Bayern kalon pa probleme Dusseldorf-in, ngjitet në vendin e dytë me "poker"

23 Nëntor 2019, 17:36Sport TEMA

Bayern Munich ka marrë një tjetër fitore bindëse në javën e 12-të të Bundesliga-s.

Pasi mundi 4-0 rivalët e Dortmund në javën paraardhëse, bavarezët kanë mundur me të njëjtin rezultat Dusseldorf në transfertë.

Kjo fitore ka ndihmuar bavarezët që të ngjiten në vendin e dytë dhe të shkojnë një pikë larg kreut, duke parë Borussia Monchengladbach, ekipi që kryeson kampionatin, është mundur 2-0 në fushën e Union Berlin.

Lajme të këqija edhe për Werder-in e Milot Rashicës, që është mundur 2-1 në shtëpi nga Scalke.

Wolfsburg ka mundur 2-0 Frankfurt-in në transfertë, ndërsa Leverkusen-Freiburg është mbyllur 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje