Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka deklaruar se Presidentit Meta i duhet të ulë palët në tavolinë për dialog dhe jo të bëhet palë e të bëjë mitingje.
Ish kryeministri dhe nje nga “Pishtarwt e Demokracise”, Majko e ka quajtur të paprecedentë thirrjen e presidentit Meta për të dalë në tubim më 8 dhjetor.
Ndër të tjera ai ka shtuar se tashmë nuk është koha për tubime dhe se ‘8 dhjetori’ i takon një situate të caktuar politike.
“Nuk është koha për tubime, 8 dhjetori i takon një situate të caktuar. Presidenti i duhet të ulë palët në tavolinë dhe jo të bëhet palë.
Nuk e kuptoj të dalë presidenti nëpër Shqipëri dhe të bëjë miting. Nuk di të ekzistojë ky precedent në vende të tjera perëndimore ku ne aspirojmë.” tha Majko.
Presidenti Meta pretendon të risjellë në 8 dhjetor 2019 tubimin mbarëpopullor, të ashtuquajturën “Lëvizja e Dhjetorit 1990” në Shqipëri që solli pluralizmin politik, ndryshoi sistemin duke i dhënë fund një epoke 46-vjeçare.
Ditën e djeshme Meta paralajmëroi të mbajë një tubim në “Sheshin Demokracia” në Qytet Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90. Sipas pretendimeve të Metës, që konfirmohet nga zëdhënësi i tij , Tedi Blushi ky “tubim mbarëpopullor synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!”
Me ftesën për tubim, kreu i shtetit qartazi tashmë ka dalë hapur me flamurin e opozitës, ku edhe më herët, gjatë takimeve konsultative që nisi për zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, presidenti foli me gjuhën e opozitës jashtëparlamentare kur mbështeti qëndrimin e kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhje të parakohshme.
Megjithatë kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lënë të kuptohet se ai nuk do t’i bashkohet duke thënë se ky është një dialog i kreut të shtetit me qytetarët, e ndërsa ai do të vijojë “Rrugëtimin e tij për Shqipërinë”./shqiptarja.com
Majko mesazh Persoal Presidentit ,si Gomerdare Shpetimi !
Pra qe shqip perkthehet :
” Presidenti duhet te ulet ne tavoline me Koqet ,
jo te behet Koqe Vet ! ”
kta jane pra mafiozet politikane Shqiptare ,te tipit Majko qee eshte mik i te gjithve ,
i berishes i metes i bashes evetm i Shqiptareve jo .
Pra e tha mir Murizi PD
– KRO PROSTITUTA NUK BEJNE KURR DREJTESI NE SHQIPERI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Kaq mjafton qe Meta te shkarkohet urgjentisht!
Ky eshte pergatitje e hapur per GRUSHT SHTETI!
Pandi hundederri cfar palesh te ule ne tavoline Ilir floriri, konflikti kryesor eshte presidenti qe eshte bere pale me opoziten. Perse bo si i zgjuar, kete e kupton cdo njeri i ndershem por ty te eshte rrit hunda dhe te pengon me pa. Ti gjithmon ke qene rob koti as midh as peshk.
Filluan pithtaret e saliut te amnistojne njeri tjetrin. Matrioshka serbe. Per cfare te biz edi I per vjedhjen masive te shqiptareve se i late pa breke. Majko kuqi.