FOTOT: Brenda vilës së re spektakolare të familjes Obama

5 Dhjetor 2019, 21:30Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda vilës së re spektakolare të familjes Obama

“Një shtëpi e jashtëzakonshme në një mjedis absolutisht të mrekullueshëm, ndërsa privatësia është e siguruar”.

Me këto fjalë mund të përshkruhet shtëpia e re e ish-çiftit presidencial Obama, të cilët do të zhvendosen në ishullin e njohur turistik “Martha’s Vineyard” në Massachusetts.

“Daily Mail” shkruan se çifti Obama e ka mbyllur marrëveshjen për rezidencën e mrekullueshme me 7 dhoma gjumi dhe në një ambient fantastik.

Ish-Presidenti i SHBA dhe ish-Zonja e Parë morën çelësat për shtëpinë e tyre të re, e cila ndodhet në një pronë prej 11,7 hektarësh.

Verën e kaluar, çifti e vëzhgoi pronën nga afër dhe nuk humbën shumë kohë për të marrë vendimin që ajo të bëhej e tyre.

Shtëpia doli në shitje fillimisht për 14 milionë e 850 mijë dollarë, por TMZ raporton se çifti Obama arriti ta marrë atë me një zbritje për rreth 3 milionë dollarë, duke paguar “vetëm” 11,75 milionë dollarë.

Shtëpia është fantastike, me ambiente të mrekullueshme, pishinë, por edhe një plazh privat.

8 komente në “FOTOT: Brenda vilës së re spektakolare të familjes Obama”

  1. por qisi ktu Vilat e presidentit ,te berishit ,bashes
    ne shqipni e jashte saj ,
    sepse Obama nuk ja vodhi dollaret Shtetit Amerikan por
    i ka bo Vilat me paret e fituara me punen e tij

    plehra kazani

    1. Roberto says:

      O Shoku ! E gjithe bota eshte njesoj nga Japonia,KIna,Australia apo Zelanda e Re e deri ne Amerike qe nga veriu deri ne jug,majtas apo djathtas kontinenteve apo poshte e lart prandaj mos u lodhni kot duke supozuar apo dhene mendime.Po mire dakort.Ja te pyes une njehere.A ka mundesi qe te me thote dikush se ku ka lindur dhe nga ka ardhur korrupsioni jo vetem ne Shqiperi por kudo???? Amerika eshte nje nga vendet e para qe dallohet per kete gje mos them e para fare. Jane gjera qe kuptohen fare thjeshte edhe pse nuk mund te flasesh me siguri 100%.Pushteti ti jep te gjitha por e keqja tek ne eshte se keta bene nje katastrofe ngado dhe kudo ne Shqiperi.

    2. Vallahi Alahu says:

      vdesin shqypot per kenianin sorosjan, lol!

  2. bimi says:

    Keshtu luftohet ngrohja globale. E nese do ishte e vertete ky fakt pse Obama e milioneret blejne shtepia buze detit kut oqeaneve do ju ngrihet niveli. Genjeshtra me bisht per te vjelur taksat.

  3. Eri says:

    E para qe keto foto na i keni publikuar nja 3 here e nuk eshte ndonje gje e re , e dyta e ku ka spektakel aty aman xhan xhin nuk sheh njeri me sy…te ha gjithe ajo shpi si keshtjell…do robi pak njerez perreth

  4. Buzuku says:

    Lum dhenduret!

  5. Kriti Hipo says:

    Ja ku perfundoi dhe personi qe medon per te varfrit dite e nate…

  6. Fatos says:

    Për alabakët që rrinë duke ngrënë fare dhe duke bërë llogaritë e të tjerëve: cifti Obama janë avokatë të suksesshëm të dy, me karrierë të gjatë. Plus rrogës që kanë tani dhe librave, onorareve nëpër botë. Ndaj boll na catë trapin po shikoni punën tuaj se ngelët parazita gjithë jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje