Habit Marco Reus: Në mëngjes u lutëm që të binim në grup me Barcelonën

30 Gusht 2019, 19:45Sport TEMA

Borussia Dortmund ka mbetur e kënaqur që do të jetë në një grup me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, këtë sezon. Ky ishte verdikti i shortit të së enjtes.

Marco Reus pretendon se gjigantët spanjoll janë pikërisht ata, me të cilët skuadra e tij dëshironte të ndeshej. Barça, Dortmund, Inter dhe Slavia Prague janë skuadrat që e përbëjnë Grupin F, me ndeshjet e planifikuara të nisin në mesin e shtatorit.

“Disa prej nesh, nga skuadra, ishim në mëngjes bashkë dhe të gjithë kishim një dëshirë: të tërhiqnim Barcelonën në short, – tha Reus për faqen zyrtare të UEFA-s. – Na vjen të buzëqeshim, sepse në të vërtetë kjo ndodhi. 

Padyshim që grupi ynë është jashtëzakonisht i vështirë. Do të luajmë kundër skuadrave, me të cilat nuk e kemi testuar veten vitet e fundit. 

Ndeshjet kundër Barcelonës do të kenë një atmosferë feste për ne dhe tifozët tanë. 

Besojmë në cilësitë tona dhe qëllimi është të kualifikohemi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje