Tirana bën detyrën ndaj Flamurtarit

18 Dhjetor 2019, 17:59Sport TEMA

Tirana ka arritur të fitojë në shifrat 2-0 ndaj Flamurtarit, për të marrë tre pikët e radhës në kampionatin shqiptar.

Pas triumfit në derbi, bardheblutë kanë arritur të lënë pas vetes Partizanin edhe në renditjen e Superiores me golavarazh, pasi të dyja kanë nga 25 pikë.

Ndërkohë goli që vendosi rrjedhën e takimit ishte penalltia e shndërruar në gol nga Batha. Flasim për minutën e 64 të takimit, pikërisht deri në atë moment ku takimi ishte në shifrat 0-0.

Gjyqtari i takimit ka dhënë një penallti të kontestuar nga Flamurtari, pasi këta të fundit e kanë parë kontaktin jashtë zonës.

Megjithatë edhe nga televizioni që transmetonte takimin nuk ka pasur pamje të përsëritura për të parë më mirë rastin në fjalë.

Më pas do të ishte edhe një aksion fantastik i finalizuar nga Torasa, që mbylli përfundimisht historinë e takimit.

1 komente në “Tirana bën detyrën ndaj Flamurtarit”

  1. EDI says:

    penallti kot..Laver alla dihet qe eshte tifoz i Tirones Ekip dhe tifoza te peshtire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje