Nga Mero Baze
Eshtë shumë interesant fakti, që pas thirrjes së Ramush Haradinajt në Hagë, më i qetë është Ramush Haradinaj, se sa Sali Berisha dhe Ilir Meta. Haradinaj mbajti një konferencë për shtyp, dha dorëheqje dhe iku në shtpi, ashtu siç bëri dhe më 2004, kur dosjen e përgatitur nga Jamarbër Malltezi me Lulzim Bashën, e ruaj ende në inboxin e email-it nga prilli i vitit 2003, dërguar prej Jamarbërit nga Prishtina.
Në Tiranë, Sali Berisha me Ilir Metën ja kanë nisë kujës, duke shpikur një skenar ndërkombëtar kundër Haradinajt. Dhe në qendër të këtij skenari, në vend që të ishte ndonjë hall i Ramushit, janë gjithë hallet e tyre.
Biles kryehalli i tyre, përballja me drejtësinë.
Ashtu si në Shqipëri, këta dy personazhe akuzojnë ndërkombëtarët, se po bëjnë një reformë në drejtësi për të goditur Sali Berishën dhe Ilir Metën dhe t’i hapin rrugë Edi Ramës si “agjent i Sorosit”, edhe në rastin e Ramushit, kanë barazuar Gjykatën e Hagës me gjykatat e Xhin Xhonit dhe kanë shpikur që Ramushin po e thërrasin në Hagë, jo se ka ndonjë gjë në dosjet e tij, por se duan ta heqin nga kryeministër dhe t’i hapin rrugë Hashim Thaçit dhe të tjerëve, pasi Ramushi është kundër projektit amerikan për marrëveshjen Serbi- Kosovë.
Në fakt, i vetmi kryeministër i Kosovës që ka firmosur një korrigjim kufiri dhe i ka dhënë Malit të Zi dhe livadhet e të parëve të vet, është Ramush Haradinaj, por mirë ka bërë, se ajo që ka fituar Kosova është një aleancë e fortë me fqinjin e saj perëndimor, dhe Ramushi mbeti kryeministër deri më sot.
Aksush nuk i tha tradhtar për atë që bëri, përveç Vetëvendosjes. Por kjo është temë tjetër.
Ajo që dua të them, është se hallexhinjtë me drejtësinë në Shqipëri, po e shikojnë rastin “Haradinaj”, si një rast për të qarë hallin e tyre dhe për të shfryrë ndaj Perëndimit, që komandon drejtësinë sipas interesave politike.
Akuza të tilla ndaj Perëndimit, as Enver Hoxha nuk ka guxuar të bëjë në këtë nivel ordiner, dhe që në fakt, pasqyrojnë më shumë makthet e tyre, se sa hallin e Hardinajt.
Haradinaj është i qetë, se ka qenë dy herë në Hagë, dhe ka mundur të dalë i pafajshëm. Ky është një krye-argument që Gjykata e Hagës, është një gjykatë e drejtë, pasi po të isht siç thotë Sali Berisha e Ilir Meta, s’kishin pse e lëshonin dy herët e tjera. Biles kjo është e vetmja histori krenare që ka Ramush Haradinaj si politikan dhe ish- epror i UÇK, pasi historia e tij e mëpasme si kryeministër është një histori që nuk është dita ta kujtojmë, por as dita ta harrojmë, apo ta parfumosim me patriotizëm një histori qeverisje nepotike, klanore, banditeske, korruptive dhe pse jo, primitive.
Të vetmit që duan të bëjnë politikë me çështjen e Hardinajt sot, janë dy njerëz në Shqipëri që po përgatiten të quajnë me motive politike, ndëshkimin e mundshëm të tyre nga drejtësia. Biles mundësisht ta quajnë dhe heroike, si Allende.
Për këtë punë u duhet jo vetëm Ramushi si viktimë politike dhe konspirative e Hagës, por dhe Ramushi patriot, që deri tani i ka shitur vetëm livadhet e Çakorit, Malit të Zi, por s’ka lejuar të bëhen pazare të tjera.
Kjo qasje fyese për Ramush Hardinaj nga dy personazhe që vetëm një muaj më parë ishin duke futur Shqipërinë në luftë vëllavrasje, duke përdorur dhe skenarin që Ramushi do t’u dërgonte ushtarë për luftë në Tiranë, në fakt ka të bëjë jo vetëm me makthet e tyre nga drejtësia, por dhe me mënyrën se si ata e kanë përdorur drejtësinë, kur ishin në pushtet.
Për ta drejtësia ka qenë një armë për të goditur kundërshtarët dhe për të bërë politikë, ka qenë një mburojë për të mos dënuar Fatmir Mediun, që varrosi 26 vetë në bzinesin ilegal të djalit të Sali Berishës, ka qenë mburojë për të mos ndëshkuar Lulzim Bashën, mburojë për të mos ngritur padi ndaj Argitës si seksere dhe Sali Berishës, që krekosej që vrau katër qytetarë në bulevard.
Tani që ata nuk e kanë më nën kontroll drejtësinë, nuk dinë kujt t’i qajnë hallin, dhe “ra ky morti i Ramushit dhe u pa halli i tyre”. Halli i tyre është se si të bindin shqiptarët, që drejtësinë në Shqipëri po e komandon SHBA dhe Brukseli, dhe nëse ajo dënon Sali Berishën apo Ilir Metën, është një komplot ndërkombëtar, pasi duan të godasin dy patriotë dhe burra shteti. Si po dënojnë Ramushin, thonë ata me këtë rast. A thua se Ramushi u ka borxh ta bëjnë me zor dhe armik të SHBA e Perëndimit, meqë ata e kanë këtë hall.
ne kete tallava neveritese te politikes Shqiptare, ti Mero je i vetmi qe ve pikat mbi i…
Te falenderoj dhe te uroj: mos i kurse…
I’m agree with Mero, vazhdo Mero nxirru bojen dhe te palarat sheshit ketyre dy kryemafiozeve shalrlaaneve, krimineleve qe nuk duan qe Shqiperia te eci, ketyre dy fytyrave te inkriminuara qe kane sharre njeri tjetrin cfare skane thene dhe sot behen bashke qe te ruhen nga drejtesia, jo jo keta vetem burgu i pret, meten dhe berishen. kane bere shume krime ne kete vend dhe duhet te denohen,
Bere ç’bere e nuk munde te rrish pa e perzier….
E morem vesh qe je kunder Ramushit, edhe nga artikulli para ketij dhe me artikullin qe e i botove ne gazeten tende te Enverit te Zvicres…
Duke dale kunder Ramushit, e UCK jeni duke mohuar genocidin serb ne Kosove, vrasjet ,perdhunimet, djegjet, genocid qe bota e njohu ndaj nederhyri.
Te dhimbesen livadhet e Kosoves e nje fjale nuk e the per detin qe ju fal Greqise…
Vazhdoni keshtu se me poshte nuk kemi ku shkojme….
Meroja eshte vorjopirot, harrove cfare shkruante per kaqifen?
Ti i sojit te Berisheve qe detin e falur kerkon tia faturosh tjeter kujt,ti qe me siguri edhe 21 janarin soi jot kerkon tia veshe tjeter kujt,ti qe nuk e lexon dot Mero Bazen e jo me dhe ta kuptosh,hidhi pak syte rreth teje e ke per te pare Ramushet se se si jane katandisur ku jane gati te bejne ndonje kualiion edhe me Serbet e Greket vetem e vetem qe ti shpetojne drejtesise qe u ka nisur zarfet per paraqitje ne dyert e drejtesise per te dhene llogari jo si per pushket e hedhura te Ramusheve por per vjedhje,shitje e vrasje te shqiperise e shqipetareve deri tek pretendimet e tyre se Ilir Meta nuk ka vjedhur floririn por e ka marre ate nen rruajtje qe mos ta vidhnin te tjeret,Saliu qe pretendon se ka vrare 4 + 4 (Prill+Janar) qe mos te vriteshin edhe katerqind duk evituar gjakderdhje!Ti me siguri duhet te jeshe nga Malltezet qe te ka permendur email-in e ndoshta te ka hapur pune kur ka deklaruar se e kam akoma!Qe te pergojoshe apo te analizosh minimalisht artikujt e kesaj pene duhet qe te kesh njohur autorin ose te kesh te pakten dy fakultete ,jo nga ato te çileve por UT !Ndaj lexo e hesht se eshte me e moraleshme se sa te komentosh!
Ti i sojit te rilindjes nuk ka nevoje te me korrigjosh mua… Gjithkush qe mendon ndryshe nga ju eshte i sojit te Berishes. Berisha ka gjithe ato vite i larguar nga drejtimi i shtetit e ju prap me Berishen’´
Te gjitha deshtimet ja veshni Berishes thua se keto 30 vite vetem ai ka qene ne pushtet. Mêqe ju tmerron aq shume Berisha pushtetin e keni pse nuk e vini para drejtesie apo jeni vêt deri ne fyt te zhytur’…
Nuk kam asnje lidhje me ata qe thoni ju as nga afer e as nga larg. Meron e njoh nepermes gazetes si te gjithe te tjeret .e di qe kishte idhull Saliun dhe qe kur ju ka kthyer krahut tjeter dmth ju e ka mbajtur gazeten duke share Berishen e ju pushtetin po duke share Berishen.
Nuk ka nevoje per d’y fakultete per te kuptuar nje shkrim te tille po me mire j’ep mendimin tend e mos u perpiq per te bere analistin me komentuesit pasi qenkeni per tju qare hallin.
Nejse qenkeni akoma student ….
Keshillat qe keni dhene ketu eshte mire ti aplikoni per vete sepse qenke nul dhe ke folur si per pasneser. Si qytetar i lire e jap mendimin tim siç e ndej une, mendimet e tjeteve i marre parasysh kur jane interesante, atyre qe thoni me argumenta jua hedh poshte kur te dua por nuk me intereson pasi je NUL….
Nuk kam lidhje as nga afer as nga larg me Malltezet e kompani, po fare ama…
Nejse qenke akoma student dhe gjithe diten kafeneve nuk pritet nivel tjeter. Jep mendimin tend o njeri e mbaj vendin tend…
Nuk e kuptoj pse te dogji,megjithese e verteta te pervelon……
Mero! Kujdes me Liron! E kena burre te “mire”! Ka nje gru zonje, qe ja sigurue femijt me nje pallat! Per floririn e vjedh, ka denu me drejtesi katundar, gomar dhe nje komandsnt qe s’dihet ku eshte! Edermoi ” armikun” qe e pergjoi me ze e figure per Shifren e 7%. Eshte i hapur: E sulmon refermon e drejtesise jo se ka frike, por se mos fusin ne burg prape kastundarin e floririt apo ndonje te varfer! Vete po vuan qametin! S’di ku i ka paret! Edhe ato dy cika qe kishte ja beri rrushe e kumbulla e shoqja per operacione!
Po keshtu per Salen! Shife cfare dhendri ka! Njeri i hapur! I ka ka bo dosjen Haradinajt bashke me Lulin dhe sot … Mjeshtri plake si le rradhe me e lavdru heroin Haradinaj Lere pastaj Fate qe ja futi italiane me dy mbiemra!
Mos i permend me Mero se ne populli s’dina gjo , jena kot!
undefined
Kjo histori eshte me shume se histori, zoti Mero. Eshte lufta mdis genit Shqiptar dhe genit te hajduteve, dallkaukeve dhe spiuneve te Serbit. Cdo gje qe thua, zoti Mero eshte e drejte dhe llogjike, por ju nuk e ndjeni eren e qelbur te guzhines Serbe. Nuk ke faj, nuk ke se si. Je thjesht gazetar.
Kjo histori meriton nje liber nga Ismail Kadareja te titulluar “Shqiptari ne shekuj”.
Historia fillon qe ne kohen qe Sala erdhi ne Tirane….por une do ndalem vetem ne ngjarjet e fundit. Per mua, angazhimi amerikan per njohjen e Serbise nga Kosova dhe Kosoves nga Serbia ishte shanci i rralle qe ne Shqiptaret te ecnim ne rrugen e bashkimit kombetar. Bashkimi kombetar shqiptar i shkon per shtat politikes amerikane , per arsyet qe dihen. Ne kete kontekst si Rusi ashtu dhe Serbi ishin dakort. Arsyeja e thjeshte eshte se njelloj si Amerika qe ka interesa ne Shqiperi, ashtu dhe Rusi ka interesa ne Serbi. Kunder kesaj doli Gjermania dhe kjo per arsyen e thjeshte se paqa midis Shqiptareve dhe Serbeve forcon si Shqiperine ashte dhe Serbine. Kjo ne menyre automatike fuqizon pranine Amerikane dhe Ruse ne Ballkan. Merkel ka te drejte kur thote se Bosnja do te ishte ne rradhe per tu bere viktime e Serbit………
Pamvaresisht se Serbi ishte dakort per zgjidhjen e problemit, ne praktike ai donte te dobesonte pozitat shqiptare ne keto bisedime. Eshte koha kur Saliu foli per Thacin dhe Ramen si spiune te Serbit, qe loftojne per “Serbine e Madhe”. Kjo ishte si gjithmone ndihmesa qe Sala i jep Serbise per te fituar sa me shume ne kurris te Shqiptareve. Dobesimi i pozitave te Thacit ne bisedime i sherbente pikerisht ketij qellimi.
Sala vec sulmit direkt qe i beri Thacit, ne prapaskene perpunoi Hajredinaj. I mbushi mendjen atij qe ai ishte Patrioti i Madh dhe shpetimtari i Kosoves. Hajredinaj vertete eshte patriot, por rrob i trash dhe nuk kupton fijete holla te politikes se Serbise. Ra viktime e Sales. Ketu dha edhe Iliri nje ndihmese ne takimet e tij me Ramushin.
Kjo nisme e Serbise i shkonte per shtat Gjermanise ta shkateronte kete nisme Amerikano-Ruse per zgjidhjen e konflikteve ne Ballkan. I futi ne vesh Ramushit te bente politiken taf ndaj Serbeve…
Ramushi si kaposh maj plehut beri aq shume gabime sa problemi Kosoves u fut ne kalandat greke.
kjo politike sic dihet ka krijuar opinionin ne bote se ne Shqiptaret nuk jemi per asgje. Serbi ferkon duart, sepse arriti qellimin e tij te largonte Ameriken nga bisedimet.
Doreheqja e Ramushit eshte me shume pikepyetje. Ndoshta ai ka kuptuar se si Sala e ketheu nga nje luftetar per clirimin e Kosoves ne nje koketrash qe nuk kuptoi dredhite e Sales. Po te jete kjo, eshte gjeja me e mire. Ai nuk duhet te kethehet me ne politike.
Respekte per Ramushin per sa ka bere. Ka bere aq sa dinte, por ne figuren e tij spikat Patriotizmi tipik Shqiptar…
Edhe meta shkoi ne gjykatë por doli i pafajshëm edhe se kishte regjistrim te qartë.
Gjykatësit dhe prokurorët ja gjeti berisha me sypeshkaqenin.
Shqipëria është vendi më i degjeneruar në rruzull.
Haradinaj e ka treguar me se nje here se nuk eshte kriminel.Po ju bythacet e Tiranes dhe servilet e Rames cdo te beni kur te thireni per vjedhjet me rruget e florinjta apo shkaterimet qe po i beni Tiranes.
I ke bere lemshe gjerat mero
Nga keto qe shkruan edhe tyja ajo qe te intereson eshte te goditen ata qe qe jane ne perballje me Ramen
Edhe nese me keta loloket e shqiperise ke te te drejte vazhdon edhe pse ne menyre te terthorazi ne thelb te kesh nje antipati dhe urrjejte per Haradinajn vetem e vetem pse erdhi ne perballje me ramen e ndersa kishte kanale komunikimi me keta funderrinat si Berisha apo Meta
Haradinaj mund te mos jete intelekte mund te mos hyje ne brezin e politikaneve qe dine te perdorin diplomacine duke e dredhur sipas interesave te tyre apo partiake por duhet ti heqesh kapelen per parimitetin dhe vendosmerine qe tregon ne ushtrimin e politikes por edhe per ate qe e ka treguare jo vetem me kostum por edhe me arme ne dore si kurrkush nga ju qe sot beni analustat perpara nje kompiuteri ne zyrat e gazetes
Dhe se fundi eshte turp si. per ty ashtu edhe per robellet te rreshtoheni ne propoganden e akademise serbe dhe shtetit serb qe ka harritur te perhape ne tere qarqet politike nderkombetare se lufta ne jugosllavi nuk kishte agresore serbet por te qe te tere ishim fajtor dhe te te tere ishim viktima!!!!!!!!!!!!!!
Edhe pak dhe do bindin edhe naivitetin europian se ne srebenice apo ne racak nuk u bene krimet nga serbet por u vrane nga njeri tjeteri!!!!!
Nuk e di z Baze a lexove deklaratat e Vucicit pas doreheqjes haradinaj!!!!
Eshte e njejta logjike dhe i njejti perceptim me shkrimin tuaj para dy ditesh dhe te robellit dje!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Turp turp turp
Me duket se ke te drejte. Haradinaj duhet vleresuar per sinqeritetin dhe veprimtari te larte patriotike. Kush rri pas scrivanive ne komputer duhet te jete i ndergjegjshem per lartesine e figures se atyre qe sakrifikuan me arme ne dore. Kollaj eshte te shkruash, por nuk jane fjalet qe te nxjerrin nga kaka.
Faleminderit zoti Mero Baze qe, na i beni te qarte, gjithe shqiptareve, kudo qe jane, se kush eshte Berisha Meta, qe na paraqiten si enjgjej, por ne fakt jane djaje me brire dhe si te tile qe jane duhet treguar vendi sa me pare.
Ka me dhjetra akuza penale, per abuzime, shkelje ligjore e kushtetuse, por ajo qe ka dale ne drite eshte ; sabototimi qe po i bejne rreformes ne drejtesi, duke e share e mallkuar nga menjgjezi ne darke, bile tani si thone rreforma ne drejtesi , por Ramarreforme.
Kane kohe qe u kane shpallur lufte nderkombatareve, por asgje si shpeton , nga Spaku e BKH. Mezi presim ti nenshtrohen hetimit e ndeshkomit peshkaqenet e medhenj, te dy kraheve, duke i pare te paret Berishen e Meten.
Nese nuk e mban per pazar apo shantazh..duhet ta besh publike dosjen e Haradinajt pergatitur nga Basha dhe Malltezi!!
Politika shqipetare eshte pasqyre e jetes se shqipetareve, ne Shqiperi. Mjafton te shohesh si ngiten makinat te rrethrrotullimi i Zogut te Zi. Portret i thjeshtezuar i politikes, dhe praktikisht, mendjes shqipetare.
Kultura e rradhes se bukes (per ata qe kane shtyre se po shtyve, do marresh buke me shpejt).
Te lumte e qave
Nese Jane te inkriminuar a te korruptuar Meta e Berisha kjo nuk do te thote qe ata nuk kane te drejte kur thone se ka nje skenar qe nderkombetaret pavaresojne kosoven me kushtin qe ate ta marrin ne dore serbet sic thone per Thacin.Te njejten gje bene dhe kur njohen shqiperine ne okb.Ja dhane shqiperine nje boshnjaku si enveri, djali I bimbashit, ky I vrau te gjithe shqiptaret brenda PPSH e ja dha pushtetin boshnjakut Ramiz.Ky ja dha vllahut nano e boshnjakut berishe.Nano ja kaloi vllahut rama e veliaj a blushi…Mos harroni qe dhe nexhmije hoxha xhuglini edhte me origjine nga jemeni vendosur ne diber te madhe rreth viteve 1678.Kete gje duan te bejne dhe me Kosoven.Ne gjithe kete loje jane tre shqiptare Luli, Meta e Rramushi.Te kortuptuar per te korruptuar do mbeshtesim te korruptiarit shqiptare dhe pse keta ne tranzicion nuk duhet te ishin tunduar e korruptuar.Kur tembarojme pune me armiqte e tradhtaret e Shqiperise e shqiptareve do fillojme Urgjent me te Korruptuarit e te Paaftet.
Jam dakord me Meron qe Berisha dhe Meta kane hallet e tyre..
Ajo qe nuk kuptoj, perse Meros, gjithmone i vete gjuha vetem tek Berisha e Meta??
Perse nuk na sqaron Mero se pse Rama dhe Berisha e vune President?
Perse nuk na sqaron Mero, se pse Rama dhe Berisha e vune Meten President?
Perse nuk na thote Mero, se pse Rama nuk ngriti kurre padi per krimet e Berishes?
Perse nuk flet Mero, per padite e humbura neper prokurori dhe gjykata te aleateve te tjere te Berishes dhe Metes?
Perse nuk na sqaron Mero, se pse Rama deklaroi pak kohe me pare se Meta eshte presidenti me i mire qe ka patur ndonje here Shqiperia? Perse Mero hesht per krye-pazarin kriminal te Berishes me Ramen per privatizimin e partive dhe te ligjit elektoral? Ka shume pyetje te tjera qe Mero dhe te tjere dallkauke te medias nuk guxojne te pergjigjen..
“Pyetje”…dhe jo vetem ti por te gjitha ata qe mendojne si ty
Pazar elektoral NUK KA
Mos komentoni per gjera qe si dini mir…
Edhe me liste te behet sistemi zgjedhor…PRAP NGA LISTA QE KA FIRMOSUR KRYETARI DO MUND TE ZGJEDHES…ASGJE ME SHUME…NUK KA LISTE OSE EMER QE NUK DO PROPOZOHET NGA KRYETARI
Sistemi i listes do te thote
SUPER KOORRUPSION NGA DEPUTETET dhe njecik fare me pak nga kryetari i partise( eshte p.sh 2 milon euro pazari tani, do bjeri ne 1.5milon) …qe:
DO JETE GJEJA ME E SHPIFUR QE DO NA NDODHI
Cdo filan deputet qe do te marri vota do ofroi rryshfet…p.sh:
Qarku gjirokaster zgjedh 5 deputete…por me SISTEMIN E RI QE DUAN TE VENDOSIN ne liste ofrohen 20 deputete nga cdo parti…qe:
Eshte e barabarte me 40 rrushfeto-hajdute
Ndaj:
Lereni keshtu sic eshte…Mut eshte
Mos e beni akoma me Mut!
Aaaa po…ne lista do ket edhe dok.shkencash eshe profesor qe e verteta eshte se nga realiteti i perditshem nuk dine asgje…dine vetem cthone librat..dhe ja na u ofruan dhe “shkencetaret e librave” dhe lista shembelleu…por nje mut jane dhe ata…qe mos te them se nje kriminel eshte njqind here me i drejte se nje “i ndritur” me doktorrata.
Per pyetjet e tjera qe shtron jam 100% i te njetit mendim
Duket fabul e thjeshte. Rama dhe gjithe minoritaret slave,greke,vllehe,boshnjake,cifute,etj Jane te sigurt se bota nuk I do shqiptaret. E dine gjithashtu sw bota me gjoja reformen ne drejtesi do shkojne ne burg vetem shqiptare e zero minoritare,keshtu qe I pastrojne fushen politike e te biznesir minoritareve.Ju eleminojne konkurentet shqiptare atyre dhe ky grusht minoritaresh sundon pashpirtmerisht mbi shqiptaret, me mjete apaetejdi.Dhe ne fund bota kurva do thote se fajet per keqqeverisjen e Shqiperise I keni ju shqiptaret se ende jeni njerez me bisht e kokebarot.TURP PLANETAR! Fale zotit koha nuk do punoje kurre per nje fabul e skenar te tille.
Drejtesia dhe reforma ne drejtesi,vetingu dhe SPAK perpjekje e pet te ndertuar nje burdello te re me kurva Plaka. Mero, shkruaj nje artikull me kete teme do te fitosh pike si gazetar.Apo nuk ta mban???!!!!!
E dini si thonë nga anët tona për këto karagjoxllëqe që po bën.Sali Berisha me Ilir Metën.U BË MUTI I MACES PËR ILAC.A derëzinj Dalë dhe Ilir.Ramushi është mësuar,të punojë nxjerë parë me punë të luftojë dhe fitojë.E ka.treguat.Shikoni ore hallin që u ka zënë.Do të ini të arrestuar dhe dënuar edhe për krime ordinere, VJEDHJE.Nuk do tu hedhin ad qytet.
Drejtesia e reformuar do jape si produkti I meposhtem qe po jua shkruaj.Ne 1947 arrestojne ne Vlore nje anetar te nje familje patriote nga veriu qe kish tentuar te largohej nga Shqiperia, per te shpetuar koken nga sllavo-komunizmi.Kur e nxjerrin ne gjyq, kryetari I trupit gjykues I komunikon vendimin keshtu”:Ne emer te republikes se skiperise e te poullit skipetar je denuar me x vite burg” Ngrihet I akuzuari e I thote “Qe do te denohesha e dija se Jane denuar dhe te afermit e mi.Por qe vjen nje skipetar e denon nje shqiptar ne shtepine e vet, kete se kam ditur!” Kryetari ish minoritar grek dhe ashtu e dinte shqipen.Uroj te mos perseritet historia o miq!
E vune president per ti bere gropen dhe per tu thene nderkombetareve na funti ne Europe se e denuam ate we vodhi Shqiperine.
Nuk e paditi sepse nuk paditet djali tek babai, gjykatat jane pjelle e tyre.
Sa te kete gjygjtare plepash do kete dosje te humbura.
Deklaroi presidenti me i mire qe ka Shqiperia per ti rritur mendjen e thy qafen. Thote populli “, mendja e madhe e zeza e te Zot “
Ashtu do bejne keta derisa votojme, per prostituta parlamenti, femije parlamentar bije biznesmenesh qe skane as me klase shkolle por ka mbaruar babai shkollat per to dhe ne i votojme per tè bere ligjet per né, dallkauk qe vetem ngrene doren sepse Jane vetem lepijes kockash .
Dhe ne fund ti I dashur Pyetje dhe une i dashur pergjigje i kemi votuar dhe ne vend qe te ngrihemi e te protestojme bejme lufte me trotuar dhe mure. Me fal Mero qe u pergjigja ne vendin tend.
Keshillat qe keni dhene ketu eshte mire ti aplikoni per vete sepse qenke nul dhe ke folur si per pasneser. Si qytetar i lire e jap mendimin tim siç e ndej une, mendimet e tjeteve i marre parasysh kur jane interesante, atyre qe thoni me argumenta jua hedh poshte kur te dua por nuk me intereson pasi je NUL….
Nuk kam lidhje as nga afer as nga larg me Malltezet e kompani, po fare ama…
Nejse qenke akoma student dhe gjithe diten kafeneve nuk pritet nivel tjeter. Jep mendimin tend o njeri e mbaj vendin tend…
Nuk e kuptoj pse te dogji,megjithese e verteta te pervelon……