Nga Mero Baze
Opinioni i Komisionit të Venecias ende nuk është bërë zyrtar, por përpjekja mediatike e Ilir Metës, për ta zhbërë atë, është në kulmin e saj. Nuk kam ndërmend të polemizoj me zyren presidenciale, që e quan atë paturpësisht “trakt”, biles dua të them që ia mirëkuptoj hallin.
Deklaratën e Ilir Metës, se do jepte dorëheqjen nga posti, nëse Venecia do ia quante çdekretimin e zgjedhjeve shkelje të Kushtetutës, zyra e tij e shtypit mund ta neutralizojë, vetëm duke quajtur trakt, dokumentin më të rëndësishëm ndërkombëtar për krizën politike shqiptare, ose duke folur për përjetimet e presidentit rreth divorcit të Sokol Ballës.
Nga këndvështrimi i përplasjeve të brendshme politike, opinioni i Venecias është më i rëndësishëm se sa vendimi i Bundestagut për hapjen e negociatave, më i rëndesishëm nga rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e tyre, më i rëndësishëm se vendimet e Parlamenteve te Francës, Holandës dhe të gjithë shteteve anëtare të BE-se, biles edhe më i rëndësishem se vendimi i Këshillit te Ministrave të BE-së për hapjen eventuale të negociatave.
Te gjitha këto vendime politike, kanë lidhje me vlerësimin e Shqipërisë si vend, me meritat dhe dështimet tona si popull. Përpara tyre, ne jemi të gjithë “Një”.
Kurse tek opinioni i Venecias, hesapet janë të ndara. Kush është me të drejtën ka emër, dhe kush është shkelës dhe dhunues i Kushtetutës, gjithashtu ka emër. Venecia e tregon me gisht të mirin dhe të keqin, për çdo rast dhe për çdo episod të konfliktit tonë politik.
Fakti që i keqi, shkelësi dhe dhunuesi i Kushtetutës në shumicën dërrmuese të analizës, është Ilir Meta, presidenti i Republikës së Shqipërisë, i vënë me vetëdije në shërbim të strategjisë së PD-së dhe LSI-së për “ndërprerjen e funksionimit kushtetues dhe ligjor të shtetit”, nuk mund të jetë arsye e mjaftueshme për median dhe opinionistët, që ta lexojnë me “tolerancë”, “keqardhje”, “mirëkuptim” e “shpirtmadhësi”, proçkën presidenciale.
Venecia nuk ka thënë në asnjë rresht të opinionit të vet, se “presidenti nuk duhet të shkarkohet, sepse shkelja kushtetuese e tij nuk është shkelje e rendë”, siç e kanë shpikur mercenarët e presidentit.
Në opinionin e Venecias thelbi qëndron tek prova e shkeljes, jo tek sugjerimi për “tolerancë”, që po theksojnë fort gjthë ditën grupi i gatshëm i shtypit i Presidencës.
A thua opinioni i Venecias ka dalë që të shërbejë si “dekret për falje dënimi” për presidentin, apo është “autorizim” që ai dhe Berisha të vazhdojnë të hedhin në erë shtetin, sikurse bënë me zgjedhjet e 30 qershorit!!!
Për ata që dinë, apo kanë lirinë të lexojnë opinionin, Venecia nuk ka thënë se shkeljet e presidentit nuk janë të rënda, sepse ky gjykim nuk mund të jetë veçse gjykim sovran i Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese shqiptare.
Që Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese shqiptare ta japin këtë gjykim, ato duhen lejuar të merren me çështjen, të shqyrtojnë shkeljet, t’i çmojnë ato, në kontekstin e zhvillimeve konkrete historike, si dhe te vleresojnë saktësisht dhe me baza, rreziqet dhe dëmet që mund t’i vinin rendit kushtetues nga shkeljet presidenciale.
Ka sens të thuhet fjala vjen, që Venecia sugjeron që Parlamenti “ta falë” presidentin, sepse dëmi qe ai u përpoq te shkaktonte nuk erdhi, zgjedhjet u zhvilluan dhe asgjë e keqe nuk ndodhi. Por Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese janë të detyruar të analizojnë më thellë dhe më në detaje se kaq.
Presidenti sigurisht që mund të falet, por për këtë të paktën duhet një argument në favor të tij, p.sh dikush nga Presidenca të thotë se ai u përpoq të korrigjonte “gabimin” që bëri, se “ai ka kontribut në eleminimin e pasojave ndaj rendit kushtetues”, apo se “ai tregoi apo po tregon pendesë të thellë për veprimtarinë e tij kundër rendit kushtetues, aq sa kjo krijon bindjen se ai nuk do të jetë më në të ardhmen kërcënim për interesat kushtetuese të shtetit dhe funksionimin e ligjshëm të institucioneve të tij.
Por Ilir Meta aktualisht mbron dhe shkeljen kushtetuese, dhe të drejtën për t’u falur. Kjo nuk funksionon bashkë kurrë.
Venecia është marrë vetëm me shkeljen kushtetuese të çdekretimit, jo me historikun e shkeljeve të Kushtetutës nga ana e Ilir Metës, presidentit. Ndaj Venecia kujdeset që t’i sugjerojë Parlamentit se, kur të kryejë procedurat e shkarkimit, të ketë kujdes të provojë, se presidenti është përsëritës në shkelje, sepse Kushtetuta kërkon më shumë se një shkelje të rëndë, për të kryer impeachment-in.
Venecia është neutrale në trajtimin e rastit, sikurse është edhe profesionale. Sa kohë që në mandatin e saj, nuk bënin pjesë analiza e konflikteve të hapura me ekzekutivin dhe Parlamentin për dekretimin e ministrave, ajo nuk mund të merrej me analizën e tyre.
Por per Parlamentin nuk është e vështirë të analizojë nëse mosdekretimi i ministrit të Brendshëm, apo mos dekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm është tejkalim i ngjashëm i kompetencës kushtetuese, sikurse ishte ç’dekretimi i zgjedhjeve, se mosdekretimet e ministrave bëheshin në sintoni me përpjekjet e opozitës për të penguar funksionimin kushtetues dhe ligjor te institucioneve, bëheshin për të sjellë destabilitet kushtetues, apo për të penguar funksionimin normal të qeverisjes, apo jo.
Nëse Parlamenti gjykon se ngjarjet kanë qenë të ngjashme dhe i kanë shërbyer të njëjtit qëllim politik, atëhere shkelja e rëndë dhe e përsëritur e Kushtetutës është provuar, dhe konteksti kushtetues i shkarkimit është ezauruar.
Venecia i sugjeron Parlamentit që të ushtrojë diskrecion në ushtrimin e kompetencës që ka.
Parlamenti mund të provojë shkeljen e rëndë të Kushtetutës, por ai ka kompetencë të peshojë midis interesave kushtetuese dhe, nëse gjykon se shkarkimi i presidentit mund të shkaktojë “kapjen” e institucionit nga maxhoranca, atëherë Parlamenti mund edhe “ta falë” Metën, sepse kapja e presidentit nga maxhoranca, në kushtet kur ajo ka fituar kaq shumë pushtet, mund të bëhet i dëmshëm për sistemin e “checks and balances” të Kushtetutës.
Mbrojtja e “checks and balances” mund të jetë një interes më madhor, sesa nevoja për ndëshkimin e presidentit dhunues.
Edhe ky sugjerim racional i Venecias mund të trajtohet vetëm në kontekstin e zhvillimeve historike. “Checks and balances” është vërtet interes madhor kushtetues, që mund të “falë” edhe presidentin dhunues, por falja mund të bëhet vetëm nëse presidenti tregon pendesë dhe reflektim të thellë, nëse ai jep garanci publike, se nuk do abuzojë më me kompetencen kushtetuese.
Ne rast të kundërt, Parlamenti duhet të vijojë me shkarkimin, sidomos në emër të parimit “checks and balances”. Kontrolli dhe balancimi kanë vlerë vetëm nëse ushtrohen në përputhje me Kushtetutën. Po u përdorën në kundërshtim dhe në shkelje te saj, atëhere ato kthehen në armikun më të rrezikshëm të Kushtetutës.
Tani qe opinioni i Venecias është bërë publik dhe shkelja e Kushtetutës nga presidenti i Republikës është faktuar, opinioni publik nuk ka nevojë të bëhet viktimë e çoroditjes mediatike. Njerëzit kanë nevojë të dijnë ca të vërteta tepër të thjeshta, jo nga opinionistët, por nga aktorët e çështjes:
A është penduar Ilir Meta për shkeljen e rëndë të Kushtetutes?
A e pranon që është bërë vegël në një lojë të rrezikshme “për të ndërprerë funksionimin kushtetues dhe ligjor të shtetit”, siç thotë opinioni i Venecias?
A është gati t’u kërkojë falje shqiptarëve dhe të premtojë se nuk do të dhunojë më Kushtetutën?
A do ta çojë maxhoranca deri ne fund procedurën e shkarkimit, me transparencë dhe duke dhënë llogari publike për vendimmarrjen e saj?
Nese po, a është e gatshme shumica që procedurën e shkarkimit ta zhvilloje në përputhje të plotë me gërmën dhe frymën e Kushtetutës, me paanësi, gjakftohtësi, transparencë dhe llogaridhënie?
Nese po, a është ajo e gatshme të japë garanci, se nuk do ta shfrytëzojë vakancën për të kapur edhe këtë institucion?
Nese po, a është e gatshme ajo që të mbështesë kandidaturën që kënaq më mirë parimin “zgjedhim kandidatin që jep më shumë garanci për funksionimin e “cheks and balances”?
Opinioni i Venecias është një ngjarje e madhe për politikën shqiptare, sepse është i kthjellët, i qartë, i drejtpërdrejtë dhe i saktë.
Mos lejoni tua shkatërrojne mercenarët!
Dhe akoma më keq, mos lejoni të konsolidohet e drejta e presidentit për të poshtëruar vendin duke shkelur Kushtetutën për një axhendë politike, që synoi rrëzimin e rendit kushtetues.
Ky shkrim duhet rilexuar nga Komisioni Venecias para vendimit përfundimtar. Së as ata ndoshta se dinë ça mrekullie kanë bërë
Hahaha kjo kërkesa që meta të kërkoj falje para se ta falin vlen sa dhjetë raporte të Venecias
Zoti Baze,
Une e percmoj Meten si familje, si hajduter si (midis te tjereve) politikan qe e ka kap per fyti kete vend,
Si nje cudi qe perbuzet nga te gjithe dhe prape votohet,.
Por ,une percmoj me shume ty.
Arsyeja?!
Meta , vjedh,grabit shantazhon vete dhe per vete,
kurse ti ke dicka me shume ne suiten e krimbave: Ti “merr” nga vjedhja e Rames e kompani, ti “merr” nga grabitja e Rames e kompani, ti i dedikon c’do euro te fituar Edi Rames(vjedhjes se Rames),
Meta mbeshtetet “ne forcat e veta” .
Une ty te shoh si nje mbivlere mbi vjedhjen,
Meten e shoh te pervetesoje vleren e vjedhjes se vet.
Ne qe votojme per te keqen me te vogel ,s’na ngelet vec te shmangim kete mbivlere te vjedhjes dhe te duartrokasim Meten.
o ti cool man , ne presidence punon edhe ti? se qenke acoollore fare…
o “cool” qe te ka ngecur keq! Me mire te vjedhesh parà apo me mire te shkaterrosh Shqiperine me gjithe shqiptare?! Qe nga lindja e shtetit vjedhjet kane qene dhe jane, por hane dhe te tjeret dhe shteti vet nuk lindi se u hap barku ca njerzeve te administrojne ne interes publik, por per te nenshtruar te tjeret. Shteti edhe ne kohe te Enverit, mbron interesat e nje klase te caktuar dhe kur ka aq shume parà, do fus dhe ne xhep te tij ai qe i administron, por te shkaterrosh demokracine dhe te cenoshe lirine e nje populli nepermjet shkeljes flagrante te ligjit themeltar qe te eshte besuar ta ruash , eshte si ai bariu qe i çon vete dhente ne gojen e ujkut. Kete beri Ilir Meta, plus kusureve qe ka se ato kusure e detyruan te arrije si i pa ngopur deri ketu, prandaj, “cool” efendiu, nuk e di se sa e di se ç’eshte vlera dhe mbivlera, çfare perbejne ato dhe nga dalin ect, por “argumenti yt eshte dhe abstrakt dhe pa kuptim vetem nga deshira jote te kundershtosh Mero Bazen. Une e kam pase shume inat Mero Bazen deri ne vitet 2005, por logjiken dhe argumentin qe te sjell Mero nuk ta sjell as nje makine elktronike e koheve te fundit, bindjen qe te krijon Mero edhe ne parashikimet qe ben jane fantastike, por me e rendesishme eshte interpretimi qe u ben fenomeneve shoqerore duket si thika e kirurgut. Kur ne vendin tim, duke qene larg, ka probleme, shikoj se çfare mendimi ka Mero Baze per kete çeshtje dhe nxitoj te qetesoj veten me analizen e tij, me deduksionet qe nxierr. Prandaj shikoj shume komentues qe shajne me fjale nga me banalet, por ata vete nuk jane gje tjeter veçse produkt i atyre qe nxjerrin nga goja. Ndersa Ilir Meta nuk eshte as burre dhe as shtetar, tani kerkon te mbahet pas litarit. Burreria do te ishte qe te jepte doreheqjen por si duket perfitoi nga Sali Berisha qe e hoqi zvarre vendin dhe mendon dhe ky ta heqi zvarre deri sa te plaket. JO, dita e shpates se drejtesise eshte e shpejte edhe per Saliun dhe per Ilirin dhe ne do marrim fryme lirisht, ndersa ca si ju do e dridhni duke u bere servila si keni grupin e gjakut.
Mire e ke. Edhe rremujat e 1997-s, edhe Gerdeci, edhe 21 janari, zbehen para maskaralleqeve te sotme.
Nje analize brilante deri ne detaj.
Eshte e verteta e qarte,sic shohim diellin qe pervelon dhe henen qe perqesh.
Idhulli i jone eshte i pasuri,i forti,mashtruesi,genjeshtari,hajduti,krimineli,banditi,i shemtuti,idjoti,injoranti,analfabeti.
Sigurisht eshte ne misionin tuaj qe te ndryshoje kjo gjindje,por;
Koha eshte ilaci me i mire per sherimin e plageve.
E tha,i thashe,me tha,ai i itha atij qe ti thote atij tjetrit, qe ai te me thote mua,per tju thene atyre,se ai u ngaterua per te thene ate qe su tha dhe u kuptua ndryshe nga ajo qe donte te thoshte,mbas mijra viktimave qe si llogarit askush sepse ishin keqekuptim i te thenave dhe papritur me nje te thene ndryshe ligjerohen si idhyj.
Kafshe! mblidhuni dhe diskutoni per vetvetveten dhe me pas per te mbushur mendjen e njerezve.
73. In conclusion, even if the President may have pursued a legitimate aim “neither the Constitution nor the Electoral Code establishes any general power for the President to cancel elections and to set a new date”!.
Strasbourg, 29 September 2019 Opinion No. 959 / 2019 CDL(2019)027* Or. Engl. EUROPEAN COMMISSION FOR DEMOCRACY THROUGH LAW (VENICE COMMISSION) ALBANIA DRAFT OPINION ON THE POWERS OF THE PRESIDENT TO SET THE DATES OF ELECTION.
Sa per “Luanin e Arte” le t’ja vare ndonjerit prej macokeve te tij, ose ta shese kur te kete nevoje per para.
Arsyetim BRILANT !
Meerooo! Për 100 vjet nuk e largojnë socialistët Metën. Sa të ketë Gramoz Ruçin, Pandeli Majkon, Finon, Bushatin dhe kompani në PS, hiqe nga mëndja se do largohet Meta nga Presidenca. Jo Venecia, por edhe Roma, Torino, Milano, Napoli, Bolonja e ku di unë, të bëhen të gjitha së bashku nuk e heqin dotë Metën. Vetë ai do të iki një orë e më parë, sepse presidenca është një kostum që i rri shumë ngushtë një hajduti profesionist si ai, por enveristët në PD dhe PS nuk e lënë të iki. Presidenca është e vetmja gozhdë që u ka mbetur ku të varin xhaketën e tyre të dalë boje. Me Ruçin në ballë ata e dinë se janë fare zbuluar ndaj botës së qytetëruar, ndaj do mundohen me të gjitha mënyrat për ta mbajtur aty ku është.
Ajo që të bënë kurioz qëndron në faktin,se përse Eduard Selami është ngjitur sot në katin e dytë të shqupit. Të jetë kjo lëvizje për ti bërë presion PD që të ndërpres luftën ndaj opozitës parlamentare për ta detyruar që të mos votojë shkarkimin e Metës? E them këtë duke patur në konsideratë burimin se nga i vjen forca këtij individi. Apo Selamin e gënjen mëndja dhe, pasi mund të ketë marrë një gjysëm fjale nga Rama kërkon mbështetje dhe nga PD, me shpresë se mund të mbush boshllëkun që ndoshta krijohet me këtë rast?
E le pa gjumë Liken që mos bësh hajër
Kështu është kur në ekrane dalin të tredhur dhe dëgjojnë tit Vasili. Ja çdo të thotë mendje
I nderuar Zoti Baze.
Ke shkruajtur nje PRETENCE juridike te perkryer, kunder “presidentit” Meta, sa specialistet e shkolluar, nuk mund ta hartojne, per mungese kulture e horizonti.
Te tille shkrim, nuk ke shkruajtur deri me sot, dheeeeee, nuk besoj se mund te shkruash ne te ardhmen, mbasi nuk do te keshe më, nje subjekt te tille. Lënda e parë, e tipit Meta, do te te mongoje.
Mendoj se kjo shkrim-analizë e Mero Bazes do të lexohet shumë me më kujdes se edhe vetë opinioni i Venecies nga komisioni Parlamentar i ngritur për shkarkimin e Metës dhe do duhet të jetë pjesë e dosjes respektive. Në fund mund të jetë pjesë e arsyetimit edhe për vendimin përfundimtar që do marrë Gjykata Kushtetuese rreth vendimit të shkarkimit të tij nga Parlamenti. Të gjitha këto nëse do të ndodhin, sepse çuditë shqiptare, për fat të keq, nuk kanë fund!
Venezia fajin ia le kushtetutes, ne te cilen nuk jane te percaktuara qarte kompetencat e presidentit ne lidhje me dekretimin dhe anullimin e dates se zgjedhjeve. Nga ana e tij Presidenti, sipas venezias, pamvaresisht se ka shkuar tej kompetencave kete gje e ka bere ne vazhden e perpjekjeve te tij per te ulur palet ne dialog qe te gjejne nje kompromis gje e cjla do sillte uljen e tensioneve sociale, pra synimi i tij ka qene per te mire te vendit dhe demokracise dhe per kete shfrytezoi nje te drejte qe nuk eshte e parashikuar ne te shkruar ne kushtetute por kam pershtypjen qe ne jurisprudence ka nje shpjegim ligjor edhe per kete. Si perfundim, Presidenti u perpoq per mire me argumentin qe qellimi justifikon mjetin, pozita u perpoq per mire kur mbajti zgjedhje moniste ne 30 qershor dhe opozita beri mire qe bojkotoi zgjedhjet te cilat PS i manipuloi edhe duke mos pasur kundershtar ne fushe dmth si te dali Juventus vetem ne fushe pa kundershtarin dhe ti japi vetes nje penallti te paqene. Tutti felici e contenti e la vita va avanti. Kot nuk quhet gondola…
E nje pyetje kisha: a quhet qe lejohet ajo qe me ligj nuk ndalohet?
Kur qellimi i autorit te shkrimit eshte qe poligoni i qitjes te spostohet vetem kunder Metes dhe turma te kenaqet me “kurbanin e radhes”, jo se nuk e meriton, por duke lene qellimisht menjane kryeministrin aktual te krizes dhe te stanjacionit, ortakun me te madh te kryebanditeve te politikes, ate qe kryeson shtetin dhe pushtetin, atehere mund te aludosh se opinioni i Venecies eshte me i rendesishem se vendimi i Bundestagut gjerman apo atij te Hollandes e Frances, etj. madje edhe te vete Bashkimit Europian per hapjen e dyerve Shqiperise per ne komunitetin europian.