"Zviceranët të fiksuar me pushimet në Shqipëri"

1 Shtator 2019, 13:10Turizëm TEMA

Kërkesat për rezervime për vendin ballkanik po rriten nga viti në vit, shkruan faqja e njohur zvicerane m20min, në një shkrim kushtuar Shqipërisë.

”Sidomos kryeqyteti, Tirana, është shumë popullor për turistët zviceranë”, thekson m20min.

”Shqipëria është një destinacion turistik në rritje mes zviceranëve. Kjo është e dhëna e fundit statistikore nga platforma online Ebookers.

Mes janarit dhe korrikut 2019, kërkesat për rezervime në hotele u rritën 80%, krahasuar me vitin e kaluar.

Dhe, nëse krahasojmë vetëm për kërkesat për muajin korrik, rritja është 180% krahasuar me një vit më parë.

Sipas Ebookers, gjysma e rezervimeve u bënë për destinacionet bregdetare.

Nëse Tirana është në krye të kërkesave, Durrësi dhe Saranda janë shumë popullore për pushime në det”, përfundon faqja e njohur zvicerane m20min. (Lexo.al)

6 komente në ““Zviceranët të fiksuar me pushimet në Shqipëri””

  1. Zambi says:

    Zvicerianet apo shqiptaret e dispores me shtetesi zviceriane?!

  2. Turisti says:

    Shume popullore akoma uje dhe drita me orar.

  3. Timi says:

    Shqipëria ka shumë probleme por tri do i veqoja që janë në dorë të shtetit. PPP. Policia, prona, dhe plehrat. Policia jo e disiplinuar, bark derra, me cigare në gojë etj. Prona – nuk dihet se ku fillon e ku mbaron prona. Gjithkush bën si do e mundet. Pa plan. Dhe plehrat kuterbojne gjithkund. Për turistin e huaj këto janë të parat që bien në sy.

    1. Y says:

      Pale trafiku..! Nje cmenduri. Kur vij aty ndihem ne burg se nuk leviz dot me makine (nuk di si ti jap makines andej). Por duhet te gjej transport ne xhungel.

  4. Tonny says:

    Shumica jane kosovare me shtetesi zvicerane qe vijne ne Shqiperi me shume per patriotizem..

  5. Gjoksi shperthyes cmend rrjetin dhe rrit temperaturat ne Miami kur kapet mat me .. says:

    Te fiksuar, te terbuar, te shkalluar, – shkruan gazetarja e pashkolluar nga kurveleshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje