Icardi: Luajta 7 vjet me Interin dhe… nuk fitova asgjë!

23 Shtator 2019, 15:02Sport TEMA

Vetëm pak javë pas largimit nga Interi dhe në intervistën e parë si lojtar i PSG, Mauro Icardi rrëfeu të vërtetat e tij.

Duke nisur nga synimi që ka me kampionët e Francës, ku është i vetëdijshëm se për ta bindur klubin ta blejë në fund të sezonit, duhet të japë gjithmonë më të mirën.

Icardi shigjetoi ish-skuadrën e tij, Interin, duke thënë se “luajti 7 vjet atje, por në fund e kuptoi se nuk fitoi asgjë”.

“Kjo ishte arsyeja përse erdha në Paris, për të fituar trofe”, tha sulmuesi.

Për marrëdhënien me Lionel Mesin dhe spekulimet se ylli i Barcelonës ka veton në lënien e Ikardit jashtë përfaqësueses, ky i fundit mohon gjithçka, duke e vlerësuar Mesin si njeri dhe si lojtarin më të mirë në botë.

1 komente në “Icardi: Luajta 7 vjet me Interin dhe… nuk fitova asgjë!”

  1. Sadiku says:

    Do fitosh kete timin aty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje