Jari e shikon me dyshim grafikun për roje në Teatrin Kombëtar

28 Korrik 2019, 19:21Antena TEMA

Pasi u bë publike lista e dezhurnit në Teatër nga krerët e PD, Jari ka marrë një sërë kërkesash për ndërhyrje tek Luli për të rregulluar grafikun dhe për t’u ndërruar me njëri- tjetrin.

Duke menduar se Jari ka autoritet mbi Lulin për ta futur mik për këto ndryshime të vogla, kërkesat ishin nga më të ndryshme.

Kërkesa e parë i erdhi nga Salianusi.

Ai e kishte dezhurnin më datë 28, ndërsa i kishte kërkuar Jarit të ishte në datë 27.

Pasi hetoi mirë listat, Jari pa se kërkesa lidhej me faktin se Grigja ishte caktuar po ashtu më 27, gjatë natës.

-Nuk mund të lejojmë shfaqje të huaja, tha Jari me vete, dhe i vuri vizë kërkesës.

Po ashtu, një kërkesë e kundërt, kishte ardhur nga Hekuran Haxholli nga Devolli.

Ai kërkonte që të spostohej më datë 28, pasi në datë 27 i binte të rrinte me Grigjën dhe Pampurin gjatë natës, dhe ka gruan xheloze.

-Kjo është kërkesë e drejtë, tha Jari, dhe vuri një shënm të realizohej.

Kurse kërkesa më interesante kishte ardhur nga Klevis Balliu, i cili donte të ndryshonte orarin dhe ta bënte dezhurnin në mbrëmjen e datës 29, dhe të vihej në skenë drama “Kyçi i Artë” i Fahriut, që simbolizon unitetin Parti- Popull.

Për këtë, ftonte dhe Zef Bushatin t’i bashkohej protestës, që të luante rolin e sabotatorit.

-Nuk kemi interes për unitet në këto kohë, shkruajti Jari në shënimin pas kërkesës.

Një kërkesë nga Albana Vokshi, kërkonte të kontrollonte vetë listën e grave që do ishin dezhurn, pasi ishte kryetare e gruas.

Ajo dyshonte se listat diktoheshin nga burrat për arsye të dyshimta, pa dijeninë e saj.

Jari i dha të drejtë me mendje por nuk bëri ndonjë shënim.

Në fund i erdhi një kërkesë nga Ben Ristani, i cili kishte problem me orën, pasi e kishin caktuar të dielën në orën 7 deri 12 të darkës.

Kërkesa e tij ishte e çuditshme.

Ai i drejtohej Jarit se ai orar është ters, pasi duhej të qëndronte me aktorët dhe militantët e PD, që janë në atë orë atje, dhe ata janë të gjithë fanatikë të Lulit.

“Meqë kam kritikuar Lulin, kam frikë se do më rrahë ky Mond Budina, se ai nuk duron t’ia prekësh Lulin”, shkruante Ristani në kërkesën e tij, megjithëse vet Budina ka thënë se gjatë kohës së Sigurimit të Shtetit “nuk i ka bërë keq njeriu”.

-Bravo Budina, tha me vete Jari.

Të gjitha këto kërkesa e bënë Jarin të ndjehej i gjallë dhe i rëndësishëm, por dhe më të vemendshëm ndaj listës së dezhurnit, e cila përfundonte në datë 31 korrik.

-Pastaj me sa duket fillojnë pushimet, tha me vete.

1 komente në “Jari e shikon me dyshim grafikun për roje në Teatrin Kombëtar”

  1. lexusi says:

    Jari ne HALL te madh , nuk e besojne as per ROJE OPERATIVE ne SHQUP !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje