Nga Mero Baze
Bundestagu gjerman i dha miratimin e tij Qeverisë Federale, që të miratojë vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky është vendimi që i nevojitet Qeverisë gjermane prej Bundestagut, lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Më poshtë Bundestagu ka vendosur një sërë kushtesh që duhet të realizohen gjatë procesit të negociatave, të cilat detyrojnë Qeverinë gjermane që t’i ndjekë në raport me hapat e mëtejshëm të Shqipërisë.
Ajo që Qeveria gjermane çon në Bruksel nga vendimi i Bundestagut, është miratimi i hapjes së negociatave. Në këtë pikë, Shqipëria ka kaluar një postobllok të fortë, dhe ndoshta më të vëmendshmin dhe më seriozin ndaj zhvillimeve në Shqipëri.
Kushtet në tërësi janë procesi në vazhdim i Reformës në Drejtësi, ndaj të cilës ka një betejë reale kundër nga Presidenti i Republikës dhe opozita, por që është një proces i pakthyeshëm, i padevijueshëm dhe i panegociueshëm, që vlen më shumë për Shqipërinë, se sa për Bundestagun, apo vendet e tjera europiane.
Nëse dhe Franca dhe Holanda japin votën pro në parim dhe theksojnë këto kushte, atëhere procesi i hapjes së negociatave të Shqipërisë për në BE, quhet i filluar dhe vazhdimi do të jetë një betejë e vazhdueshme mes mbështetësve të Reformës në Drejtesi dhe kundërshtarëve të saj, duke e kthyer atë në një betejë reale politike të forcave pro perëndimore dhe kundërshtarëve të frymës perëndimore në drejtësi.
Të gjitha kushtet e vendosura nga Bundestagu në fakt janë më të mira se vetë procesi i anëtarësimit, pasi ato janë çfarë kërkon çdo qytetar shqiptar.
Ngritja e SPAK, e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, fillimi i procesit të ndëshkimit të zyrtarëve të korruptuar, shprehja për legjitimitetin e 30 qershorit, janë kërkesa të çdo qytetari shqiptar, që edhe nëse nuk do ishin kushte gjatë negociatave, do të ishte objektiv politik i Qeverisë shqiptare.
E vetmja gjë që vlen politikisht nga kushtet që po na vendosen për negociatat, është se tani e tutje beteja për Reformën në Drejtësi është bashkuar dhe është bërë një me betejën për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ashtu siç dhe kundërshtimi i ngritjes së institucioneve të Reformës në Drejtësi, është dhe betejë kundër anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në një farë mënyre Bundestagu, por ndoshta dhe ndonjë vend tjetër Perëndimor, ka bërë objektiva të vetat, objektivat e mbështetësve të Reformës në Drejtësi në Shqipëri, duke e ndarë shoqërinë shqiptare në pro anëtarësimit në BE dhe kundër anëtarësimit në BE, sipas kriterit, kush është pro reformës në drejtësi, është dhe pro BE, dhe kush është kundër reformës në drejtësi, është dhe kundër anëtarësimit në BE.
Kështu që sot e tutje, këta që janë kundër Reformës në Drejtësi e kanë të ndaluar të qajnë, ose së paku t’i kursejnë lotët, kur flasin për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pasi ata janë problemi. Këto kushtet e Europës për Reformën në Drejtësi janë një mallkim për ta dhe gjithë forcat anti-perëndimore të Shqipërisë.
Basha nuk po i ndahet Holandes deri sa kjo te thote nje “jo”!Ai gati çdo jave shkon per te marre vesh te rejat e mos hapjes se negociatave,siguri kjo e çfaqur nga “rakia e skraparit” kur deklaron me ironin e Qim Pekes dhe humorin e Bes Kallakut se po u hapen negociatat une do ti jap Rames dy medalje,nje qe kerkon te konfirmoje qe eshte president me fuqiplote dhe te dyten kerkon tia jape me rastin e 75 vjetorit te fitores mbi okupatorin ,pasi me te dytetn do ti japi edhe pengmarresit te Shqiperise Sali Berisha si “burre shteti” dhe Lulezim Bashes per kontributin e shquar qe ka dhene per mos hapjen e negociatave si “yll ne ngjitje”!Ja pra perse kinezi Lu donte qe te fuste me ç’do kusht brenda Saimir Tahirin si njeri i pathyeshem e kundershtar i “Burrit te shtetit”,i “Yllit ne ngjitje” dhe i Baftjarit president!
A sa bukur
Jemi I vetmi vend ne europe qe celjen e negociatave e festojme per here te trete deri tani.
Vetem se gjermanet shkruajne se: ” moszbatimi I ketyre pikave do te veshtiresoje celjen e negociatave ”
Une si shqiptar nuk kam pse besoj gjermanet, une si shqiptar besoj rilindjen dhe kuptohet qe gezohem prape sivjet per tu gezuar prape vitin qe vjen.
Eshte shume bukur qe celja e negociatave eshte bere si krishtlindja
E festojme pervit
PS: keta qe kane vjedhur zgjedhjet dhe gjermanet I duan ne burg, do I kemi si dhurate krishtlindjesh cdo vit nga 1 apo do shkojne te gjithe njeheresh????
Jo more Mero se cdo qytetar nuk kerkon kushtet qe ka vendos Gjermania. Cdo qytetar kerkon pune, siguri, qeveri, qe te mos braktiset vendi sic po ndodh ne keto vite qe po qeveris Rama dhe ti me te. Qytataret kerkojne shprese qe Rama jua a ka vrare perfundimisht edhe pse ti mundohesh ne maksimum te besh propagande sic beje edhe per Berishen kur vendi po digjej dhe bandat komandonin.
Ti bie dakord me shprehjen e legjimitetit te zgjedhjeve ne 30 Qershor? Por ti na ke merzit dhe ke ber tru shplarje gjate gjithe kohes qe ato ishin legjitime dhe te rregullta, tani na bie dakord me Gjermanet qe thone pse nuk po denohet njeri per vjedhje vote dhe qe dikush te shprehet nese 30 qershori ishte legjitim apo jo. Ato kushte duken qartazi qe rendojne qeverin.
Drejtesia eshte kyci i te gjithave.Pa drejtesi nuk ka siguri,pune ,mireqenie o taj.Na e quan veten jugu sikur perfaqeson te gjithe jugun dhe sikur ne jug nuk ka derra.
Mos ik shume ne Jug ti se do kalosh ne Greqi dhz do tz perzene çamet e Idrizit 50%
PEREDNIA NE LIBRAT E SHENJT FLAT PER DRETESIN SI NENA E TE GJITHA TE MIRAVE DHE KEQIJAVE, PA DREJTSI SKA DEMOKRACI. KUSH E RUAN DEMKRACINE ,KUSH E GARANTON ? VETEM DREJTESI, DREJTESI PERENDIMORE ,KUSHTE PERENDIMORESH ESHTE GARANTI PER DEMOKRACI DHE RRJEDHIMISHT PROSPERITET E MIRQENIE NE TRE ARDHMEN.
Zoti Mero, kushtet nuk ndajne Shqiperine ne “pro dhe kunder reformes”. Shqiptaret dhe Shqiperia jane 99.999999% pro reformes dhe e duan Shqiperine si Evropa. Kushtet zoti Mero vetem sa bejne te qarte se Saliu, Iliri, Basha dhe Monika jane antishqiptare. Ata kane vene interest e tyre mbi ato shqiptare. Keta hajdute dhe kriminele mbeshteten nga nje pakice injorantesh dhe dallkaukesh dhe nuk jane Shqiperia. Keto kushte do sherbejne qe edhe injorantet, te paditurit dhe naivet te kuptojne se ku fle lepuri. Ne fund edhe dallkauket do ripozicionohen me shqiptaret normal, me qellim qe te fillojne prape nga e para zullumet e tyre. PD dhe LSI do ecin poshte e me poshte.
Kushtet e vena jane ne te njejten rezonance me politiken amerikane per reformen ne drejtesi. Kjo pune zgjati 30 vjet. Shqiperia do egzistoje shume me gjate. A do te jete Shqiperia vend me i mire apo jo, kjo do varet sa serioze do jemi ne, njerzit e zakonshem qe te mbeshtesim te miren.Sot o kurre vlen thenia e Abraham Linkolnit qe ka thene: “pyet cte besh per vendin tend dhe mos pyet se cben vendi yt per ty”. Lufte krimineleve, hajduteve, spiuneve dhe dallkaukeve te te gjitha ngjyrave, po qe se e duam Shqiperine!
Sa here shtrohet ceshtja e negociatave me kujtohet diskutimi brilant i Aldo Bumcit si antar i delegacionit te parlamentit shqiptar ne Bruksel (ne mos gaboj) kur bente thirrje per moshapje te negociatave ku i la me goje hapur te gjithe europianet te cilet nuk u besonin vesheve per xhevahiret e Aldos. Ky diskutim i Aldos flet Sa per njemije fjale dhe shpreh realisht qendrimin real te PD per kete problem edhe sot qe flasim, madje do te shtoja qe edhe termeti i lajmeruar nga Cim Peka mund te kete qene ne funksion te kesaj, sepse pritej te ngjallte panik per te amplifikuar artificialisht situate kaotike qe te mdikojne sa te munden negativisht ne kete drejtim
I ka marrë frenat Evropa dhe Amerika ,
sado të përpiqen këta palaçot tanë, një vërë në ujë do bëjnë.
E SHIKOJ INTERESANT SHKRIMIN,JAM I GEZUAR ME VENDIMIN E GJERMANISE, QE GJERMANIA OSE EDHE TE TJERA SHTETE VENDOSIN KUSHTE E SHIKOJ NORMALE,NE KERKOJME TE HYJME NE “”SHTEPITE “” E TYRE ,NE BANKAT E TYRE,TE PERFITOJME NGA NDIHMAT E TYRE.DHE ATA ME TE DREJTE VENDOSIN KUSHTE.DO ISHTE BUKUR TE NA PRANONIN PA KUSHTE POR NEVE SI KEMI BINDUR ATA DHE NUK JEMI NE ATE NIVEL.QEVERIJA NDOSHTA SI KA ARRITUR TE GJITHA REZULTATET PER TA BINDUR EUROPEN.OPOZITA E ME KRERET E SAJ TE KORRUPTUAR DHE SHPESH HERE TE INKRIMINUAR NUK KA NDIHMUAR QE QEVERIJA TE JETE NE RRUGEN E DUHUR.SHPRESOJ QE ELEKTORET KETE RRADHE TE MENDOHEN GJATE NE ZGJEDHJEN E ATYRE QE DUHET TE DREJTOJNE VENDIN.
Ne shqiptareve te Amerikes, u gezuam pa mase qe, Bundestagu Gjerman i hapi driten jeshile hapjes te negocjatave per Shqiperine. Desherojme dhe shpresojme qe kete qendrim te mbajne edhe franca me Holanden si v ende skeptike.
Nese shqitaret jane gezuar nga ky lajm, opozitaret PD, LSI, perfshi edhe presidentin Meta, qe kane mbi dy vjet qe kundershtojne rreformat, shajne e mallkojne SHBA, BE, per rreformen ne drejtesi, sa presidenti Meta me ironi para pak ditesh , u shpreh se ;Po te hapen negocjatat per hyrjen ne BE ne Tetor, dota dekoroj Ramen;
Hipokrizia e ska fund e ketyre kameleoneve. per tu cuditur, qekurese muaren vesh qendrimin e kancelares Merkel per mbeshtetjen e qeveris dhe SHqiperis per hapjen e negocjatave, filluan ta dredhin gjuhen, sikur , u digjet shpirti per hapjen e negocjatave dhe mandej theksojne se ter fokusi i punes te tyre esht , hapja e negocjatave, Kete hipokrizi e pame edhe sot mbas mbledhjes te kukuvajakave kryetareve te partive opozitare ne takimin me Bashen, ku u shqua kryetarja e LSI Monika, gruaja e presidentit, duke thene se, Objektivi i punes tone eshte ;Hapja e negocjatave per hyrjen ne BE; Te kesh dy…… e dhe njeren ta shqyesh.
SHpresojme, ti therasin mendjes, te mos hedhin gure nen rrota, te bashkepunoojne me mazhorancen, per miratimin e kodit zgjedjor dhe cdo ndryshimi qe duhet bere ne kushtetute, per cdo ndryshim qe i sherben venjes ne je te vrejtjeve te OSBE ODIRIT, per zgjedhjet ne pergjithesi, ne menyre qe edhe SHqiperia te bej zgjedhje te lira, te ndercme dhe demokratike., jasht ndikimit partiak qe, e ka mare me qafe vendin tone.
Po e deshirojme te gjithe hapjen e negociatave.Por i dashur Mero ti vete nuk e ke hallin tek negociatat.Shkrimi tend ka helm brenda.Eshte nje dashakeqesi qe nuk e di nga te buron.Eshte deshira jote per ta pare Shqiperine dhe shqiptaret te ndare dhe te percare.Cilat jane forcat antiperendimore ne Shqiperi.Opozita, Shqiptaret qe protestojne qe ju tjetersohet vota,qe po marrin arratine se ju mungojne keshtet per jetese.Dhe pro qenkan ai grup te paskrupullish qe kane uzurpuar cda gje dhe po e vjedhim me metoda perendimore Shqiperine.Ata qe mbasi u japin fakireve nga nje pjate supe qe te kall krupen shkojme dhe hane pjata nga 100 euro ne restorantet e shtrenjta te tiranes.Keta qenkan pro reformes.Turp.Publikoje edhe kete mendim nuk eshte antireforme.
Je i sakte, me mire madje qe u tha po me kushte
Nje kusht mjaftonte; largimi I kesaj bande antishqiptare vllehesh,boshnjakesh,serbsh,grekesh,bullgare,rome, egjyptiane e hajdutesh,mercenaresh,sigurimsash,trutharesh,kopukesh,Deshtakesh,te ligj,pagane-majmunesh dhe te kishim Zgjedhje te Lira e Demokratike.Cudi se gjermanet Jane dhe racionale! Kane shkruar gjate se nuk Jane te autorizuar te shkruajne shkurt! Ndoshta kete te drejte e Kane vetem amerikanet.Do zoti e bejne shpejt.Qe Sot!
Çuditem kur dëgjoj duhet drejtësi në Shqipëri.Më thoni në kë vend të botës ka drejtësi?Drejtësi do të thotë mos maresh para me thasë por për aq sa nevoiten për të jetuar normalisht.Çfarë drejtësia do vendoset në Shqipëri kur siç dëgjojmë paret që do marin njerzit e drejtësisë janë sa gjithë paratë e shqiptarëve?Gjykatës prokurorë do marin pare jo vetëm për vete por për gjithë fisin e tyre.Kjo është drejtësi?Deputetët marin pare sa paret e gjithë pensionistëve ?Doni drejtësi gjithë njerzit e politikës duhet të marin pare sa një nënpunës i thjeshtë dhe jo dhjetë herë më shumë.Duke u paguar shumë partë përdoren për punë të këqia dhe kur shkon në Shipëri dëgjon:këtë fabrikë e ka presidenti,këtë Rama,këtë ministëri këtë deputeti e kështu me radhë.Pse nuk am unë?Sepse mar 150 mijë lekë të vjetra pension që nuk dalin as për drita ujë dhe taksat e bashkisë.Prandaj duke dhënë para pa hesap as ka patur dhe as do ketë drejtësi…
Keshtu thote stereometria…??
E lexova me vemendje analizen dhe po kerkoj ti jao nje emer atyre kunder reformes dhe antiperendimore
E fillova me berishen ai eshte jashte politike qe dy vjet po ashtu dhe basha fatja titi mona
Me ngeli te hedh syte se kush po e bllokon se fundmi dhe me dilte vetem rama &c meqe te tjeret kishin celsat e kashtes
E ka shkruar merja me kod apo e kam kuptuar gabim!!!
Mero je debil, ben vete apo i di njerezit debila????
Mero je debil, ben vete apo i di njerezit debila?????
“Asgje te re nga fronti i BE-se”
Kwto kushte Gjermania ka vite qe ia kerkon qeverise sone, por ne nuk duam te levizim.
Rilindasit thone nuk hyjme ne be se nuk na le berisha te arrestojme berishen e triumfon keshtu drejtesia e hyjme ne be.
Gjermania te kishte sjelle nje force speciale ushtarake SS me Hitlerin ne krye qe te mbaronte ca pune qe i la pergjysme me 1944!!!!!