Marrëveshja teatrale!

25 Korrik 2019, 20:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në Teatrin antik, kur nuk gjenin zgjidhje reale të tragjedisë, zbrisnin Zotin në skenë dhe kjo me vonë u quajt “Deus ex machina” .

Tragjedia e PD-së teatrore, që në fakt është komedi për shumë të tjerë, sa herë që nuk gjejnë zgjidhje për tragjedinë e tyre, e mbyllin tragjedinë duke thirrur “Basha, Basha” si një “Deus ex machina” për kryetarin, d.m.th, aktorin kryesor të tragji-komedise së tyre.

Kjo skenë u përsërit sot në godinën e rrënuar të Teatrit Kombëtar, ku pasi folën Budina, Basha dhe ca te tjerë, anëtarë të panjohur të PD, Teatri përfundoi me thirrjet, “Basha”, “Basha”…

Marrëveshja teatrale mes Lulzim Bashës dhe seksionit të kulturës të PD në ish- Teatrin Kombëtar, do të vlente politikisht të konsumohej si një ide e Partisë Demokratike kur të vinte në pushtet, rreth cështjes së zhvillimit të kulturës në Shqipëri, nëse në të do të kishte ndonjë ide.

Por në fakt, marrëveshja, jo vetëm që nuk ka ndonjë ide, por i ngjan një titulli ekzekutiv, nga ato që borxhlinjtë e këqinj, firmosin me huadhënësit, të tipit që “po nuk ma ktheve borxhin, të marr shtëpinë”.

Lulzim Basha ka firmosur një marrëveshje si një lider që nuk e besojnë, pa ja marrë me shkrim, atë që duan mbështetësit e tij. Është një rast i pashembullt i mungesës së besimit të mbështetësve tek kryetari, dhe një skenë tragji-komike, ku ushtarët detyrojnë komandantin të firmosë që nuk do t’i tradhtojë në luftë.

Në fakt, është një poshtërim që Lulzim Basha e meriton për mënyrën se si ka formuar identitetin e tij si politikan gënjeshtar. Duke tradhtuar gjithmonë dhe të gjithë, dhe duke gënjyer, siç ka pas thënë Ilir Meta, edhe kur e pyet për orën, Lulzim Basha sot më shumë se sa në rolin e garantit, ishte në rolin e të pabesueshmit dhe gënjeshtarit, që nuk i besojnë as të vetët.

Kjo nuk ka të bëjë fare me tekstin e marrëveshjes, pasi ai është një problem më vete, ku autorët para se t’i gënjejë Basha, gënjejnë veten.

Ajo që ngjit në publik, është se disa punonjës teatri që mbështesin PD dhe që kanë një kontribut politik për të bërë betejë kundër planit të qeverisë për teatrin e ri, nënshkruajnë akt noterial me kryetarin e opozitës, pasi nuk i besojnë më paktit moral me opozitën dhe kryetarin e saj.

Kështu si e ka nisur, Lulzim Basha duhet të nënshkruajë kontratë me fermerët që ta besojnë se do ndryshojë skemën e rimbursimeve, kontratë me shoqatën e biznesit që do ulë TVSH-në, kontratë me ndërtuesit, që do t’iu ulë taksën e infrastrukturës, e kështu me radhë.

Pastaj kontratë me kandidatët për deputetë, që të mos i gënejë më si më 2017, kur 5 vetëve u kishte premtuar “i dyti në Lezhë”.

Ky do të jetë rasti i parë në historinë e politikës botërore, kur shoqëria e trajton kryetarin e opozitës si një mashtrues dhe para se të bëjë pazar me të, do një kontratë të nënshkruar.

Në një nga shfaqjet e “Rikardi i Tretë”, tragjedi e Shekspirit, tregojnë se një aktor që luan mbretin, thërret: “Një kal, për një kal fal gjithë mbretërinë”.

Një nga salla i thote me ironi: “Doni një gomar?

Dhe aktori mbret i përgjigjet: “Po, ngjitu në skenë…”

Lulzim Basha sot u ngjit në skenë, në mungesë të një kali për të cilin vuan opozita, i detyruar nga aktorët e vet.

Dhe nënshkroi një marrëveshje teatrale, siç mund ta bëjë një gomar.

36 komente në “Marrëveshja teatrale!”

  1. epo kjo pune says:

    kontrate me nje person pa status sepse ka dale rrugeve, me artiste qe perfaqesojne veten, me patetizem klasik etj butaforira qe vetem kuzhina e shqupit i gatuan… me bashen nuk ia vlen te merresh por artistet…. ku e gjejne te drejten e monopolizmit te fatit te teatrit, meqe po flitet per ne, ne, ne, …. beni nje referendum artistesh dhe popullit te tiranes dhe te shohim. ne ka nostalgji per ate teater ka brezi i monizmit dhe jo ca cupelina qe kane lindur ne oren e pd

  2. Ke harruar kontraten me pensionistet qe do i lumturoj me pension jo me pak se 300 euro.
    Gomar budina ne nje intervist me nje gazetare u shpreh se i thashe lulit me shiko ne sy dhe mbaj fjalen se shqiptari po nuk mbajti fjalen e di ti cndodh.
    Tamam nje tragjikomedi ndermjet turcelinjsh bash e bimbash pa lule

  3. edi says:

    Perfect Z.Mero Baze

  4. Billy says:

    Luli luajti doktorash me gocat e lagjes. Kur te behet i madh ai do te beje cdo te beje.
    Mirepo teater te ri nuk do te ndertoje. Basha beri disa premtime qe ne fakt nuk duam asnje buxhet, asnje lek te shpenzuar per teatrin dhe ketu eshte teatri i Bashes me anetaret e PD-se qe e quajne veten artist…

  5. rroku says:

    PD eshte bere PDH…. kjo eshte e turpshme…
    Aty mblidhen te deshtuarit pseudo aktore me ne krye i pa lari zhulsi morracak Neritan dhe vellezerit Budina dhe kjo dihet se Mondi ka qene kandidat per drejtor. Mblidhen dhe ca prostituta se duhe…..
    Jane nga ato qe mblidheshin te cadra te liqeni dhe benin orgji……

  6. Angela says:

    E ke qare z.Mero… si gjithmone. Gomar e kaluar gomarit eshte…. e jo vetem. Lulushi perdite e me teper po e verteton me “bemat” e tij se ka nje IQ shume, po shume te ulet, nen-mesataren normale. Dhe rrjedhimisht dhe ata qe e besojne, apo i shkojne pas, jane te te njejtit kalibri. Lane nam lane…e mbajne veten dhe per artista… u pika qe s’u bie…

  7. xhemal says:

    u firmos nje leter pa vlere .nga njerezit e rrugeve

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Shume kreativ je Mero.. E bukur.. Nuk e kuptoj kete gomarllekun qe te firmosesh kontrata (I thencin) pa qene as ne Parlament e as ne ndonje instititucjon. Nje marreveshje sikur do presesh bast me dike qe te shet bilete llotarie dhe ti premtosh nje shume monetare pa u zhvilluar akoma shorti.. Marreveshje absurde.. Ai teater duhet hedhur ne toke.. Eshte jashte c’do standarti.. Nuk aktrohet ne te. Nuk mund te harxhojne njerzit 10-15 mije leke per person ne nje ambjent te tille.. Pa ajer te kondicjonuar, pa heater. Banjo te shkallmuara. C’fare muzeu ti mbash dickaje qe ish qeverrite nuk paguan 2 para qe ta mirembanin pervec rrogave te rendomta te ish aktoreve.. Nuk eshte mirembajtur struktura e saj or tej.. Ajo ka te pakten 40 vjet qe asnje kompani nuk I ka vene dore per nje suva.. Mban era qen brenda ne vere.. Ajo mund te ishte muze po te ishte e mirembajtur te pakten nga ana strukturore..

  9. Iliri nga Gjermania says:

    ???Z.Baze je i madh. Pershkrim i perkryer.?????

  10. Po sikur te mos vije ne pushtet ky dordolec,cfare ndodh me marreveshjen e kllouneve?
    Eh more sali ke na bere peshqesh

  11. Noli says:

    Basha sheh endrra sikur eshte ne pushtet dhe firmos kontrata.
    Kush e degjon kete karagjoz kur cdo dite zotohet e merr vendime
    qe nuk realizohen kurre.

  12. Bernard Shaw says:

    I Madh je zoti Baze. U shkriva se qeshuri me mbylljen funeber.

  13. Spektatori says:

    Keta “aktore” ose jane budallenj ose hiqen si te tille se ja u do puna per te mare nje rroge si njeres qe perndiqen nga politika. Pjeses me te madhe te tyre u ka humbur nervi punes dhe teatrin e duan vetem si qender per te mare rrogen. E keqja eshte se keta nuk e kuptojne se Rama ja u futi keq duke inskenuar prishjen e teatrit ne kete moment vetem per ti nxitur qe te protestojne dhunshem dhe te hyjne brenda ne godine. Skema eshte e njejte me ate te shkaterimit te ndermarjeve shteterore. Tani ata quhen pushtues te institucionit. PD do ti dergoje perforcime nga Kamza dhe Bathorja te cilet e kane merak vete te mos kethehen ne shtepi pa mare mdonje “kujtim” nga teatri si mikrofona, priza, tela, derasa nga skena etj ashtu si bene te parku i liqenit. Mbas kesaj nga teatri do mbetem vetem pllakat e populiti dhe te pegerat e Kamzallinjevet qe nuk do kete kush ti fshije. Dhe Basha keto do ti ketheje ne muze po qe se Rama nuk i meshiron dhe e pastron gjithe godinen. NUK KENI PARE GJE AKOMA!

  14. budina says:

    Z. Baze. Je konsultuat me Bushatin per kontraten e teatrit qe firmosi Basha sepsr ky plehu r quajti historike.

  15. NA DHJEU SË QESHURI ! says:

    ??BASHA??

  16. lori2 says:

    Fantastike, Mero!

  17. skerdi says:

    Mareveshje per zhveshje karakteresh. Dhe pse ka akoma aktore qe marin rroge nga taksat tona, bejne tallje publike me skena si Mit Sokoli e Skenderbegu, se nuk do bejne pazare me askend ne interes te kauzes. Pa u nenshkruar akoma nareveshja, Budina u beri thirrje turmes ti bashkohemi PD, kulmi, qesharake me dhe per ç’fare po protestonin. Ai budina, uli inteligjencen e kolegeve dhe te mases qe i shoqeronte, dhe beri te qeshin dy partite PD dhe LSI, ku shkoj kauza, brenda pak oresh vloj mishi e rakija, dhe mareveshja u forcua mbas dopjes se pare. Hajde gezuar, ne tullum aktoreve dhe atyre qe na shoqeruan.

  18. juristi says:

    Respekte Mero e merituar kjo sarkazem.

  19. F.A. says:

    Keni vetëm 50% të drejtë në ato që shkruani, zoti Baze. Ju mendoni se mashtrues është vetëm Basha dhe aktorët për ti dalë përpara mashtrimit të tij, ja kërkojnë premtimin me shkrim. Por kjo nuk është e gjitha. Ju harroni se edhe Basha nuk u beson aspak atyre dhe e di, se shumë prej tyre do kalojnë në anën tjetër vetëm për ndonjë përfitim sado të vogël. Pra, të dy palët nuk i besojnë njëri tjetrit. Dhe kjo ndodhe se të dy palët e kanë për profesion të “bëjnë sikur”. Basha bënë sikur është kryetar opozite, aktorët bëjnë sikur mbrojnë traditën teatrore. Pra, është thjesht shaka, punë aktorësh, domethënë.
    Dhe unë vazhdojë ti qëndrojë bindjes time se, si Basha dhe Rama këtë zhurmë e bëjnë në pritje të raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 Qershorit. Gjithçka duket e orkestruar prej të dyve, thjesht për të fituar kohë. Në fakt, Basha do tja dijë për teatrin, aq sa do donte tja dinte për një urë të vjetër që duan të shëmbin në Madegaskar apo Paraguaj.

  20. Zgalem says:

    Fantazma e nje Kryeministri (hije )
    Data 24 Korrik , do te mbahet mend gjate , jo vetem si dhjete dite pas festes boterore te Bastijes , as si dita e themelimit te sektit fetar Maxhamuxho FA, por si dita e firmosies se pare te aktit qeverritar , nga Kryeministri I ardhshem shqiptar , Lulzim Basha . Nje firme vetetime , mbi kontraten me Edmond Budina , drejtori i ardhshem , i arteve te shemtuara dhe kryeregjizor I teatrit imagjinar “Dopollavore “ , nga ku fluturojne elefandet , per te zbritur ne arodromet e shoqerise multietnike te “Shtepise se verdhe” , ne Mat .
    Njifet dhe nje rast tjeter historiik , ku Kryeministri ne hije , ka firmosur nje akt jetesor , per popullin e vet . Lenini , perpara se te vinte ne pushtet , firmosi ligjin ,” Per tolken “ . Lenini e mbajti fjalen , qofte dhe provizorisht . Muzhiket i beri pronare , packa se provizorisht . Lenini yne ( Luli ) , nuk besohet se do ta mbaje fjalen . Ai ishte Kryebashkiak i Tiranes dhe e kishte eskluzivisht ne dore , ne se do te prishej ose jo teatri . Per cudi , nuk konkuroi perballe Erionit , por gjeti nje sozi , ose Nastradin dhe na solli ne krye te Tiranes , viganin Erion Veliaj . Ka pak kohe , qe i eshte ndezur fantazia , per t’u bere Kryeminister . Ka firmosur dhe kontraten e pare . Pritet te firmosi kontrata , me Adi Krasten , Sonila Mecon , Saimirin etj. Le te presin ne radhe .. kryeministri hije do tju gostisi te gjithve , me nga nje hije , si vetja . Kjo ne fakt eshte gjysem hije , hijen tjeter le ta plotesoi Bexheti .
    Kesaj i thone : Bir Selman i nenes , ke te qaj me pare jeni per te qare me 40 pale lot , sepse akoma nuk e keni marre vesh , cili eshte Lulzimi . Eshte e justifikushme , per Lulin . Eshte ne eksazen pushtetore , por ju keni tjeter linje . Pse e vini veten ne sherbim te nje deliranti te pushtetit imagjinar? Kaq doja nga ju . Nuk ka , ne kete bote , Filan e fistik . Njeriu behet me ate , qe eshte me afer popullit , po dhe po qete kunder , ruajini ndjenjen e mases , sepse hanxhiu do te takohet me qiraxhiun .
    Kur qajme , per Selmanin e nenes , e kam fjalen , per Ju , qe e nxisni Lulin te behet me qesharak se sa eshte . E nxitet per mosbindjen civile , me te cilen fitoi tjeter urrejtje nga populli . Tani po e nxisni , per karagjoslleke , me kontrata ne hije dhe nuk dihet c’do te nxirrni tjeter . Ruajini baraspeshen e llogjikes minimale , per t’u marre vesh me popullin . Shpetoni c’mund te shpetoni , nga anija , qe po mbytet , ne kuptimin , mos e konsumoni te gjithe Lulin . PD eshte nje subjekt i rendesishem , qe i duhet Shqiperise . Zgalem

  21. Ina says:

    Bravo Mero. Ky kastraveci ngeli duke bere budallalleqe. O zot, c’falcitet. Dhe tani,I turren ndrenikes, sikur ai ua ka fajin. Hajde c’parodi!

  22. ETHEM LALAJ says:

    Z.MERO TE LUMT.ME KTE SHKRIM QESHA ME LOTE.PSE:
    -DUKE QENE BIR FSHATARI TE VARFER,GOMARI ISHTE KAFSHA ME E PREFERUARE,PASI MBAHEJ ME PAK SHPENZIME,POR DHE DUHEJ PER SHUME PUNE TE DOBISHME..OSH..PER TE MBUSHUR UJI PER DASME.EDHE NE DASMEN TINE NE 1961..AI E KREU MIRE DETYREN.DHE LIND PYETJA:PO GOMARI TEAMETRIT SI PO E KRYEN DETYREN..?
    -KUR TEATRI RI TE BEHET..DO APO JO OPOZITA TALEBANE SI DO U PERGJIGJET LULI MILITANTEVE TE VET QORRA..!?
    -UNE E KAM PARE ATE TEATER NE VITET 60-70 DHE ME ESHTE DUKUR SI STALLE,POR KAM OARE NE INTERNET EDHE TEATRIN E RI MODERNE.DHE THEM:
    -OPOZITARET SALI,LIKE,LULI,MONA E KO..NUK E KANE GALLIN TE TEATRI..PORSE NUK KANE KAUZE THETER PER TU MARRE KTE VAP KORRIK-GUSHTI.KJO ESHTE FATKEQSI PER TA.

  23. Star says:

    Luli ku nuk futet tani.Sikur te kishte hale publike dhe projekti urbanistik do ta prishte. Ju siguroj qe Luli do ish ngujuar ne hale.
    Ky eshte nje kryetar partie refugjat ne vendin e vet qe ka dale rrugeve per ndihme.Eshte me koeficient te larte pabesueshmerie, nje ordiner dhe pa personalitet. Nuk i vjen turp per rrolin e kllounit.le ta marr bodina dhe ta bej aktor madje rrolin e lypsarit…

  24. Abc says:

    Vetem nje gomar si ty shkruan 2 here fjalen kal. Je dhe nga jugu, s duhet ka kesh te veshtire te shkruash kalë, siç e thone andej nga anet e tua.
    Po kur nuk lexon shqip asgje, as shkrimet e tua per te pare nese ke bere gabime, domosdo qe do tregosh nivelin gjuhesor dhe shkrimor qe realisht mbart.
    Po si mund te pretendoje dikush me kete nivel mizerabel te shqipes te pretendoje t’ u jape mend te tjereve?!
    Nje njeri qe nuk ka llogjike fonetike, semantike e gramatike te pershtatshme, nuk mund te kete as llogjiken retorike qe ty te eshte mbushur mendja se zoteron. Po zaten, per keta trutharet e tjere qe te vijne pas e te ndjekin ne kete paçavure, ky eshte niveli i duhur.
    Per mua kjo eshte hera e fundit qe klikoj ke gaxeta tema.

    1. undefined says:

      Arti i artisteve jashte politikes,ndryshon boten pozitivisht,e kunderta nuk vlen dhe nuk eshte me art.

  25. Realisti says:

    Me nxori mallin e vendimit qe moren keshilltaret tek filmi ne plevicen ku i mbanin te lidhur.Po vendimi i keshillit edhe mund te behej realutet.

  26. Astrit says:

    Po ky firmos ca deftere se e di qe teatri do te behet dhe ai nuk ka per te patur shansin per K/minister.Ky njeri eshte nje klloun po dhe ata qe i shkojne mbrapa dhe bejne sikur firmosin shpetimin e shqiperise njelloj jane si ky.Me keto veprime e qendrime qe mban Basha tremb edhe elektoratin tradiciinal te PD te cilet e shohin Bashen si nje njeri qe vetem genjen dhe nuk ka minimumin e aftesise per te drejtuar partin dhe aq me shume shtetin.Ky njeri eshte i mbaruar.Ky ka per ti lene te gjithe ne balte ata qe i shkojne mbrapa dhe e besojne kete kastravec

  27. Titi says:

    Dhe fajin e kane aktoret,dhe fajin e kane banoret e unazes,dhe fajin e kane te papunet,dhe fajin e kane protestuesit,dhe me absurdi fajin ne qeverisjen e keqe te Shqiperise e ka opozita.Po hajdutet nuk kane faj?????????Po kryeministrin perse e kemi apo te beje llogje si i marre rrugeve e shesheve te Shqiperise. O zot………deri ku ka aritur poshtersia.

  28. Deni says:

    E Rama bam,
    E Merua ham ,
    Aman shoko aman aman.

  29. Shqiperia e Shqiptareve says:

    Na kenaqe z. Mero Baze. Ky gomari sa me Shume gomarlliqe Ben aq me Shume degjeneron veten e tij dhe PD ne syte e Shqiptareve dhe botes. Mbas 13 tetorit mund ta quaje vehten edhe kryeminister I gomereve qe e ndiekin nga mbrapa.

  30. asdfg says:

    Nëse gazeta nuk është e interesuar për komente në shkrimet e zotit Baze, le ti bllokojë ato, përndryshe ju duhet ti shfaqni të gjithë komentet.

  31. Teodosi says:

    Po marreveshjet qe ta kthejne Shqiperine dhe Kosoven realitet e shtet multietnik I trajton mero apo lenden e pare e merr me porosi nga politika. Bota eshte gati te jape luginen e Presheves , Medvegjes e Bujanocit qe te kreditoje sot e mot Hashimin qe thone e ka pranuar se ka origjine serbe dhe ramen si vllah dhe tu shiten shqiptareve si patriote
    Keshtu sllavet e minoritaret nuk do kene me ne dore vetem PS e Presheve Medvegj e Bujanoc por gjithe trrritorin e kombin shqiptar.Keta patriotet e sotem te bsshkimit neser me ndijmen e botes kthejne dhe Shqiperine shtet multietnik shkaterrojne talente e patriote shqiptare dhe shesin gjithe pasurite e shqipyareve e skllaverojne keta te fundit ne shtepine e tij.Dhe shqiptaret qe luftuan e derdhen gjak per kete toke qe jua fali zoti do vuajne perjete.Une mendoj se ajo cfare kane vuajtur cifutet nga bota nuk eshte asgje para trsgjedise 2000 vjecare shqiptare.Arkivat e Vatikanit le te hapen e te ngeje krye e verteta.Roma ka bere marreveshje me ruset e mbollen ne toka ilire sllave, dhe ne menyre te organizusr e massive.Zoti di gjithcka e do brje gjithcka qe shqiptaret te vetembrohen e veterkzistojne.Eshte popull I mire e ndaj ka shprese!

  32. TNT says:

    Je i papare me lot…,

  33. antipatrea says:

    Edhe unë , si ai abc-ja , është hera e fundit që klikoj në gaxeta (kështu i themi ne të kulturuarit në shqip) Tema. Mos m’u lut kot Mero ! Tek Fahriu na ke nga tani e tutje … Bye bye…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje