Egbo e thotë shqip: Nëse japin të gjithë 100% ndryshojmë diçka, jam këtu për të ndihmuar Tiranën

11 Dhjetor 2019, 18:08Sport TEMA

Tirana paraqitet në derbi kundër Partizanit me një trajner provizor duke qenë se bardheblutë do të drejtohen nga Emanuel Egbo dhe më pas do të vendoset në lidhje me të ardhmen e tij, teksa në një prononcim për Top Channel, Egbo shprehet se ndodhet aty për të ndihmuar skuadrën.

“Është normale që duhet të sakrifikojmë të gjithë dhe nuk kemi shumë çfarë bëjmë. Kjo është situata dhe duhet të ecim para. Çdo ndeshje është e veshtë dhe jo vetëm derbi por ndeshja me Partizanin është vetëm ndeshja e radhës. Vijmë nga një moment i vështirë por gjithçka mund të ndodhë sepse futbolli ka 3 rezultatet brenda. Nuk ka rëndësi sa ndeshje ke fituar, është skuadra që e bën një ndeshje të lehtë apo vështirë.

Nuk kam shumë çfarë ndryshoj nga Mema apo Ahmataj, as unë dhe askush tjetër që mund të vinte sepse kishim vetëm 3 ditë për të përgatitur ndeshjen. Duhet të marrim ndeshjet një nga një dhe më pas do të shohim nëse do të rri. Vendimi është i klubit dhe jo i imi. Jam këtu për të ndihmuar Tiranën dhe është kënaqësia ime”, tha Egbo.

I pyetur në lidhje me mundësinë për një fitore në derbi, Egbo preferon që të përgjigjet në gjuhën shqipe/

“Shpresoj. Me çdo mundësi që kemi do të japim 100%. Nëse të gjithë çunat do të japin 100%, mund të ndryshojmë diçka”, e përfundon Egbo deklaratën e tij.

1 komente në “Egbo e thotë shqip: Nëse japin të gjithë 100% ndryshojmë diçka, jam këtu për të ndihmuar Tiranën”

  1. Huti says:

    Prap do mundeni me mbi 3 gola!
    Tifozet e Tiranes jane rraciste dhe antishqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje