Lamtumira e ambasadores gjermane: Shqipëria ka nisur me kurajo reforma të rëndësishme, do të vazhdoj të angazhohem për shqiptarët

30 Korrik 2019, 12:06Politika TEMA

Pas tre vitesh ambasadorja gjermane Susanne Schütz kthehet në Berlin.

Pak ditë para largimit ajo u takua dhe zhvilloi biseda me zyrtarë dhe politikanë. Me rastin e lamtumirës ajo deklaroi:

“Kam lënë pas tre vite emocionuese dhe të mbushura me përjetime si Ambasadore në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe kam mundur të zbuloj një vend të mrekullueshëm me histori mbresëlënëse, thesare të shumta kulturore e para së gjithash me njerëz të përzemërt. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që së bashku me mua dhe ekipin tim kanë pasuruar në këto tre vite marrëdhëniet gjermano-shqiptare me besimin dhe angazhimin e tyre personal.

Në tre vitet e shkuara kam parë një Shqipëri, që ka nisur me kurajo reforma të rëndësishme, në mënyrë të veçantë atë në sistemin e drejtësisë.

Tani do të jetë e rëndësishme që Shqipëria të vijojë më tej këto reforma e të luftojë edhe më e vendosur e më me efektivitet kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Sepse të gjithë ne e ndjekim me vëmendje objektivin e një Shqipërie, ku parimet demokratike, shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut të mbahen lart duke ecur me sukses në rrugën e përafrimit me Bashkimin Evropian.

Ndaj në situatën aktuale të gjitha forcat politike do të duhej të kontribuonin në mënyrë konstruktive në krijimin e kushteve për nisjen e shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit me BE-në si dhe për të mos humbur objektivin e përbashkët të përafrimit me Bashkimin Evropian, i cili mbështetet nga shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë. Unë do të vazhdoj edhe në të ardhmen të angazhohem për Shqipërinë dhe fqinjët e saj në rajon në funksion tim të ri në Berlin.“- tha ambasadorja gjermane. (TemA)

2 komente në “Lamtumira e ambasadores gjermane: Shqipëria ka nisur me kurajo reforma të rëndësishme, do të vazhdoj të angazhohem për shqiptarët”

  1. Deutchland says:

    Shko atje ku sta ve njeri ne pulle ! Shko bej pazar tek lagjia ose fshati ku as miremengjes nuk te thone! Na jeni bere si rrodhe! Skeni faj ju fajin e ka shoeria, pilitik dhe media qe ju vine verdalle juve!

  2. Kadriu says:

    Zonja Schütz ka qene nje perfaqesuese e denje dhe e nderuar e Gjermanise. Kontributi i saj ka qene shume i vyer jo vetem ne fushen e diplomacise, por edhe ne forcimin e bashkepunimit reciprok dhe stabilitetin politik ne vend. Ajo do kujtohet nga ne, qe e kemi njohur nga afer, si nje zonje fisnike, me tiparet me te mira njerezore. Mbi te gjitha ajo ka qene e do mbetet nje mike e nderuar e shqiptareve, qe ka kontribuar realisht per te miren e popullit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje