Sot gjatë gjithë ditës ka pasur polemika mes katër gazetarëve që ishin në një fotografi të cilën Nikoll Lesi e postoi si një grup që po komplotonte kundër qeverisë. Të tre gazetarët e tjerë, u tallën me foton dhe lajmin e Lesit, ndërsa ky i fundit nuk ka folur ende.
Në këto kushte, Jari vendosi ti dalë në krah Nikos.
Të nderuar demokratë!
Jari ju sqaron.
Ajo që ka bërë sot gazetari Nikoll Lesi është një gjë që duhet marrë shembull. Me intuitën që e karakterizon si gazetar i vjetër, ai testoi tre nga kolegët e vet që hiqen sikur janë të egër kundër Edi Ramës.
Përmes postimit të një fotoje, ai i paraqiti ata si një grup që po komplotonin kundër Ramës.
Nuk kaloi pak dhe të tre, një nga një e përgënjeshtruan duke sulmuar Nikon.
Të dashur demokratë!
Ky është një rast tipik, kur intuita e një gazetari zbulon ata që nuk e kanë me zemër luftën kundër Edi Ramës.
Pse çfarë u tha Nikua atyre që e përgënjeshtruan, më shumë se sa kanë shkruar ata vetë kundër Ramës? Asgjë. Por kjo tregon se ata janë të futur nga Rama në gjirin e lëvizjes sonë dhe shkruajnë gjëra me leje të tij.
Ky Bejtja ka qenë ca kohë në krye të Sorosit në Tiranë. Bile sot qe tallur dhe me tërmetin e Ilir Metës. Edhe ky Rakipi ka marrë fonde nga Sorosi për shoqatën dhe gazetën. Ky Bushati i ka gjithë kushërinjtë me Sorosin. Ata me këtë gjest treguan se janë të infiltruar në radhët tona dhe na imponojnë vijën e gabuar për të sabotuar revolucionin. Lesi së paku është gazetar i sinqertë dhe nuk është tërhequr kurrë nga mbështetja për revolucionin dhe kur Meta u shfaq në video me qenin nga Bosnja, apo kur paralajmëroi tërmet.
Provokimi që ai u bëri kolegëve të vet është për t’u marrë shembull sa i takon vigjilencës revolucionare dhe për të vënë mend që njerëz të tillë, të mos na depërtojnë në radhët tona.