"Shqipëria bëhet tërheqëse për rrjetet spanjolle të hoteleve, po studiohet për të investuar"

8 Shtator 2019, 13:13Turizëm TEMA

Rrjetet hoteliere të Majorkës, të shqetësuar nga rënia e përfitueshmërisë vitin e kaluar nga aktivitetet që kanë në ishujt Karaibe, po shikojnë destinacione të tjera për zgjerim. 

Një prej destinacioneve që po bëhet gjithnjë e më tërheqës është Shqipëria, ku qeveria ka prezantuar incentiva taksash për investimet e huaja me qëllim që të zhvillojë turizmin në vend”.

Kështu shkruan “majorcadailybulletin” ndërsa analizon se si rrjetet hoteliere po e studiojnë Shqipërinë për të investuar.

Në artikull evidentohet se muajin e kaluar ka pasur një serë takimesh mes hotelierëve dhe qeverisë shqiptare. Në këto takime kanë marrë pjesë përfaqësues të rrjeteve të njohura si Iberostar, Viva, Mac apo Jet 2.

Artikulli evidenton se President ii rrjetit “Iberostar” Miguel Fluxa ka njoftuar pak muaj më parë se grupi i tij do të investojë 300 milionë euro në 5 vitet e ardhshme për 6 hotele me 3 mijë dhoma.

Ndërkohë, përmendet fakti se  Melia ka qenë ndër kompanitë e para hoteliere të Spanjës që ka ardhur në Shqipëri ndërsa aktualisht, janë një serë kompanish të tjera që po studiojnë terrenin e po shohin se si do të shkojë para se të investojnë dhe ata.

1 komente në ““Shqipëria bëhet tërheqëse për rrjetet spanjolle të hoteleve, po studiohet për të investuar””

  1. Spartakos says:

    Kujdes!!!
    1)Te gjithe ata qe kane lokale ne bregdet duhet jene vigjilente dhe gjakftote per te mos rene ne gracke si Mihali.
    2)Komplekset e medha turistike nuk ofrojne asgje per bizneset e vogela taverna, mini market, kafe, sherbime transporti etj. Akoma dhe produktet bujqesore do ti sjellin nga jashte, me pake fjale do te punesojn disa Shqiptar sa per justifikim dhe personelin sherbyes do ti sjellin nga shkollat turistike nxenesa qe do te bejne praktiken. Kete qe po u them e kam pare vet ne nje Kompleks ne Krete nuk kishte asnje kamarier qe te fliste greqisht. Dmth nuk do lene asnje euro ne ekonimine e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje