Pas sulmeve të para brenda PD që vërehen ndaj Lulit si humbës dhe shkatërrues i PD, Jari vendosi të bëjë publik fjalimin optimist të Lulit brenda Kryesisë në mbledhjen e fundit, për t’u mbyllur gojën gjithë kritikëve.
-Të nderuar demokratë,
Jari ju sqaron!
Më poshtë po botoj fjalimin e fundit të Lulit në Kryesinë e PD, që tregon për fitoren e tij të thellë:
“Të dashur anëtarë të Kryesisë.
Jam i emocionuar nga besimi mbarëpopullor që na u dha më 30 qershor, një besim që kurrë në historinë e saj nuk e ka marrë asnjë parti politike në Shqipëri.
PD fitoi 85 për qind të elektoratit shqiptar, një shifër kjo e verifikuar nga vëzhguesit tanë në terren dhe që u fsheh nga OSBE, ODIHR, Bashkimi Europian dhe SHBA, pasi ata janë vënë në shërbim të klikës në pushtet.
Por ne nuk duhet të merremi me ta, pasi atyre u kam lënë Çim Pekën.
Ne duhet të merremi me rezultatin.
85 për qind është një besim i madh, një shifër e madhe, që na bën të ndjehemi borxhlinj ndaj shqiptarëve dhe të përgjegjshëm për çdo akt që do të ndërmarrim.
Tani e tutje çdo veprim duhet të jetë i menduar mire, që të mos na bjerë kjo mbështetje.
Fjala vjen, në protestat për mos dorëzimin e Bashkive, duhet të rezistojmë 12 orët e para. Diku dhe 24 orë.
Pastaj mos ta zgjasim më, se humbasim mbështetjen popullore.
Gjatë muajit gusht, duhet të jemi të kujdesshëm të mos i shqetësojmë njerëzit, mos t’u prishim pushimet, dhe mos të bllokojmë rrugët, se humbasim mbështetjen.
Tek Teatri Kombëtar duhet të qëndrojmë deri në datë 31 korrik, pastaj duhet ta mendojmë mirë që të mos humbasim mbështetje.
Debatin për zgjedhjet e 13 tetorit duhet ta drejtojmë me kujdes, se nuk duhet të humbasim mbështetje.
Me aleatët duhet të sillemi me kujdes, se mund të mërziten.
Nuk duhet të humbasim Mediun, Ndokën, Dukën, Idrizin etj, se na bie mbështetja.
Kur t’ju pyesin çdo të bëhet me 13 tetorin, duhen përgjigje të kujdesshme dhe të zgjuara, që të mos humbasim mbështetjen.
Fjala vjen, dhe nëse zgjedhejt nuk bëhen, rëndësi ka që 85 për qind të thonë që duhen bërë, dhe ne e ruajmë mbështetjen.
Të bëjmë kujdes të mos lejojmë të sulmohet Doktori dhe të na fusin në sherr PD-në me Doktorin, se kështu do humbasim mbështetje.
Të bëjmë kujdes të mos përfshihemi në sulme ndaj Ilir Metës, që duket se ka lajthitur, se mund të humbasim mbështetje.
Pra duhet të bëjmë gjithçka, që tani e tutje të mos e humbasim këtë mbështetje.
Dhe një nga rrugët më të mira për ta ruajtur, është të vazhdojmë bojkotin.”
Keq më vjen për Jarin ku është katandisur por skam çfar ti bëj. Mua më mori Berisha ndihmës kur erdha nga internimi, pastaj në 97 si spiun që isha dhe jam e preva në besë ika jashtë shtetit nga ku po marr poza si mendimtar kundra Berishës, Bashës, Jarit, sikur ata e kanë gabim ndërsa unë spiuni dhe bukëshkali e kam mirë.