Nga Mero Baze
Deri tani për 24 orë, janë provuar këto gënjeshtra.
E para, Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë deklarim pranë Institutit të Ndërtimit dhe Task Forcës së Emergjencave për dëmtim të apartamentit nga tërmeti. As ndonjë banor i atij pallati nuk është ankuar. Pra thjesht ka gënjyer, se është zhvendosur nga pallati për shkak të tërmetit.
Së dyti, deri tani nuk rezulton asnjë kontratë qiraje e Lulzim Bashës për dy vilat e marra nga ai dhe vjehrri i tij në një rezidencë luksoze në periferi të Tiranës. D.m.th Lulzim Basha nuk ka asnjë deklarim për marrje me qira të vilave.
Pra ka gënjyer që i ka marrë me qira, ose më keq akoma, nuk ka deklaruar kontratën.
Nga ana tjetër, gazeta ka prova se Lulzim Basha ka lidhje interneti dhe kontratë uji në banesë në emër të vet.
Për më tepër do t’i lëmë shansin Lulzim Bashës të thotë gënjeshtrat e radhës, që t’ia provojmë.
Nga një interesim i shpejtë, të dy vilat kanë qenë më parë në përdorim nga dy Ambasada të huaja Perëndimore në Tiranë. Njëra nga Ambasada e Suedisë dhe tjetra nga ajo e Sllovenisë.
Qiraja e vilave ka qenë 3 mijë euro në muaj. Kur është zgjidhur kontrata me to, pronari ka pretenduar se i ka dalë një klient për t’i shitur.
Tani Lulzim Basha duhet të zgjedhë të dëshmojë, nëse i ka blerë, apo i ka marrë me 3000 euro në muaj qira, që bëjnë 6000 euro të dyja në muaj.
Sa për pishinën, ka të drejtë. Ato kanë një pishinë për të dy vilat, dhe me sa dimë ne, ky shkon mirë me vjehrrin dhe ai besoj do ta lejojë të lahet tek pishina e vet.
Por përtej humorit që shkakton papërgjegjshmëria për të gënjyer dhe për të mos qenë transparent me deklarimin e pasurisë, Lulzim Basha është shembulli më i keq i ndonjë politikani shqiptar, që nuk ka pranuar të bëjë asgjë transparente në jetën e tij politike.
Në fund të vitit 2004, kur erdhi në Tiranë, u prezantua se kishte mbaruar Universitetin e Utrehtit dhe punonte në organizata ndërkombëtare, në poste të rëndësishme.
Siç u vërtetua më pas, ai është diplomuar për master në 31 gusht 2005, pasi ishte dekretuar ministër.
Shtypi ka publikuar vërtetime nga Universiteti i Utrehtit që ai ka kryer studimet para-universitare në vitin 1999 dhe masterin në vitin 2005, dhe ai kurrë nuk ka dhënë shpjegim se si ka punuar gjatë kësaj kohe, që ka qenë edhe student.
Lulzim Basha nuk ka dhënë kurrë sqarim për pasurinë e tij. Ai ka deklaruar rreth 1 milionë euro pasuri kur ka ardhur në vitin 2005, dhe asnjëherë s’ka treguar burimin e tyre, ndërkohë që të rezulton të ketë qenë student deri më 2005, ndërkohë që ka kryer punë të rëndomta si përkthyes pranë UNMIK, përfshi dhe një periudhë si dixhej në Kosovë. Këto të ardhura mjaftojnë për të jetuar, por jo për një milionë euro pasuri.
Lulzim Basha ka mohuar nga komplekset bursën e Sorosit, edhe pse ajo është në evidencat e Soros-it. Jo se është krim, por për shkak të zakonit të tij për të mos qenë transparent.
Lulzim Basha ka shmangur përballjen me drejtësinë për skandalin e “Rrugës së Kombit”, duke mbyllur çështjen me procedurë, dhe kurrë nuk ka dhënë shpjegime për publikun, se në çfarë rrethanash i ka marrë ato vendime abuzive.
Lulzim Basha ka rol kyç në vrasjet e 21 janarit si ish- ministër i Brendshëm dhe dëshmitë e Sokol Olldashit e Bamir Topit tregojnë se ai ka tentuar të përdorë pushtetin për të devijuar hetimet dhe për t’i mbyllur ato. Ai kurrë nuk është marrë nën hetim për këto vrasje dhe kurrë nuk ka dhënë shpjegime publike.
Lulzim Basha ka emëruar konsull nderi të Shqipërisë shokun e tij të ngushtë, turkun problematik Kamil Ekim Alptekin, i cili sot është nën hetim ndërkombëtar nga SHBA, për terrorizëm dhe pastrim parash. Lulzim Basha është dëshmitar në martesën e tij.
Kurrë nuk ka dhënë shpjegime pse ka përdorur pushtetin në Shqipëri për një mik të tij, i cili përlyen emrin e Shqipërisë.
Lulzim Basha ka privatizuar financat e Partisë Demokratike dhe ka përdorur vulën dhe siglën e saj për financime të dyshimta të një lobisti në SHBA. Hetimet amerikane dëshmojnë se janë para të ardhura nga Rusia në emër të Partisë Demokratike. Sa herë ka folur për këtë çështje ka gënjyer.
Një herë tha këto pars i mblodhën shqiptarët në SHBA, pastaj tha nuk e di se kush ja ka dhënë lobistit. Është ende në hetim në SHBA e Tiranë, por kurrë nuk ka thënë dy fjalë njësoj.
Lulzim Basha përdor një veturë super të shtrenjtë në dosjen e të cilës Prokuroria mund të verifikojë fare lehtë, se qysh ditën e parë që ka ardhur në Shqipëri, ajo veturë ka shofer, shoferin e Lulzim Bashës.
Atë e ka blerë fillmisht pronari i një kompanie nga Elbasani, që merrte tendera nga Lulzim Basha në Tiranë, pasaj ja ka transferuar një kompanie tjetër që shet e blen makina, por makina ka mbetur gjthnjë me shofer, shoferin e Luzlim Bashës.
Ai asnjëherë nuk ka dhënë shpjegime se si mund të ndodhë që një makinë ndërron pronarë, por kurrë përdoruesin. Dhe e ka gjithë jetën me qira.
Lulzim Basha i ka dy vajzat e tij në shkollën më të shtrenjtë në rajon, për të huajt që gjendet në Tiranë, ku kostoja vjetore e të dyjave është minimumi 40 mijë euro. Kur e pyet publikisht, thotë që vajzat i kam si gjithë të tjerët në shkollë në Tiranë, dhe harron se “gjithë të tjerët” nuk janë ata 30 milionerë që kanë fëmijët aty.
Kjo e fundit e marrjes së dy vilave është vazhdimi i këtij stili për të mos u përballur kurrë me skandalet që i botohen në shtyp.
Gjithmonë thotë një gënjeshtër dhe pastaj vazhdon u shet moral shqiptarëve dhe të huajve, si njeri që lufton korrupsionin.
Të gjithë e mbajmë mend se si Lulzim Basha, i bënte gjyq përfaqësisë së Bashkimit Europian në Tiranë, pse kishte blerë një vilë tek rezidenca “Rolling Hills”. Tani vetë, bashkë me vjehrrin, jeton në dy vila që përdorte më parë Ambasada e Suedisë dhe ajo e Slovenisë.
Është koha që ky njeri të përballet me faktet dhe të mos lejohet t’u shesë moral shqiptarëve të stresuar nga varfëria, ndërkohë që vetë jeton në luks të paverifikuar dhe shpenzime milionerësh.
Është koha që ILKPD të bëjë hetim të thelluar për pasuritë e tij dhe deklarimet e tij, dhe të hetojë asetet reale që posedon, që nga vetura e deri tek vilat.
Mbi të gjitha, është koha që demokratët që shpresonin tek revolucioni i Bashës, dhe ishin gati t’i vinin zjarrin Shqipërisë, të kuptojnë se ai nuk po na gënjen ne të tjerëve, se ne e dimë kush është. Po tallet me ata.
I jeni qepur ketij lulit sikur kush e di ca po ben.
Ai lule dielli po ha si tit vasili..
Lereni te shkretin se eshte lodhur per shqiptaret e varfer…
Ka luftuar me molotov ne dore per tu ber KM,po ta ler saliu…
Lereni te shijoj paret e vefes dhe ato qe ka vjedhur…
Po saliu cmendim ka per kete varfanjak qe po sakrifikon per popullin…
Shto qe asnjehere nuk ka dhene shpjegim se perse vellai i tij me nene e babe eshte i dorehequri nr.1 nga procesi i vetingut!!!
Koha per tu pergjigjur ka ardhur e ka kaluar. Por kush duhet ta pyesi? Marika?
Pastaj, kush u pergjigj qe te pergjigjet Lulja? Me Edi halene e sorollop tallin menderen keta. Edhe boll i permendet te vraret e 21 Janarit se i cnderoni. Gjaku i tyre nuk ishte thare ende kur Edi puthej me Ilirin. Apo harruat? Turp
E verteta eshte se L.Basha se rruan per asnje ne kete vend!
Sakte! Dhe te mendosh qe Luli ka shume mundesi te mos kete fare bibilush!
Kjo eshte e vertet dhe a e din pse ;Sepse atij Saliu i ka trasheguar stemen qe ka mbajtur per mese 47 vite nen jaken e xhaketes ,ku nga kandidat qe ishte “yll ne ngjitje” ai eshte bere “burre shteti” ndaj edhe kinezet e radhes nuk vijne me ne kete vend sepse e kane mbaruar misionin e tyre duke ia bere endren realitet!Ai sot punon si saliu dikur per interesa te atyre qe i thone diten te beje deklarata publike e naten te djege Kryeministri e Kuvend!Ndaj dhe Luli ndonese i zverdhur eshte trimeruar e vahdon ne bemat e tij pa iu dridhur qerpiku!Ndaj lereni ne misionin e tij ku shqipetaret e Shqiperia duhet te sakrifikojne per te sepse te tille monstra zorr se gjen!keta jane te denje per rregjizor filmash Hollivudiane me skena makabre ku vjedhjet,vrasjet,shitjet e aferat me koruptive ia kaloje edhe fantazise se rregjizorit me te famshem Stiven Spilbergut!
JO!
Lulzim Basha është po aq gënjeshtar edhe sumçe edhe për berishistët. Nuk e duan Bashën se e shohin si më të bukurin e shpendëve. E duan, thjesht se kështu ka vendosur Berisha dhe kjo do të thotë se vazhdon e udhëheq po Berisha dhe si të gjithë shqiptarët e tjerë me politikanët e tyre të zemrës, e duan dhe besojnë për aq sa mund t’a kalërojnë dhe të hanë e shqyejnë nga pushteti kur t’a marrin prapë.
Shqiptarët idealet i lidhin me interesin. Për sa kohë ju jep mundësinë të vjedhin dhe zhgrrapin gjënë e të gjithëve, të lëpijnë bythën, të ngrejnë në qiell, të japin bythën dhe je i lirë të thuash çfarëdo gënjeshtre, se të duartrokasin si të marrosur. Nuk ka rëndësi se çfarë je! Një gomar tribal si Sali bagla, një hajdut si Meta, një idjote ordinere si Mona, një kone teveqele e shkërdhenit dhe shkërdhitës si Luli. Ne nuk të adhurojmë për dinjitetin, për zotnillëkun, për talentin, për koherencën, për ndershmërinë dhe patriotizmin. Ne të venerojnë dhe nënshtrohemi deri në poshtërim pavarësisht se çfarë jashtëqitje je, vetëm nëse na jep mundësinë të vjedhim, shqyejmë dhe të ekspozojmë grykësinë, egoizmin e shfrenuar , harbutërinë dhe fodullëkun tonë fshatarak.
Sikur te mos ishin te verteta te hidhura, por thjeshte genjeshtra te Bashes, ato qe shkruan ne kete Editorial, do te propozoja qe shkrimin ta cvendosje ne rubriken “Antena ne Familje”. Ne kuptimin e karagjozllekut ai ja kalon dhe Jarit.
Me dhembe shpirti kur shikoj se sa idjote jemi ne. Me dhemb shpirti sidomos kur mendoj qe ai komandon PD. Me dhemb shpirti kur shoh qe ka akoma njerez qe i vene mbrapa. Mendoj me vehte se a eshte e vertete qe te gjithe ata qe i vene mbrapa jane si ai? Shpesh mendoj se ne shqiptaret kemi perqindje te larte idjotesie, prandaj nuk na vene punet mbare. Cpune kane njerzit e thjeshte ti vene mbrapa ketij mashtruesi ordiner?! Nje njeri me biografi te dyshimte kombetare, arrin te vjedhi, mashtroje, genjeje, vrasi, spiunoje vendin e vet, ne permasa skandaloze. Me dhemb shpirti kur shoh qe asnje gjemb nuk i ka hyre nen kembe. Me dhemb shpirti vecanerisht qe ai per parae i ka sherbyer si Serbit ashtu dhe Rusit per ta bere Shqiperine rrumpalle. Valle kaq bukeshkeles te kombit tone jemi ne qe ti vemi pas ketij karagjozi!? Si ska turp qe Hollanden e ka ndezur kunder nesh? Hollandezet si Hollandezet, mendojne qe princi I tyre prej Shqiperie te jete i Pari ne Shqiperi per interest e tyre.
Bash o Bash: Ke shitur dhe gjakun tek i huaji. Ne thelb edhe Hollandezi ka neveri per ty. Me vjen keq qe shpagimin me te math do e paguajne hollandezet e tu. Do e paguajne familja jote qe do shikohet ne Hollande si gjak i prishur. Do ju mohojne edhe nenshtetesine Hollandeze, sepse nuk do duan qe nje gjak i tille te jete pjese perberse e kombit Hollandez. Do perjetojne dhimbje nga shikimi diskriminues hollandez dhe shpirti do u dhembi dhe atyre. Do te bejne fajtor ty qe I shite edhe ata falas sic shite Shqiperine.
Mero, e kam thene.. Ai e shef Shqiperine si nje lope qe duhet mjelur.. Asgje tjeter…
Basha para drejtësisë.
Zuzarrët dhe hajdutët , të japin llogari.
Luli e ka vendin në burg , kurrë kryeministër
Se rruan duke perfshire edhe Berishat?
Per vilen e soteme,Basha do thote dy versione.E para-vila nuk eshte e imja por e vjerrit tim.Une vetem sa BANOJE TE AJO VILE. E dyta-Vjerrit tim i dha Rama 13 miljon euro dhe vilen ma ka blere vjerri,ça doni ju nga mua.Prandsj m’u zhdukeni nga syt.Pra Basha si mafioz qe eshte,ka vjedhur por di dhe te fshehin.
Shkurt: Nje artikull brilliant ! Pershendetje efusive zoti MERO !
Prit,prit!Ti Mero sikur the qe nje nga punet qe ka ber ka qene dhe dj?! Joooo!Po kjo i vuri kapak!Ai eshte vertet artist se kendon bukur dhe une besoj vertet qe mund te ket ber edhe th edhe gastorin se te ben edhe per te qeshur.Hahaha.E madhe fare Luli dj.Ndaj nuk vijne me dj Tiesto dhe te tjere se ne kemi dj Lul (ne hollandisht kuptimin).Ky eshte fanar qe ndricon boten.
Tamam ashtu si genjen Edi Rama ca socialiste idiote. Tullac Tepelenas, nje parti jane ata dhe ti je cingija e tyre!
LULI BENE SIC BENE MONA
MONA BENE SIC BENE BERRISHA
BERRISHA BENE SIC BENE KOKDHIMA
E ME RADHEEEEEEEEEEEEEEEEE
NESE LIGJI NUK VEPRONE
NESE QYTETARI NUK NDERGJEGJESOHET
KETA DO VAZHDOJNE TE VJEDHIN ME SYSTEM ROTACIONI.
VODHI DHE VRAU MEHDI GERDECI U ZHDUKE ÇA KOHE PER TU HARRUAR TANI KA FILLUAR TE DALE NE SKENE ROTACIONI VAZHDONE POPULLI VOTON
RROFTE SALI BERRISHA
…e keqja eshte se demokratet kane qejf ti genjesh..te jene te genjyer..besimi tek genjeshtra e liderit i ben ata me besnik ndaj tij…Te tille i ka krijuar saliu vete militantet e pd..jo me kot saliu e do e i duhet luli
Ke te drejte Mero. Po kur thua ta hetoje Lulin ILDKP-ja me ngjan si kulm ironie. iLDKP eshte per te fshehur pasurite, jo me i zbulu ato.
O MERO OK ,JAM DAKORD ME TY ,POR ME KETE POPULL TI RRI KARI NGREHUR TER DITEN ,POPULL INJORANT MASHTRUS HAJDUTE IMORAL FRIJACAK SERVIL ÇA PRET TI ,PRANDAJ LULI DHE GJITH TE TJERET SI BERISHA METÀ MONA EDI TALLIN TRAPIN SE È DIN QE KY POPULL TE HA MUTIN ,POPULL LESHI
Zoti Mero, “ai nuk tallet ma ata”, demokratët, sepse “demokratët” që i kanë mbetur, janë një tufë hajduto-rrugaçësh ordinerë, injorantë e analfabetë, që këto që thoni ju për Bashën, i kanë “vyrtute” e “zotësi” dhe shëmbull për vete… !!! Bile, që në krijimin e saj, PD-ja, në shumicën e saj, ka qënë (dhe është) parti e horrave, hajdutëve e kriminelëve, llumpenit të shoqërisë postkomuniste shqiptare…!!!
Po Edi Rama ke genjen
Anëtarët e PD-së i besojnë çdo gjëje që Luli e paraqet si të vërtetë, ashtu si besimtarët që besojnë çdo gjë që mbahet si e vërtetë prej priftit e hoxhës. Hapni sytë e të vetquajtur « demokratë », që ju tall, mashtron e shfrytëzon një mashtrues e kusar profesionist.
Rroftë SPAKU e Byroja e Hetimit që po vijnë! Se Po s’erdhën do të vijmë! Ne, të mashtruarit e të vjedhurit, rrogëtarët 200 dollarësh e pensionistë 100 dollarësh!
Cfare nenkoptoni me NE,kush Jane Ne?Shoqerise I duhet nje paqe e pergjithshme .Se fundi,pmv se cilen rruge ndjekin te bashkohen ne nje pike ne ate te dashurise per vendin ku jetojne.Le te punohet per shtetin ligjor,ku qytetare te jene te barabarte kundrejt ligjit,te mbrohen nga ligji ,ne kete kete rast taksat te Jene analoge simbas pasurise .Te dy krahet u pasuruan ,grabiten pasurite publike dhe shtetrore,koha per bashkupunim! Ne se ndokush eshte pjesmarres ne krime te pergjigjet ne baze te ligjit.Propozimet progressive se cfare duhet bere tani ndihmojne me sh.se germimi ne te njejtin vend ,perderisa nuk perbejne ndonje secret pasurite e politikbersve…Z.Rama duhet te nderprese lojen e kungullit,duhet te realizoj kete kaperxim per bashkveprim ne te miren e pergjithshme.