Dekreti i Metës, kreu i KQZ-së Klement Zguri braktis mbledhjen: Duhet ta respektojmë, nuk duhet ta vendosim në diskutim

10 Qershor 2019, 14:13Politika TEMA

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka braktisur drejtimin e mbledhjes dhe është larguar.

“Duket si një lloj sfide nga një anë kam një dekret që zhdekreton datën e zgjedhjeve përmes një dekreti dhe tjetra kërkesa e dy kolegëve, sfida në raport me vlefshmërinë e dekretit 

Ka një hierarki ligjore, personalisht në 22 vite që kam, e them dhe një herë nuk më ka rastisur të ndodhem në një situatë të tillë, të vëmë në diskutim një dekret të presidentit. ka ndodhur e njëjta gjë edhe më parë, janë tre raste që presidentët kanë zhdekretuar dekretet e tyre dhe kanë vendosur një datë tjetër. 

Nuk dua të futem janë apo jo në të drejtën e tyre, unë besoj që duhet t’i bindemi një dekreti. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe kur doli dekreti për datën e zgjedhjeve. 

Gjërat nuk shkuan siç ne mendonim, jemi në këtë moment që flasim përballë këtij fakti. Nuk dua të gjykoj kompetencën e presidentit. Nuk jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj është apo jo i ligjshëm dekreti i presidentit. për mua është detyruar dhe duhet të respektoj dekretin e tij. 

Pika 2 e dekretit më urdhëron. As kjo pikë e dekretit nuk respektohet, dhe unë jam ndodhur në vështirësi, Kërkesa ime për tja dërguar subjekteve zgjedhore refuzohet. Për mua kjo është fare banale. E thash si shembull për të kuptuar se ku po shkojmë. Shpresoj të ketë një përmbajtje”– tha Zguri. (TemA)

4 komente në “Dekreti i Metës, kreu i KQZ-së Klement Zguri braktis mbledhjen: Duhet ta respektojmë, nuk duhet ta vendosim në diskutim”

  1. Gani says:

    Ky mor pi…,ka qene dhe vazhdon te jete nje mumje, nje I PA afte. Nuk cuditem, eshte pjese e orkestres se medi gerdecit….

  2. peter says:

    Sjellje zyrtari normal. kjo e Zgurit. Dekreti vertet ndodhet ne intervalin ndermjet pavlefshmerise e pavdekesise, por kjo nuk eshte ceshtje partie ne KQZ. Legjitimiteti ne vendet demokratike prevalon mbi legalitetin. Ndaj dekreti eshte legjitim e I dobishem. Koha do ta cmoje si jetik per situaten e krijuar.

  3. Taraboshi says:

    Zoti Zgurri per mua tisi Kryetar i KQZ.me puc institucional se nuk ishte vendi yt.Se qe nga 2017 ti e le detyren dhe me porosi te Lulit e more perserimbas 17 majit 2017 per nje afat 2 mujor dhe nuk e dorzove.Mire kjo po si kryetar duhet te jeshe garantii zgjelljeve mbasi kane kaluar dhe disa faza.Ne fazen finale ky president qe shkel kushtetuten se ne emer te kujt nuk e dime as ne dhe as ju te KQZ.qe keni drejtuar te gjitha fazat.Ikenga Komisjoni i KQZ edhe kjo puna e jote eshte ne kundershtim me Kushtetuten jo vetem duke braktisur vetveten.por edhe duke u bere pal me anti kushtetushemerine e gjoja dekret te Presidentit.
    Z.Zigur ky veprim ku te qon ty si gjoja i pa aneshem.E them gjoja i pa aneshem se ti duhet te ishe larguar nga Kryetar qe ne korrik te 2017 por me mire vone se kurre. Bere mire qe ike te pakten me mire se presidenti qe rrin akoma si kukuth.Per te do te ishte mire qe se bashku me firmente firmoste edhe dorheqien ose vetvrasjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje