"Amerikanët nuk i gënjen dot", fiton lotarinë, por i zbulojnë diplomën e shkollës false: Mëson me hope dhe sillet shumë mirë

8 Gusht 2019, 15:23Politika TEMA

Lotaria amerikane është ëndrra e përvitshme e shumë qytetarëve. Edhe për Çlirim Tupin nga fshati Zabzun ishte e tillë derisa u shpall fitues. Por ëndrrat kthehen në makth nëse përpiqesh të gënjesh amerikanët apo të kryesh vepër penale sikundër veproi 36-vjeçari.

 Pas një hetimi intensiv disa mujor Prokuroria mbylli hetimet dhe e dërgoi Tupin të pandehur në Gjykatë së bashku me një drejtor shkolle që ka vulosur dokumente false dhe e ka diplomuar, në një kohë që i dyshuari nuk e kishte frekuentuar asnjë ditë gjimnazin.

Në dokumentet e firmosura nga ish-drejtori i shkollës, Dashor Hysa, që do të gjykohet me të riun me falsifikim dokumentesh, për gjimnazistin e rremë përshkruhet se mëson me hope dhe sillet shumë mirë.

Këtë diplomë gjimnazi, 36-vjeçari nga Dibra e ka paraqitur në Ambasadën Amerikane për intervistën prej të cilës pas lotarisë ai priste të pajisej me vizë.

Por ndërkohë, siç kuptohet, amerikanet kishin kryer verifikimet e tyre, kishin shkuar në fshatin Dorëz në Librazhd, në shkollën “Shefqet Dosku” dhe kishin kontaktuar me stafin pedagogjik.

Zbulimi i amerikaneve ishte se fituesi i lotarisë kishte paraqitur dokumente false.

Në këto kushte pasi ka parë se ëndrra e tij amerikane u thye, i riu ka vendosur të thotë të vërtetën. Ai ka treguar se i duhej një diplomë dhe se kishte takuar një qytetar në Rrugën e Kavajës, të cilit i ka paguar 2 mijë euro për të marrë një vërtetim.

Policia shkencore i thotë Prokurorisë se shenjat e vulave në vërtetimin e shkollës së mesme i përkasin vulës së shkollës, ndërkohë Tupi nuk rezultonte i regjistruar në indeksin e amzës.

Por ish-drejtori i shkollës edhe ai i marrë i pandehur ka deklaruar se një i ri kishte shkuar në zyrën e tij dhe i kishte kërkuar një vërtetim notash dhe ai ia kishte dhënë pas një verifikimi në regjistrin e veçante ku kishte parë që ky shtetas figuronte si nxënës i shkollës së mesme.

Por Prokuroria thotë se ish-drejtori nuk thotë të vërtetën dhe se zyrtari ka shpërdoruar detyrën duke mbajtur vulën jashtë shkollës dhe duke mos i vendosur numri protokolli vërtetimit që më pas është sjellë nga Librazhdi në Tiranë dhe është shitur për dy mijë euro.(tch)

12 komente në ““Amerikanët nuk i gënjen dot”, fiton lotarinë, por i zbulojnë diplomën e shkollës false: Mëson me hope dhe sillet shumë mirë”

  1. alma tirane says:

    ketu gjysma e politikaneve jane me diploma falce, duke nisur nga luli

  2. TOMAS says:

    KY CLIRIMI QENKA IDIOT QE NUK SHKOI TE BENTE SHKOLLEN E PLEPAVE DHE DO TA KISHTE AMERIKE E KALUAR AMERIKES KETU NE SHQIPERI.FUTI NE BELA DHE DREJTORIN E SHKOLLES.KEQ ME VJEN QE NUK KALOI TESTIN.

  3. h says:

    Shqiptari rre edhe të vdekmit,jo më amerikanët.
    75 % të dipllomave në shqipëri janë fallco.
    Ke me dipllomë të gjuhëve të huaja që flasin si berisha ne itali.
    Me fakultet kimie që nuk njohin Mendeljevin.
    Matematikanë që nuk dinë kush ishte Gaus.
    Filozofë që nuk kanë dëgjuar emrin B:Spinozës
    Apo sociologë që nuk dinë kush ishte Tokëville apo Monteskje.
    E keshtu me rradhe.Ky të paktën e kishte per bukën e gojës.
    Kurse keta të tjerët shesin edhe pordhë si të ndriçuar.
    Edhe pasojat shikohen,më duket.

  4. Njutoni says:

    E ça astaj ?!
    90 perqind e amerikanve deklaro se te pakten njiher kan provu drogen.
    Mos vall duhet shpall amerika komb drogarashesh !!?!
    Cjan mer kto prralla drejtsore!!!
    Ka apo s ka dipllom kujt i plasi.
    Ai s po shko per studime.
    Ai po shko per Amerik plako..atje ku ha,merr dhe ik .
    ec bab per qaf krrab!
    U kap hajni me qindarka …byyyyyy store e modhe
    Dynjoja tu vjedh biljona e s nihet kush.
    Ai shtet qe merret me qindarkaxhinjt dhe mbyll syt perball peshkaqenve t mdhenj,madje i hedh doren n qaf,..aha…s ka besueshmeri..
    Vrasesin terrorist shtetnor qe vrau me plumba shteti civila t pafajshem n mes t dites me diell n mes t qytetit para kamerave tv live,duke nejt me dur n xhepa t gjorët,kte killer serial e dekoron burr shteti.porse vigjilenca s fle,dhe kap nji fukara t vobekt qe i dul lloto dhe e fundos me e bo shembull se,ja ligji vepron..
    Por ligjin e boka Maliqi gjithanej…
    Si n diktaruren “e mir”.
    Ashtu edhe n boten “e lir”
    Si n t djeshmen edhe sot Qeka komplet bot e qir

  5. TOMAS says:

    ORE H!NUK E DI JE ME SHKOLLE DITE APO NATE ,APO JE NJE AKADEMIK I PANJOHUR.MOS RI NE HIJE BUDALLA ,DIL NE SKENE ME KETO DITURI QE KE NE MATEMATIKE ,KIMI,FILOZIFI ETJ…..BEJ BISNES ,FITO PARA.KESHTU ESHTE KAPITALIZMI.VETEM ME NJE KUSHT QE UNE DUA 30%te fitimit sepse te dhashe idene.

  6. Lila says:

    Deri para 5-6 viteve jo pak kane vajtur ne Amerike me deftesa fallco Gjynah qe kete djale e kane zbuluar Paska qene pa fat.

  7. h says:

    Kërkoj ndjesë Tomasit,se i cënova autoritetin e pakundërshtueshëm akademik ,
    dhe shvefësova pa dashje dipllomën e Kristalit të paguar sa “Frëngu pulën”.
    Ishte një formë justifikimi per fukarain qe fallsifikoi nga zorri dhe uria.
    Karikatura të tilla kulturore,fatkeqsisht per ju,i kam takuar vërtet.
    Sa për biznesin ,te falenderoj,por këshilla vjen pak me vonesë, se e kam
    menudar para 30 vjetësh.Keshtu qe të takon vetëm 0 %.

  8. Lereni kete hallexhi po meruni me gerdecaret e plehrat e politikes qe falsifikuan gjithe pasurite e shqiptareve

  9. E verteta tjeter says:

    He He , ngjarje e madhe , po si , po si ! Ne kishin7 vjet prokurorin e pergjithshem , pa shkolle te mesme ( sigurisht , te larten e kishe ) dhe nuk e ndoqi as drejtesia e as ambasadat perendimore , por eshte ne perendim dhe mbrohet nga avokate te shtrenjte . Kurse ky I shkeli don te te shkon te argat ne Amerike me diplome te mesme.

  10. Tani says:

    Ky eshte nder profesoret me te nderuar ne qyteti te Librazhdit. Nuk di nese e ka ber kete gje apo Jo…por si ish nxenes I tij Di te them qe ka qen model ne sjellje dhe vlera te larta shoqerore. Uroj me te mirat profesorit

  11. boston says:

    Kush e nxori kete te pa fat ne gazete ,ai buke po kerkon ,pse ja prene fatin ,ne amerike kane hyre vrases me dokumenta false dhe sot jane legalizuar nga shteti Amerikan me pasaporte. Ne USA nuk eshte i detyrushem te besh shkolle te mesme , ky eshte nje justifikim i kote duhet te hiqet nga formulari. Pse eshte ky kusht pengese . dhe viza i ketij personi do te shitet nen dore .

  12. lesh e li says:

    Ka plot me deftese fallco. Po si mund te kapin amerikanet nje fallsifikator, ne token tone dhe para nesh? Kjo eshte ceshtja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje