VIDEO: Debutim ëndrrash për Vedat Muriqin, shënon që në takimin e parë me Fenerbahçen

19 Gusht 2019, 21:23Sport TEMA

Fenerbahçe e ka nisur me goleadë ndeshjen kundër Gazisehir Gazientep duke e mundur atë me rezultatin 5-0.

Një debutim ëndrrash për Vedat Muriqin, sulmuesin kosovar që shënoi golin më të bukur në këtë ndeshje

Ish sulmuesi i Chelsea, Victor Moses shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e gashtë kurse në minutën e 17-të ishte radha e sulmuesit kosovar i cili mori një pasim nga Emre Belozoglu për të shënuar një gol të bukur, më të bukurin në këtë ndeshje.

Asistuesi i Muriqit shënoi edhe golin e tretë, po ashtu nga penalltia në minutën e 24-të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat kurse në pjesën e dytë Fenerbahçe shënuan edhe dy gola.

Në minutën e 74-të shënon Dirar kurse në minutën e 88 edhe Kadioglu.

Me këtë fitore Fenerbahçe prin më tre pikë në Super Lig të Turqisë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje