Kriza vjen nga mungesa e paqes brenda opozitës

25 Shtator 2019, 19:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

SHBA, OSBE dhe Bashkimi Europian u investuan që Lulzim Basha të pranonte më në fund kthimin në tryezë bisedimesh për zgjidhjen e krizës, duke e lavdëruar paraprakisht atë për hapin që duhej të hidhte. Ivi Kaso, një ekspert i opozitës, u ul në tryezë, lexoi një deklaratë si Neritan Ceka në Parlamentin e 1991 dhe iku duke ngritur një stuhi, e cila për pak prishi tryezën.

Nervozizmi erdhi nga përplasja mes opozitës parlamentare, e cila është bashkëdrejtuese e Komisionit të Reformës Elektorale, dhe qëndrimeve të të dërguarit të opozitës joparlamentare.

Thelbi i konfliktit është që Lulzim Basha kërkon të kthehet në sistem, pra të pranojë dështimin e strategjisë së tij, por sfiduesit e tij, opozita parlamentare, të ndëshkohen. Me pak fjalë, ai pranon që e ka humbur betejën e rrugës, por nuk pranon dot, që fitimtarët e asaj beteje, opozita që nuk pranoi të dalë në rrugë, të jetë faktor.

Ky është i vetmi rast në histori, kur një humbës kërkon të ndëshkojë fitimtarët, dhe t’u vjedhë atyre fitoren.

Lulzim Basha nuk ka asnjë problem me Edi Ramën në këtë histori. Edi Rama ja ka lënë opozitës të drejtën për të bërë propozimet për reformën zgjedhore. Problemi që ka opozita është se ka humbur përfaqësimin dhe nuk bie dakord çfarë t’i propozojë qeverisë për të miratuar.

Opozita parlamentare ka prioritet sistemin, Basha ka prioritet financimin e partive, pasi është djegur nga paratë ruse, partitë luajale të Bashës, kanë prioritet garancinë që Basha të ketë mundësi t’i fusë prapë në Parlament…

Në këto kushte, suksesi i tryezës parlamentare nuk varet më nga vullneti i qeverisë, pasi ajo ja ka deleguar opozitës të drejtat e propozimeve, por nga paqja brenda opozitës.

Lulzim Basha para se të dërgojë Ivi Kason me një copë letër në tryezë, sa për të bërë adetin, duhet të guxojë dhe të ulet me opozitën parlamentare, të pajtohet me ta, t’i rikonsiderojë pjesë të opozitës dhe t’i përdorë si mekanizëm për të kthyer në sistem, Partinë Demokratike.

Ata janë listë e tij, produkt i tij, dhe sfiduesit e tij. Ata e fituan betejën që nisën në shkurt kundër Lulzim Bashës dhe tani është Basha që ka nevojë për ata, e jo ata për Bashën.

Pajtimi i opozitës parlamentare me opozitën e rrugës, është e vetmja zgjidhje që opozita të ngjallë shpresë dhe të diktojë rregullat në tryezën e reformës elektorale e më tutje.

Dhe natyrisht, Basha duhet të paguajë një taksë për dështimin e revolucionit të tij. Sa e lartë është ajo, e ka në dorë opozita, ajo parlamentare dhe ajo e rrugës, dhe jo dy- tri vetë që shkojnë pas Bashës për t’i mbajtur çantën.

Ky është rasti kur Basha do paguajë çmimin për mungesën e lirisë dhe rregullave brenda PD-së së tij dhe jo për mungesën e rregullave në zgjedhjet parlamentare.

Nëse Basha nuk ka fuqi të pajtohet me të vetët, nëse nuk ka fuqi të pranojë dështimin dhe të gjejë fuqi të ribashkojë opozitën, tryeza për reformën elektorale nuk i hyn në punë askujt, pasi ne do të vazhdojmë të kemi një opozitë humbëse, të pashpresë dhe ndoshta përsëri duke bojkotuar zgjedhjet, nga frika e humbjes së Lulzim Bashës.

Tani që i doli turpi dhe u kthye në tryezë, mirë është t’i dalë turpi e të ulet me Rudina Hajdarin, Murrizin e Patozin. Se pavarësisht vërejtjeve që kemi për të, ai e ka një talent, që nuk e ka askush. Nuk ka turp kur gënjen. Dhe ky është rasti kur ky talent i hyn në punë.

17 komente në “Kriza vjen nga mungesa e paqes brenda opozitës”

  1. Sit back and relaks■●durj▪ says:

    Asnjeri nuk ka nevoje per asnjerin. Keto jane gili pili vili koti me qellimin final per mbajtur delet ne vathe e per ti cuar te kullosin per bar 1 here ne 4 vjet qe keta dobicat dhe dobicet ti mjelin per 4 vjet rresht deri ne kullotjen e rradhes. Show must go on.

    1. Raimond vlonjati says:

      Ky Mero te mbush mendjen , ndaj degjoheni se ky nuk ha mut kot ??

    2. Raimond vlonjati says:

      Kur lexon keto komente ketu ,
      kupton se sa nivel te ulet intelekti dhe nivel te ulet moral ne cdo aspekt kane keta samurajt e Rames

      Turp dhe faqja e zeze jeni more letyra

      1. shqiptari i ilirise says:

        O Rajmond.
        Ty Luli me Berishën ta kanë mbushur kafkën me mutin që bëjnë.

  2. Sali Trimi says:

    Opozita donte te bente Shqiperine rrumpalle por Rama beri opziten rrumpalle. Ta shajme ne sa te duam Ramen qe nga bytheperjashta e deri kallam deshtaku, por e verteta e hidhur per opoziten mbetet. Ai eshte jo vetem me i zgjuar se ata, por e vetmja alternative. Ai po luan shah me opoziten dhe po fiton. Vertet qe SHBA OSBE dhe Bashkimi Evropian, mbeshtesin diallogun me opoziten, por ne praktik eshte Rama qe I beri ata lesh e li. Mjeshter i njohjes se mentalitetit te PD ai vuri ne nje tryeze si opoziten jo parlamentare dhe ate parlamentare. Llogjikisht opozita jo parlamentare nuk ka pse te jete ne komisjon. Ajo thjeshte mund te dialogoje me PS apo te tjere, por ne Komisjon duhet te jene Pozita dhe Opozita Parlamentare. Ne fund ashtu dhe do perfundoje. Me nje fjale Rama po fshin by…me opoziten joparlamentare dhe ata nuk e kuptojne.
    I versulen Rudines! Nuk kuptojne akoma poziten e tyre qe jane thjesht per dekor. Eshte Rudina ajo qe ne fund do vendose, por Rames I leverdise qe Demokratet me dhe pa parti te zihen njeri me tjetrin. Kjo sepse Rama I ka veshur rrobat e te “fortit” Lulzim Bashes dhe ai hiqet si I forte, por ne vend dhe kohe te gabuar. Koken hengert si dhe po e ha!

  3. Tiranasi says:

    Sagllam ashtu z. Mero, kemi te bejme me nje genjeshtar te paturp. Ne deklaraten e sotme para gazetareve u mburr se partia e tije dhe vet ai ka meriten e madhe per vendimin Gjerman. Ai tha se u lodh fuke lobuar dhe tju kthente mendjen gjermaneve per nje po; kur te gjithe e dime se ai si shtrigan brithte larte e pishte ne per evrope, per tu mbushur mendjen , qe shqiperia nuk e meriton celjen e negociatave me kete qeveri trafikante e te koruptuar. Cmund te thuash per nje battard te tille ?.

  4. familja e madhe shqiptare mbi te gjitha says:

    Kriza vjen ngaqe rilindja, minoritaret e jugu duan ne mos ta asgjesojne ta percajne e paralizojns. opoziten. Kur gjithe mediat brenda e jashte vendit duhej tw merreshin me mosintegrimin ne be te shqiperise ndersa maqedonise po.Per te mbuluar kete rama hedh ne loje miken e tij te vjeter topallin duke paguar zerin e amerikes ende sorosian qe kjo medie te jepte deklaratat e topallit .Kjo e fundit asnje fjale nuk tha per mosintegrimin pa kushte te shqiperise si maqedonia. Ndoshta miku i saj rama po financon vajzen e saj per force te re politike.Cfare Turpi.Cfare Mjerimi.Pd dhe eksponentet e vjeter te saj mbeten perjetesisht skllever e pengje te sigurimit te shtetit me sa duket.Ndaj rama i kap jo vec per hunde.Kur shqiptaret perdoren nga sigurimi, agjenturat apo minoritaret , vertet eshte tragjedi.

  5. Fol shqip says:

    Pse nuk emigrojne politikanet

  6. Monitor says:

    Basha kerkon pazar! Do imunitet per vehte dhe ndoshta edhe per Salen, pasi ceshtjet e tij jane te lidhur me te! Eshte e kote te merreni me ata! Kjo sjellje cubash e perfaqesuesve te PD, eshte abuzim me ndaj interesimit dashamires te nderkombetareve per realizimin e demokracise dhe Integrimin e Shqiperise! Kjo sjellja e L.Bashes dhe Sali Berishes eshte abuzim me PD dhe militantet e saj.
    Gjykoj se plotesimi i kushteve per integrim dhe demokraci ka nje kyc qe e mundesi.
    Ky eshte fillimi i punes se SPAK dhe BiH, pasi nga informacionet rezultoje te jene institucione te pavarur dhe me integritet, te dala nga Vetingu. Jane i institucione te qe po ndertohem Ben kujdesin dhe interesimin maksimal te KE dhe USA.
    Fillimi i punes se tyre do te sjell ndryshim te skenes politike ne menyre te shpejte.
    Mbas kesaj besoj se nuk do te shohim me sjellje jo politike qe duken jo bindese, arrogante dhe kapricioze.
    Mos fjale shqipe (Fishta) thote: Burri i mire ne Kuvend nuk ngutet, prej trimnie jo prej tutet ( frigohet).

  7. Jugu says:

    Kriza vjen nga opozita? E ke seriozisht apo tall menderen me popullin sic beje ne kohen e Berishes qe e nxorre djalin e Rames me baba gjyshin e tij.
    Po qeveria apo ajo nuk ka faj as per ikjen e njerezve nga syt kembet, as per krizen politike, as per mos futjen ne Europe, as per PPP, as per tenderat, etc.
    Ti i ke telendisur Hajdareshen dhe Murrizin kur nuk e devijonin ujin ne mullirin e Rames, tani na i nxjerr te mire dhe pranueshem. Na je kthyer ne rehabilitues i Jozefines, Hajdarit, etc. Se shpejti do kthehemi perseri te Fariu dhe qoftet.

  8. uskania says:

    Në cilin debat institucional për reformat ka marrë pjesë PD këto 6 vjet kur nuk është në qeverisje? Misioni i Lulushit i tillë është, antisistem.

  9. shqiptari i ilirise says:

    O Rajmond.
    Ty Luli me Berishën ta kanë mbushur kafkën me mutin që bëjnë.

  10. Petrit says:

    O mjero.
    Per zotin je i madh.
    Te tillë shkrime vetem ti mund ti besh.

  11. toni says:

    Mero, O i mjere,
    E ke te shiturin ne rrace ti,
    Ti ishe ai studenti e shkruante per Partine e Socializmin, pastaj per Berishen ,tani per Ramen,
    Shyqyr qe ke nje grua pllasem,se do t’ja kishe afruar Rames si shenje besnikerie ,
    Po si su lodhe o mortje duke lepire byrthen e Rames?! Po pidh te kishe lepire do te ishe lodhur or plak pervers…lol
    Ka ardhur koha te nderrosh bythe Mero…gjate e cove…

  12. Bureto says:

    @ Familja e madhe! Mos ke gjë në mendje grekun Dule, krah Bashës, kur thua ‘minoritarët e jugut’, duan të përçajnë e paraluzojnë Opozitën?! Lexoje dhe një herë çfarë ke shkruar, hë të keqen….
    Së dyti kur thua se dhe Rilindja ka këtë mision, ke të drejtë, po pse si kujton ti, që ajo duhet t’i fërkojë krahët opozitës. Misioni i çdo partie në politike
    është ‘asgjësimi demokratik’ i kundërshtarit. Apo jo….?

  13. KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ivi Kaso ,mos eshte ai berishiani qe fshiu nga serveri ngjarjen e 21 Janarit ?
    Mos u ” ulni ” me te tryeze !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje