Buxheti i vitit të ardhshëm ka ndryshuar në funksion të programit të rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit.
Fondi në total është 20 miliardë lekë, ku 7 miliardë janë donacione dhe 13 miliardë financime të brendshme. Si dhe do të shtohet një fond prej 1.2 miliadrë lekësh për programin e strehimit përmes bonusit të qirave.
Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar një faturë të lartë në dëme e cila ende nuk është llogaritur, ndërsa ka shkatërruar mijëra banesa duke lënë mijëra qytetarë të pastrehë.
Po mire more shoku Rama si nuk gjete njeri tjeter per minister te rindertimit? Perseri hiq e rivendos te njejtet emra. I heq se kane mbi 5 vjet ministra e pas disa muajsh i ve prape. Duke bere keshtu te krijohet ideja se parate e dhuruara do behen rrush e kumbulla.