INTERVISTA/ Flet kandidati për kryetar Bashkie në Gjirokastër Flamur Golemi: Pafuqia e opozitës për ta mundur Ramën në zgjedhje bën që ajo të dalë me kërkesa absurde

20 Qershor 2019, 17:59Blog TEMA

Nga Albert Z. Zholi 

Gjirokastra do të ketë një mjek më pak pas 30 qershorit dhe një tjetër kryetar bashkie me emrin Flamur. Gjithmonë nëse zgjedhësit do t’i besojnë votën Flamur Golemit, kandidatit të përzgjedhur nga Edi Rama për zgjedhjet lokale.

Në Gjirokastër e thonë shpesh,  herë me zili e herë me cinizëm; Flamur Golemi ka lindur me këmishë. Askush tjetër si ai nuk ka patur një ngjitje kaq të shpejtë në angazhimin politik.

I ka buzëqeshur fati brenda 6 viteve ndoshta si askujt tjetër. Nga një mjek i zakonshëm në spitalin ‘Omer Nishani’, në vitin 2013 u emërua gjithashtu Drejtor i Shëndetit Publik.

Pas tre vitesh, mes hezitimeve për shkak të kulisave dhe përplasjes me Koço Kokëdhimën, Flamur Golemi merr drejtimin e PS-së në Gjirokastër në vitin 2016. Një vit më vonë zyrtarizohet i treti në listën e kandidatëve të PS-së dhe ia doli të zgjidhej deputet atëhere kur pak kush e mendonte. Përqëndroi fushatën kundër Vangjel Tavos, të cilit i referohej si ‘deputeti me numër telefoni’ dhe tentoi të rrëzonte mitin e rremë që ai kishte krijuar për vite me radhë në Gjirokastër.

Negociatat për ne dhe Maqedoninë e Veriut  u shtynë në tetor, sa ndikuan protestat e opozitës për imazhin e Shqipërisë në Evropë?

Në mos gaboj edhe komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn, ishte shprehur se situata politike në Shqipëri pati ndikim tek disa vende të caktuara, për të shtyrë në kohë vendimin për hapjen e negociatave. Natyrisht që sulmet me molotov të opozitës mbi institucionet, aktet e dhunës dhe qesëndisja e Shqipërisë në cdo kancelari në Europë dhe mediat e huaja, në cdo rast kontribuojnë për keq në procesin e integrimit.

Si do ta komentonit c’dekretimin e datës 30 qershor nga Presidneti Meta për zgjedhjet vendore a ishte i drejtë dhe ccfarë pasojash mund të sjellin?

Kreu i shtetit është në shkelje flagrante të ligjit. Ka kapërcyer kompetencat që i jep Kushtetuta, duke u bërë palë me opozitën. Do duhej të qëndronte mbi palët, por për fat të keq sot Ilir Meta është palë me opozitën duke shkelur Kushtetutën. Cdekretimi është një shpikje që e dëgjuam për herë të parë nga Presidenti i Republikës.

Në këto situata a do zhvillohen normalisht zgjedhjet në 30 qershor pa opozitën duke pasur parasysh që ka filluar konfontimi polici-pushtet vendor në Shkodër- Tropojë-?

Zgjedhjet nuk janë të partive, por janë të qytetarëve. Ato që pamë në Tropojë, Shkodër e Kavajë janë skena të turpshme. Unë nuk arrij ta konceptoj dot se si një parti që lindi si shpresë për shqiptarët dhe solli pluralizmin, sot është katandisur të djegë shkolla. Ky është dëshpërim i madh që ke kapur opozitën. Pavarësisht incidenteve të cilat me thënë të drejtën ishin të pritshme nga opozita e rrugës, 30 qershori është i pakthyeshëm.

Sërish protestë në 21 qershor, një javë para zgjedhjeve, ccfarë risie do sjellë kjo protestë e radhës?

Asgjë të jashtëzakonshme nga ajo që kemi parë deri më tani. Do mblidhen para Kryeministrisë, pastaj do të shkojnë tek Parlamenti. Do hedhin molotov dhe do të sulmojnë institucionet shtetërore. Qytetarët nuk janë me opozitën, nuk janë në rrugë. Ata që mbushin sheshet janë punonjës të bashkive që drejton opozita. Janë rrogëtarë të këtij shteti, që për fat të keq sulmojnë institucionet e shtetit.

Përse opozta këmbëngul për dorëhqejen e Ramës, pse pikërisht kjo këmbëngulje për Kryeministrin?

Cdo opozitë është në të drejtën e vet të kërkojë largimin e qeverisë dhe sigurisht që “shënjestra” kryesore është Kryeministri. Opozita jonë që humbet nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, ka një arsye më tepër për ta përqëndruar të gjithë sulmin tek Kryeministri. Pafuqia e saj për ta mundur në zgjedhje bën që opozita të dalë me kërkesa absurde të tipit: nuk dialogoj unë me Edi Ramën. Ky i fundit është Kryeministër legjitim, ka marrë mandat dy vjet më parë dhe askush s’ka të drejtë të ndërpresë këtë mandat pa u zhvilluar zgjedhje. Për zgjedhjet opozita duhet të presë verën e vitit 2021.

Reforma në Drejtësi a ecën në rrugën e duhur?

Fakti që sot kemi plot gjyqtarë dhe prokurorë jashtë sistemit padiskutim që është lajm i mirë. Vettingu po e pastron sistemin e drejtësisë nga kasta e të korruptuarve. Mbetet ende shumë për t’u bërë. Ngritja e strukturave të reja si SPAK de BKH brenda këtij viti, e kompleton të gjithë arkitekturën e re të sistemit tonë të drejtësisë. Kjo është një reformë historike të cilën e inicoi PS, e mbështetën partnerët tanë ndërkombëtar dhe u votua në mënyrë unanime në Kuvend nga të gjitha palët.

Si po ecën fushata në Gjirokastër dhe a ndihet atmosfera e sezonit turistik?

Fushata në Gjirokastër ka ecur shumë mirë. Unë jam përditë në takime derë me derë, lagje më lagje e fshat më fshat. Kërkoj një mandat si kryebashkiak për t’i dhënë Gjirokastrës qeverisjen vendore të munguar. Sezoni turistik sigurisht që ka nisur.

Pavarësisht dëmit ndërkombëtar që i është bërë vendit me protestat e dhunshme të opozitës këto muaj, ka turistë që vijnë në Gjirokastër.

Sfida jonë e përbashkët dhe e imja si kryebashkiak pas 30 qershorit do të jetë të zgjasim sezonin turistik në Gjirokastër. Potencialet janë të shumta thjesht duhet pak më shumë punë dhe koordinim në këtë drejtim. Besoj se Gjirokastra ka një perspektivë të shkëlqyer në turizëm dhe do të jetë shumë shpejt një nga polet kryesore turistike në Shqipëri.

2 komente në “INTERVISTA/ Flet kandidati për kryetar Bashkie në Gjirokastër Flamur Golemi: Pafuqia e opozitës për ta mundur Ramën në zgjedhje bën që ajo të dalë me kërkesa absurde”

  1. Kardhiqi says:

    Ky eshte nje figure shume e ulet.Nje lekist dhe nje njeri pa vision e kam njojtur ne nje vizite ne spitalin e Gjirokastres .Nje fodull dhe mendjemadh.Se kuptoj pse vetem plerat konkurojne per bashkine e Gjiros kur Gjirokastra ka intelektuale te zot

    1. kujtesa says:

      Kardhiqi, nuk e di sa te sakte e ke ate qe thua, por qe dhe ti nuk dukesh njeri i mire duke patur parasysh shrehjet qe i ke shkruar ketu. Me respekt per Kardhiqin si fshat, por ka nje histori te trishtuar ne te kaluaren, prandaj mos dil si fendi spathi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje