Një letër që duhet të dëshpërojë mbështetësit e opozitës!

1 Shtator 2019, 20:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka lëshuar “një qarkore” kundër asaj që e quan “media armike” në vend, duke porositur gjithë mbështetësit e opozitës të mos i besojnë ato që shkruajnë e lexojnë aty.

Përtej anës qesharake të “strategjisë” që kreu i opozitës ka ndërtuar për t’i mbijetuar medias, ka disa gjëra në atë letër që duhet të shqetësojë mbështetësit e Lulzim Bashës.

Të parët që duhet të jenë të shqetësuar duhet të jenë gazetarët që ai mbron, jo ata që sulmon. Duke i marrë në mbrojtje, dhe duke teatralizuar historinë e tyre, ai çon dëm mbështetjen e tyre për ta, dhe i rreshton ata si ushtarë të tij.

Vetëm një mendje-thatë mund të bëjë, që në një kohë kur në opinion debatohet nëse i ka hequr qeveria apo jo dy emisione nga një televizion, që është boll i afërt me Lulzim Bashën, ky i fundit ta bëjë zero këtë debat, duke treguar se ai e ka shumë më të madhe listën e  armiqve se dy emisione që ja vesh Edi Ramës. Ai ka në listen e  armiqve televizionet e mëdha e të vogla dhe gazetarë me emra të përveçëm.

Tani sikleti i atyre që ai mbështet, është shumë herë më i madh, pasi ata duken si viktima që persekutohen pse mbështesin Lulin dhe jo pse mbrojnë të vërtetën, apo kritikojnë qeverinë.

Është një nga ilustrimet brilante se si ky njeri dhe kur ka ndonjë debat në favor, e fundos veten dhe baltos çdo kauzë që mund ta jetë në favor të opozitës.

Të paktën të më kishte lënë mua dhe ndonjë tjetër si “armiq”, që të barazohej me dy gazetarë që i ka caktuar armiq të Ramës, se me këtë listë, i bie që Rama i ka gazetarët kritikë “në gryk të pushkës”, por ky i ka “në grykë të topit”.

Problemi tjetër që hap ky koncept primitiv i kreut të opozitës për shtypin, është frika që ky rrezaton ndaj shtypit dhe përballjes me problemet që shtypi ngre për opozitën.

Ajo çfarë i ka bërë Basha opozitës nuk janë ndonjë problem për shtypin, por për popullin opozitar. Shtypi që Basha nuk ka nën kontroll, thjeshtë i tregon ato probleme.

Shtypi që ka Basha nën kontroll, ja quan arritje gjithë dështimet që ka, përfshi dhe faktin që sot PD nuk ka më asnjë deputet, asnjë bashki dhe asnjë njeri në pushtet.

Por Lulzim Basha nuk ka asgjë në dorë të ndalojë gazetarët të shkruajnë për problemet e tij dhe akoma më pak ka në dorë,  të bindë opozitën të mos lexojnë gazetarët kritikë me të. Ai po të kishte fuqi të bindte dikë, kishte fituar zgjedhjet.

Ndaj më lehtë e ka të bëjë sikur reflekton dhe të bëjë sikur do të ndryshojë, se sa të detyrojë opozitarët të ndryshojnë dhe të mos lexojnë gazetat apo të mos shikojnë TV-të që ai i quan armike.

As Enver Hoxha nuk i ndalte dot të shikonin televizionet armike shqiptarët. Dhe ata e gjenin një kanaçe, jo më tani që të nxjerrin sytë se janë me shumicë.

Së fundmi kjo “qarkore” tregon dhe sa budalla dhe dëshpërues është për opozitën ky njeri.

Kur vendos të vish në pushtet, gjithë energjitë shpenzohen se si të bëhesh miqësor me të gjithë, si të bëhesh i pranuar, si të demonstrosh aftësinë për pajtim dhe ndryshim dhe jo si të bëhesh si një plakë e çmendur që zë me gurë këdo që kalon në sokak.

Letra është një ilustrim i paranojës, frikës dhe urrejtjes, që ai ka për këdo, që nuk e ka nën kontroll.

Dhe është për t’u dhimbsur, pasi nuk është se dëmton mediat që sulmon. Thjeshtë u tregon mbështetësve të vet sa keq i kanë punët, dhe se duhet të vazhdojnë “të punojnë e jetojnë si në rrethim”, derisa të vijë dita që ky t’u presë kokën, gjithë këtyre armiqve të shtypit.

Mos i gënje kot Lulzim se nuk ke për ta na prerë kokën. Jo se mund të mos vish kurrë në pushtet, me këto mend që ke, por dhe po u përmbys bota e erdhe, do na durosh ose do na lëpish.

Kemi prit e përcjellë dhjetra si puna jote që nga koha kur ti ishe emigrant, dhe u riatdhesove duke ju lëpirë Argitës, e deri kur të ikësh përsëri emigrant, duke i lënë lamtumirën.

 

21 komente në “Një letër që duhet të dëshpërojë mbështetësit e opozitës!”

  1. Thanas Kulo says:

    Dakord me shkrimin zoti Mero por per fat te keq vura re mbi 40 gabime dreitshkrimi dhe shtypshkrimi.Te lutem bej kujdes.Lexues i rregullt.

  2. Iliri nga Gjermania says:

    ??Respekt. Z. Baze jeni numero uno???

  3. alphade says:

    Po ky Lulushi ka lajthitur fare !!! Me sa duket
    vapa e madhe e kesàj vere kaq te mxehte
    ia ka bere trurin dhalle dhe fale o zot se s’di
    c’ka thote………!!!

    1. bureto says:

      Ashtu si dikur Enver Hoxha qe gjithmone fliste ne emer te Partise dhe kurre per fajet e veta per deshtimin ne cdo fushe te jetes ekonomike e sociale duke i etiketuar si armiq te gjithe zerat edhe pse te kujdesur apo te heshtur kunder politikes se tij, edhe Basha deri me sot qysh nga fajet kur ishte bene pushtet, krime, korrupsion dhe shitje te interesave kombetare dhe deri tek gomarlleqet e politikes se tij ne opozite, fajin ua hedh segmenteve te caktuara te mediave qe jo se jane kunder PD, dhe Basha ben sikur nuk kupton, por jane shume kritike, me te drejte, kunder lidershipit te saj me ne krye bufonin ne fjale, armikut te jashtem (ambasadoreve), oponenteve te tij brenda PD dhe me ne fund popullit qe nuk e ka kuptuar se ç’xhevahir eshte, edhe pse ia ka treguar duke e votuar kunder prej 6 vjetesh. Dhe ky aspirant per kryeminister (mos o Zot) nga qe e di se nuk fiton, ben te fortin. Pika qe si bie do thoshte gjyshja ime.

  4. shqip says:

    Mero komplimenti , e ke zberthyer komplet kete manekin qe u merr kohen e u thith ajrin shqiptareve. Dy jane çeshtjet. Ose ky po punon “me mish e me/pa shpirt” , per ta shkaterruar Pd, ose ky eshte idiot i lindur dhe ka probleme te medha me sindromen e kultit te individit. Kesisoj duke vuajtur delirin e madheshtise, krijon edhe armiq virtuale ne mendjen e tij. Ketu kontaminacioni lebroz “Sali, nuk hyn fare. Saliu nuk eshte i linjes propagandistike. Saliu terheq kembezen e kobures, ose te ve kallepin te dera e redaksise. Nikoll Leshi di diçka me shume per kete.

  5. ben says:

    1. Nuk e di ne cilen pjese te letres se bashes gjendet shprehja “media armike” apo “media kundershtare”?
    Nese fjalia “media te blera nga qeveria” I ben keto media qe te ndihen armike te Bashes qe nuk ka ndermend ti paguaje me, kjo eshte nje e mire publike
    2. Koncepti I rilindjes qe kryetari I opozites duhet te mari me te mire sa me shume njerez dmth ti genjeje, qe basha nuk po e respekton tregon se ky njeri te pakten ka dinjitet.
    3.Sa per lepirje jane ca media dhe gazetare qe I kane mare me llape qe nga saliu, te nano meta e se fundmi edhe ramen. Eshte e sigurt qe do mundohen prape ta perdorin llapen si mjet fitimprures. Duket se basha ska ndermend te pranoje llape dhe kjo prape eshte nje e mire publike.
    Mbas betejes se dekriminalizmit te politikes kjo beteje e bashes thjesht do vazhdoje ti ngreje kreditet politike atij.

  6. Buzuku says:

    Argites? Cnebu! Saliut, bile Rames dhe Munikes.

  7. SHKELZENI says:

    I FORTE JE MERO BRAVO

  8. juristi says:

    Nje trajtim i ftohte e profesionist i kesaj gjendje corbe derrash ku gjendet opozita e vecanerisht i komanduari lider i saj.Fraza e fundit mjafte pikante e domethenese.Respekte

  9. Ethem Lalaj says:

    OK.Cilesimi i medjeve “ARMIKE” eshte skandali RI ne morine e skandaleve te tjera te LUL-SALIUT.
    -Por edhe ne kete rast Luli nuk ka vepruare me koken e tij,por te babit shpirteror politike.Sepse:
    -Saliu ne 30 vjet ishte mesuare qe 100 % e TV-ve,Gazetave..ti shkonin pas e ti thurnin lavde edhe kur ai kishte bere kerdine ne vjedhje e vrasje.Dhe tashme qekurse nuk shkon me ne kuvend nuk po i shkon pas kush dhe kjo e ka terbuare.Do ishte mire te mos e shofim me edhe ne studjot e TV,ndonse ne kete rast jemi te detyruaee te ndryshojme stacion.
    -Z.Mero:Une kam mendimin se Saliu
    e terhoqi te gjithe opoziten ne aventura pasi e kuptoi se:
    1-Nuk e do me personalisht 90 % popullit per krimet qe ka bere.Edhe demokratet e dine kete por kan frik tja thone.Dhe deri sa tja thon hapt ne sy do te jete shume von.Dhe nen drejtimin e 2b ajo nuk vjen kurre ne pushtet..nese ne PS nuk do kete ndonje FRAKTURE.
    2-Se SB nuk e do me as SHBA+BE pasi ai ka shpallur Sulme kunder tyre duke qene edhe ne pushtet edhe opozite.Ne kemi 30 vjet qe po e ndjekim kete mysybet..!
    3-Ne kto kushte..ne vend qe te largohej vet si deputet 75 vjevar,i mori te gjithe Z V A RR E drejt gremines.E çfaj ka Edi Rama krtu..!?
    4-E vetmja shprese e PD eshte qe te reformohet pa Saline,Lulin,Mulerine,Salianerine.
    5-PS me deputetet e rinje te bej kodin zgjedhor sipas OSBE/ODHIR dhe te pergatis strukturat e saj per zgjedhjet e 2021,2023.
    6-LULZIM BASHA duhet te shkoji ne HOLLABDE te japi provimet e te na bjere dipllomen ta shofim..qe mesiguri na ka genjyere ne.. dhe Saliun. Dhe kete te fundit -ARGITA kur punonin te dy ne UNMIK-Kosove.

  10. Berti says:

    Une do vazhdoj te lexoj sa here qe dua gazeten Tema dhe Mero Bazen, perndryshe quhet diktature

  11. FLUTURA says:

    …shkruar nga STEFAN ZWEIG…??

  12. FLUTURA says:

    …shkruar nga STEFAN ZWEIG…??

  13. dhembeli says:

    O Luli !
    Kur quan tradhetare e armiq media e gazetare qe nuk te vijne pas avazit , m’u kujtuan dhite e K.Th.Spirit ,(Vrejtje ne biografi) dhe pozicioni juaj ne rolin e kryetarit te keshillit te fshatit ,i cili kritikonte” Kethen”: V.O!Ne gjirokaster germa ” Y” lexohet ” i”.
    K.Th.Spiri i Zagorise,
    Se c’te beri pycke e dhise!
    Marr nje dite kater dhite
    T’i kullosja nga kufiri;
    Ato hyne ne token greke
    Ku ish bari me i miri.
    Pastaj pollen kater keca,
    Varda qumeshti ne shtepi;
    Nuk vonoi dhe tek keshilli
    Me kerkuan llogari:
    Dhite e tua jane tradhetare,
    Jane kurva , ja se c’fare!
    S’ju pelqejne cjepte e vendit
    Po deshen cjep palikare!
    Na ke nxire te dy faqet,
    Nderin e kombit e preke!
    Duhen cjepte shqipetare,
    Qe t’ua hipnin dhive greke!

  14. Tani says:

    Shume gjera kane te bejne me edukimin, arsimimi, tolerance, fleksibilitetin dhe mirkuptimin. PD duhet te gjeje njerez te till qe te behe lider dhe te drejtoj PD-ne. Lideri duhet te gezoj respect dhe te jete i besushem me platform e tije ne PD dhe pastaj te mari mbeshtetjen nga shoqeria jone.

  15. e shkreta Tiron says:

    Mero, ky bishti i Sali Serbit nuk mund, dhe nuk duhet, te lejohet qe t’l lej lamtumiren ketij vendi qe e vrau, vodhi e kriminalizoj duke emigruar per here te dyte, tashme me xhepat super te buhavitur. I referohem fjalise mbyllese te artikullit. Luli byth-thati dhe gjithe politika shqiptare, si majtas e djathtas, duke filluar nga liderat e tyre monist e te vetezgjedhur duhet te kalben burgjeve shqiptar pa pasur me te drejten qe ta shohin rrezen e djellit me sy. Keta anti shqiptar, maskarenj, hajdute, vrases dhe injjorant klasik i kane marre jeten nje gjenerate te tere shqiptaresh per tashme 30 vjet dhe si te tille vetem konfiskimi i gjese se vjedhur dhe burgimi i perjetshem i lan disi hesapet.

  16. SHKODRANI says:

    INTERSANTE GAZETARIN KAMPION TE LEPRJES , MASKARRALLEKUT , DASHAKEQSISE , KATUNDairse e sheqtson opozita , jo pozita qe po e gremise vendin me hajna vagabonda , zaptuesa , tipi doshi-harusha -balla-sterkaj , ky eshte kulmi i servilizmit dhe i lepirjes sh,baze.

  17. ytresdf says:

    Tema-s me sa duket po i vjen fundi. Ndrshe nuk ka si shpjegohet qe komentet te cilet behen per shkrimet e ketushme cfaqen me vonese, ose nuk shfaqen fare. Kjo ka dy arsye:
    1- Komentet kunder poitikes editoriale te Temas jane shtuar dhe ajo nuk ka deshire ti shfaq, (vetem komentet e BRSS shfaqen ne cast) ose,
    2- Punonjesit ja kane varur punes sepse ndoshta Tema nuk i paguan ne kohe. (por ky eshte supozim te ciin nuk e mbeshtesim dote me fakte)

  18. koli says:

    e Rama bam e Mero ham aman shoko aman aman.

  19. asdf says:

    Kaq te veshtire e keni te botoni komentet ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje