORIA ESHTE E BASHES DHE I KANE LENE BOMBEN ME QELLIM MUAJIN E FUNDIT.
    ,

  10. arberbrooklyn says:

    ke dy vjet qe fle ne dafina , kur erdhe ne detyre ngjaje me teper me mriken , me nje mashkull me mustaqe , tani ke filluar ta luash pjeshk e bukur, ne ate vend aty , vetem hajdutet e domateve kapen , shtet qelbesire , politikane qe beni cdo gje eshte emundur te lini shqiperine jasht europe, asnje force politike nuk lufton per te miren e popullit , ju zente syte buka e asaj toke , dhe haka e atij populli te vuajtur.

  11. dritani says:

    Arta Marku ka te drejte: krimi gjykohet kur ndodh e jo para se te ndodhe. Paska pase nje udhezim para nje viti, megjithese ne media ka patur sinjale dekonspirimi. S’duhet te heshtej qe ne rastin e pare. Sa do ta kete blere PD-ja fleshin me pergjime dhe sa do ia kete shitur BILD-it, apo falas se ka gjetur momentin me te volitshem per ta bere publik?

  12. " says:

    Meqe paska dal sekreti per dakon, le te dali edhe per berishen lulin dhe meten qe kan vjedh votat ne çdo fushat.te majtet mos te perkedhelen,por te grumbullojne argumenta .

  13. Roberto says:

    Po pse eshte ndonje gje e panjohur per ne?? Te gjithe ata qe kane qene te ngarkuar me keto detyra apo ata qe kane patur dijeni dihet qe i sherbejne Berishes edhe sot e kesaj dite pasi kane bashkepunuar ne krime te ndryshme me njeri-tjetrin dhe tani normal qe me pagesa apo favore te tjera kane nxjere sekrete shteterore dhe jo me nje pergjim qe nuk thote ndonje gje kaq te madhe aq sa duan ta paraqesi BLID i paguar nga PD. Te njejten gje sajuan me Babalen apo me zorraxhinj te tjere.

  14. lexuesi i irrituar says:

    Pse ne qytetaret do ti veme para pergjegjesise ??? Eshte detyra juaj z.kryeprokurore !

  15. Edi says:

    E DREJTE POR JE SHUME VONE NXJERJA E SECRETIT PROFESSIONNEL ESHTE E DENUSHME

  16. lexusi says:

    C’SEKRET kane nxjere , jane te mencur prokuroret , sjane budallenj , e dine qe, pervec se te dyja dosjet , 3 3 9 dhe 1 8 4 s’jane gje tjeter vec corbe Babaleje, qe s’ka gje te gjalle ne bote t’a haje , dhe publikimi i tyre nuk i prish pune askujt , e jo me hetimit .

  17. Lek Kondi says:

    UNE PER TE SFIDUAR LIGJET E REGJIMIN E ENVERIT KAM HUMBUR ME TEPER SE JETEN, MEGJITHATE VLERAT NUK JA MOHOJ. VETEM AI E BERI SHTET SHQIPERIN. TE HUAJT RRININ SI QEN TE RRAHUR QYSH KULISHA NE KOHEN E ENVERIT KURSE TANI TE HUAJT NE SHQIPERI PSHURRIN E PJERDHIN NE KOK TE PRESIDENTIT, NE KOK TE KRYEMINISTRIT, DHE NE KOK TE ZYRTAREVE ME TE LART SHTETEROR E PARTIAK. SHQIPERIA NUK KA NJE BURRE TI DAL ZOT NDAJ EDHE TE HUAJT ATY SILLEN SI NE NJE VEND PA ZOT. ME GJITH KETO UNE BESOJ SE DO I GJENDET NJE ZOT SHQIPERIS QE TU TREGOJE VENDIN TE GJITHEVE, BILES ATE DIT DO E GEZOJ EDHE UNE.

  18. Demo says:

    Kjo me duket Adriatik Dhalla ne versionin femer!Fundi i kesaj kariere dihet strehim ne SHBA !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje