Mëngjesin e sotëm është ankoruar në portin më të madh në vend, anija turistike “Monet”, e cila ka në bord 24 turistë të huaj dhe 17 persona ekuipazh.
“Monet” është ankoruar në kalatën 5 të portit detar, ndërsa nga Autoriteti Portual Durrës janë marrë të gjitha masat për krijimin kushteve në akostimin e anijes dhe orientimin e turistëve.
Turistët e huaj kryesisht nga SHBA, Britania e Madhe dhe Kroacia, janë drejtuar në qendrat muzeale dhe historike të Durrësit, Krujës dhe Tiranës. Sipas Autoritetit Portual të Durrrësit, ky është lundrimi i parë i kësaj anije turistike në vendin tonë.
Anija turistike ka gjatësi 68 m, mban flamurin e St. Vincent&Grenadines. Deri në fund të këtij viti në Durrës parashikohet të mbërrijnë pesë veliera dhe kroçera të tjera.
24 pasagjere dhe 17 ekuipazh.Na bete per te qeshur.
Ka mundesi qe nje zero eshte harruar pas 24. ..haha. Megjithate edhe sikur te ishin 240 turiste eshte nje turp i madh te besh lajm dicka te tille kur bota i ka keto gjera normale. Biles edhe Enveri nuk bente lajme te tilla.
Sa e turpeshme !!! Arriten 24 turiste te huaj me nje ” varke ” dhe jane te interresuar per historine e Durrahut !! Nje gje ” krejtesisht e jashtzakonshme” per Durresin !! Te interresuar per Durrahun ?! Pse c’ka asht Durrahu, ‘ Taverrna e Adriatikut ‘ ?!!
Durresi, dikur nje nga qytetet ma kryesore ne Adriatik, e gazetari thote qe 24 turiste jane te interresuar te dine mbu Durrahun !!
Cfar arsimi kane keta gazetare more Zot ?!!!! Nqs nuk kane arsimin e duhur, te pakten, a kane dashni per kete vend qe tallen ne kete menyre ?
Katundari katundar mbetet .Don lope,dele e gomer shume.Anija turistike me24 turist,imagjinoni cfar konditash ploteson ajo anije 68 meter e gjate.Ky turizem I duhet vendit tone.Thjeshte turizem cilesor por shume I shtrejte
24 Turist apo 24 mij?më falni por nuk e kuptojm çfar doni të thoni