Nga Mero Baze
Të gjithë e kemi të vështirë të ndalim Edi Ramën, Lulzim Bashën, apo politikanë e aktorë të tjerë të shoqërisë civile, të pozojnë para mjerimit të prodhuar ga tërmeti. Joshja për t’u dukur shpëtimtarë apo detyrimi për të qenë pranë njerëzve në nevojë, është pjesë e marketingut politik.
Por përtej detyrës së tyre si politikanë, apo detyrimit të njerëzve publikë për t’u dukur të dhimbsur, zonat e prekura nga tërmeti, duhet të ndalin së kthyeri në një terror psikologjik për vendin.
E dimë që gjithmonë do të ketë disa familje që nuk iu kanë shkuar ndihmat, disa fshatarë që duan më shumë lekë, disa të pasterhë që janë akoma në çadër, disa të dëmtuar që nuk ua kthejmë dot ata që kanë ikur…
Nëse do të bëhemi gjuetarë të pasojave, do të vazhdojmë të jetojmë me fatkeqësinë.
Por Durrësi dhe zonat e tjera të prekura kanë nevojë t’i rikthehen jetës.
Ajo që mund të bëjmë gjithë ne të tjerët, por dhe politikanët, është të shkojmë në Durrës, në mos për të kapur ndonjë lopatë, për të frekuentuar një restorant, për të pirë një kafe, për të blerë diçka që mund ta blejmë dhe në Tiranë.
Durrësi, Golemi, Thumana dhe Laçi kanë nevojë të rinisn jetën dhe jo të jetojnë përjetësisht me fatkeqësinë.
Do të ishte shumë herë më mirë që Edi Rama të shkonte të hante, ose të bënte sikur hante, një drekë në një restorantë të rihapur në Durrës, se sa në çadrat e atyre të mjerëve në shi, ku ka njerëz që i puthin dorën nga makthi.
Do të ishte më mirë që ministrat të shkojnë të riçelin biszneset e dëmtuara dhe t’u japin zemër të nisin punën.
Do të ishte më mirë që Durrësi të mos ishte vetëm pelegrinazh ndihmash dhe vullnetarësh, por dhe qytetarësh, që ta bëjnë të gjallë qytetin.
Do të ishte mire të pronotonim shumë nga ne, Vitin e Ri në hotelet e Durrëst e Golemit, të shtonim fundjavat në atë qytet dhe të rikthejmë normalitetin duke vrarë frikën.
Do të ishte mirë që artistët të jepnin koncerte në rrugë, aktorët të mos ziheshin kush do administrojë ndihmat e mbledhura, por të jepnin shfaqje në Durrës, stadiumi të hapej për ndeshje futbolli dhe qyteti të ndjehej i gjallë.
Qeveria ka detyrat e saj dhe të gjithë ata që merren me rindërtimin, kanë nevojë të jenë të mbështetur nga një kthesë pozitive psikologjike.
Lotët dhe historitë e trishta në ekranet tona, janë të pashmangshme, por krahas tyre ne duhet të prodhojmë histori reale shprese në ato zona.
Ndryshe do të ndërtojmë shtëpi për një qytet të vdekur, do të japim strehë për njerëz që nuk duan më të jetojnë aty.
Shumë nga ata njerëz të dëmtuar kanë pasoja të frikshme psikologjike nga ajo që ka ndodhur dhe e kanë të vështirë ta rinisin jetën aty, nëse të gjithë nuk ua bëjmë më të lehtë këtë.
Shkoni në Durrës! Në mos për të hequr ndonjë tullë nga rruga, për të pirë kafe në qytet, për të shetitur, për të dhënë një shfaqje, për të bërë një ndeshje futbolli, për të kënduar në rrugë, anash gërmadhave, për ta bërë të ndjehet qyteti i gjallë.
Durrësi nuk është rrafshuar. Durrësi është në këmbë. Shumica e qytetit është funksional dhe i bukur, siç ishte. Ajo që shfaqet në ekrane është një skenë lufte, që ne duhet ta mundim, dhe jo të na mundë.
Dhe këtu kryesorët janë politikanët, ata që tërheqin pas kamerat dhe vëmendjen e publikut.
Mos e bëni zi Durrësin, për të shkëlqyer si shpëtimtarë. Lereni të shikojmë dritat e ndezura të qytetit, edhe pse ju mund t’u dallojmë më pak mes tyre.
do
Shume sakte,
Vetem keshtu mund te percjellim ngrohtesi dhe shprese..dhe ndihme ne shpirtin e njerezve..
Mero faleminderit .
Ejani vëllezër e motra …e kemi prag të shtëpisë tonë këtë qytet…nuk mundemi kurrsesi ta lemë të shembet !
Mero e ke Qare. Me shkuan mornica dhe me dolen lot nga syte kur e lexova. Shkrim me te bukur nuk ka. Ne duhet te ndihmojme shpirtin e njerezve, ata te mjere duhet te rinisin jeten.
Komplimente Mero!
Je gjithmone nje hap para te tjereve!
Shpresa vdes e fundit….ne nuk duhet te presim vdekjen e saj…..shpresa ka nevoje per jete te vrullshme per te jetuar shendetshem…
Shpresa vdes e fundit….ne nuk duhet te presim vdekjen e saj…..shpresa ka nevoje per jete te vrullshme per te jetuar shendetshem…
Mero ke te drejte, por ja shkuam, e gjalleruam Durresın apo nje zone tjeter por ne darke do kthehemı ne shtepı dhe fıllojne kukuvajkat sı Zhejı, Bushatı, Lubonja, sonılamecot, Shkullaket, Bejtet etj ma garuzhde ne dore duke perzjere m….ut ne kazanet katerkendesh te furnızuar nga Shqup-l na e nxıne edhe me tej jeten edhe pa ta shume te zeze.
Kjo eshte gjendja pa tı e ke drejte.
NESËR NË DURRËS , SI NË DITËT MË TË NXEHTA TË VITIT! !!NESËR, TA ZHURMOJMË AUTOSTRADËN TIRANË -DURRËS ME BURITË TONA!
Super Mero, logjike brilante.Durresi e meriton ti rikthehet gjalleria, sa e sa fundjava te bukura kemi gezuar atje, duhet tja kthejme aite gezim. STOP FRIKES!
Sa më emocionoi. Nesër do shkoj në Durrës .
Ah duan o Mero ta rinisin jeten shum veta..po si?
shkojn te gjejn nje shpi tjeter me qira…a e ke idene sa i kan ngrit qirate e shtepive nga situata??
Ja keta jan shqiptaret..gjith bota behet umane..
MERUA E KA SHKRUAR ARTIKULLIN NGA TEPELENA,SE KA FRIKE TE RRIJE NE TIRANE E JO ME NE DURRES.
Liri berishist, Mero Baze nuk iku nga Tirana ne kulmin e terrorit berishist, kur I mbyllen gazeten me policine e malokeve , kur i dogjen makinen ne sy te familje e ne mes te qytetit , kur ja vune eskavatorin shtepise se prinderve te tij dhe kur i rrezikohej jeta nga banda e vrasesve ne pushtet.
Mero Baze eshte heroi i vetem gazetar qe u perball deri ne fund me Monstren e Vicidolit , deri sa ky I fundit eshte bere figura me e urryer e shqiptareve .
Ju lumte z.”Qytetar”!Kjo eshte e verteta.
Sikur na ke lexuar mendimet, shumë nga ne këtë mendojmë…por të lënë hienat e mediave? Edhe kur folën pak për dritat e ndezura në Durrës me rastin e festave, e mirë bënë, prapë shkuan të gjejnë njerëz që qahen. Nuk e dinë se kemi filluar të ndrrojmë kanal pasi vetëm humbje shprese përcjellin. Po presin thonë shtetin…ore ju të mediave që po pasuroheni përditë, ju që e dini si funksionon në kapitalizëm. Pse nuk i motivoni njerëzit të lëvizin, të shkojnë të kërkojnë ndihmën, të shkojnë të ndihmojnë të tjerët nëse s’kanë nevojë vetë. Më e bukura ju dilni zbuluar pasi njerëzit thonë se akoma s’kemi shkuar, por do shkojmë nesër, ose nxirret pallati ku a kaluar fëmininë gazetarja e interviston një cift që ka frikë të shkojë në shtëpi. Po pse kështu mbushet programi me lajme, programi maratonë? Vetëm zi e terr? Rrofsh o Mero, shpresoj të lexojnë analistët që llomotisin si galat në studiot e tv-ve. Faleminderit.
Edhe une ne fillim shume u emoncionova sidomos me paragrafin kur Mero behet trim e kurajoz e na shan ( kritikon) naltmadhnine e tij zotin
kryeminister.
Po pastaj u kujtova qe yMeri nuk e ka me verte por ashtu ja don puna( xhepi) e menjehere nuk pata me emocion .
Të lumtë Mero, je i paparë, artikull brilant, exelent je 1_ shi i gazetarisë.
Kurse Sharebajga e leshitdhise Nafije Dybeku Baxhella që ka plagjiature diplomë është shumë e shqetësuar për median dhe portalet se po i vjen fundi portaleve shpifëse të tipit Çim Peka dhe ky është problemi më i madh për Nafijen dhe jo njerëzit pa strehë .
Editorial i holle z.Baze!Durresi me gjithe rrethinat e saj eshte bere si ajo kufoma e mbytur ku i jane versulur peshqit,peshkaqenet ta coptojne ne fund te detit!Sot ne kemi nje Kryeminister tejet te lodhur e te cfilitur ku trembet nga automatiku loder i nje femije e per te rruajtur vehten e bene ate te qaje!Ne sot nuk kemi Edin kryminister por nje njeri rruge qe i thote Bexhet Paçollit:Kur do ti hudhesh ato paret ti(e ka fjalen per dorovitjet ne dasem e jo ne mort),ne kemi ne nje kryeminister qe eshte i kthjelluar kur i kerkon “takim “Lulezimes me ç’do kusht e ne çdo kohe,ndoshta per ti lene amanetet e fundit,ndoshta per pazarin e radhes!Durresi,Golemi,Thumana jane skena te frikshme per takime pasi dalin zbuluar ne takim Rama me Lulin ku per rrjedhoje ky i dyti ka frike se mos i shikojne !Ne kemi nje qeveri me kalores te lodhur tej mase,me nje opozite qe pret te gelltisi kermen e radhes nepermjet tri pallateve te Thumanes nepermjet nje mediokri ne strudiot televizive ,nje shtyp medioker u studiot televizive gumezhijne nga thashethemet e nga kronikat pa buke te disa intervistuesve ne rruget e ketyre qyteteve ku nga Eni: “Po Anila” dhe nga Anila eshte “nje plake e rrjedhur qe kerkon te behet herroi i dites duke u intervistuar ne nje apartament qe ka hekurat fi 24 te dritares se improvizuar nga gazetarja kroniste si burg , per mburoje nga çdo kercenim i jashtem ku deklaron se po nuk iku kusherira e E(r)dit(erdogan)nga banesa qe me ka marre une nuk dal!Keto skena te zymta e te shemtuar me te cilat shqipetari i zakonshem fle çdo nate jane nje termet edhe per ata qe ne fakt lekundjet e keti termeti te madh nuk u ka bere krisje ne muret e shtepise por krisje te murreve te trurit duke i lene ne pagjumesi!Kryeministri plane madh bene deklarata te pergjumura qe ;nuk kemi nevoje tu bejme shtepi ne Thumane kur mund ti sjellim ne Tirane (si Saliu i pare) e ne qe akoma nuk jemi strehuar nje pjese e mire e banoreve qe kemi banuar ne shtepite shteterore te ishpronareve ku per kete kategori qeveria eshte inekzistente !Jemi te pastrehe nga termeti Salinian i viteve 1992 ku pas perpjekjeve te shumta per tu bere pronare te ligjeshem edhe kjo kategori qeverite kuislinge te asaj kohe nxorren nje urdher te prere qe kush nuk dorezon keto banesa do te nxirrej jashte me ane te Permbarimit Gjyqesor!
Për ata që nuk lirojnë banesën do të jetë Përmbarimi Gjyqësor ai që do të ekzekutojë urdhrat dhe që do të kthejë pronën te pronari legjitim.
Pas ekzekutimit të titullit ekzekutiv, kategoria e të pastrehëve “trajtohen me strehim në banesa sociale nga këshillat bashkiakë, duke pasur përparësi në programet e banesave sociale për qira. Këshillat bashkiakë të bashkive përkatëse, brenda datës 15 nëntor 2012!
Z.Kryeminister :Kemi lindur ne Tirane,banues te saj prej mese 60 vitesh ,sot figurojme qytetare te saj por pa te drejte prone e adrese banimi pasi vazhdojme te jemi te pastrehe!Do te ishim te lumtur qe termeti te na zinte ne nje nga keto qytete qofte dhe ne kasolle per te na mundesuar strehimin falas,ku ne pamundesi te fatkeqesise tone qe nuk u ndodhem aty ,na jipni mundesine qe ne ato teritore qe keta te shperngulur do ti kaloni me banim ne Tirane me qenese aktivitet i kane aty na jepni ndonje banese te renuar edhe ne te pastreheve ne keto zona te shembura e mbasa ndonje Shqipetari si Bexhet Paçolli i vjen keq e na ndihmon te ngrejme ndonje banese jo per te jetuar se jeta po na mbaron por per tu njohur si qytetar te ketij shteti ,ku fatkeqesia qe na rra na ka lene rrugeve te Europes nga ku çdo nate ndjekim perrallen “Ujku dhe qingji” per te fjetur gjume!
meroja garanton qe sdo bjeri me termet tjeter brenda 2-3 muajsh?
Po pse mo detar ziu. Si e di tërmetin ti, si shiun, që me mjetet e sotme parashikohet se kur do bjerë, bile na njoftojnë që të marrim dhe çadrën, dhe që ai ciklet e rënies i ka aq afër, sa që një ditë, një javë apo një muaj bie, dhe një jo?
Si gjithmonë, Mero godet me fjalën e tij aty ku duhet!
Bravo Mero ! Ke dhene idene me te spikatur Ne duhet te jemi me konkret dhe larg shfaqeve dhe fjaleve te bukura levdat e bukura ose “lotet e Krokodilit” te politikaneve dhe analisteve !
Po, tamam!
Ke shume te drejte Mero por nqse shteti nuk qendron prane ketyre qe kane humbur gjithcka kjo do tu rendoi sepse opozita nuk e luan rolin e saje te ndershem por thote ja shteti nuk po ben gje per ju, ne do ti regullojme te gjitha. Se si do ti regulloi Luli ai e di vetem nje mundesi ka Luli….
1 Te dorezoi ato 250 mil. euro qe vodhi…
2 Ilir floriri te dorezi floririn e vjedhur….
Meqense e hodhe si ide I pari filloje i pari qe te quhet ty iniciativa. Shperngule gazeten ne durres dhe do jet goxha ndihme e madhe per ekonomin e qytetit. Mos u justifiko qe do te rriten kostot ty dhe stafit se dhe qeverria do te bej tolerime po kerkove. Ato zona duhet urgjent te stabilizohen te pastrehet dhe te filloj rutina e perditahme qe do te thot te bejn njerzit ato qe benin para termetit