Nga Mero Baze
Në korrik të këtij viti ka ndodhur një zhvillim interesant. Në Samitin e Jahorinës në Bosnjë, organizuar nga anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, Kosova refuzoi të marrë pjesë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e refuzoi ftesën si poshtëruese për Kosovën, nisur nga “trajtimi dhe deklaratat nga Presidenca e Bosnjes dhe Hercegovinës, të cilat nuk janë në favor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave dhe parimeve të BE-së”.
Në solidaritet me të, Qeveria e Shqipërisë, e kryeministrit Edi Rama, po ashtu e refuzoi pjesëmarrjen e Shqipërisë zyrtare aty.
Fill pas kësaj, Ilir Meta thyen embargon e Shqipërisë dhe Kosovës, i hipën avionit dhe shkon në takim.
Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, është një manekin banal i presidentit Putin, dhe përfaqëson ende të vetmen “vrimë të zezë” të nacionalizmit etnik serb në Ballkan, që ushtron pushtet.
Në Kosovë nuk pati asnjë reaksion. Nuk hungëriu Ramush Haradinaj, që zakonisht rri roje për gjëra të tilla. Përkundrazi, javën tjetër e kishte mysafir Ilir Metën dhe Çim Pekën, duke marrë malet e Kosovës me këmbë.
Për ata që nuk e kujtojnë, ishte ai momenti kur Ilir Meta përkëdheli qenin Darko në Bosnjë, dhe na postoi videon ‘tronditëse’, për të na treguar se kur mungon Kosova në një Samit, ai mund të përkëdhelë një qen të zonës së serbëve të Bosnjës.
Nuk ndodhi asgjë as në shtypin e Kosovës. Asnjë irritim. Disa gazetarë të Kosovës, që po udhëheqin fushatën e baltës dhe pështirosjes “patriotike”, dhe që bëjnë lajme dhe kur Ilir Meta bie një kg në peshë pas daljes nga tualeti, në këtë rast nuk u shqetësuan. Madje ishin gati të thoshin që “postimi i videos me qenin serb të Bosnjës, ishte gjë e këndshme”.
Pas Millorad Dodikut, Ilir Meta takon një qen në Bosnjë (Video)
E risolla në kujtesë këtë zhvillim, për të treguar se sa politike dhe hipokrite është kjo fushatë baltosje ndaj Shqipërisë nga Kosova.
Shumë qytetarë të Kosovës, nuk kanë ndonjë arsye të dinë me hollësi, se çfarë është procesi i Berlinit dhe çfarë është vendosur në Samitin e Vjenës, Parisit e më pas të Triestes në vitin 2017, mbi bashkëpunimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Iniciativa e Berlinit, e krijuar nga kancelarja Merkel, synoi mbajtjen hapur të perspektivës europiane për të gjashtë vendet, Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë dhe Mal i Zi, përmes një bashkëpunimi të fortë mes tyre, në katër kolona kryesore, në atë të lëvizjes së lirë, tregtisë, digitalizimit dhe investimeve.
Në Samitin e Triestes në vitin 2017, kryeministrat e gjashtë vendeve, përfshi Kosovën pra, ranë dakord ta zhvillojnë më tej këtë zhvillim në të katër kolonat kryesore.
Declaration of the Western Balkan Summit in Trieste
Këshilli Ekonomik Rajonal, i miratuar në Samitin e Triestes, është në të vërtetë ajo çfarë kanë miratuar të gjashtë kryeministrat. Emri “Mini Shengen” në fakt është i huazuar nga periudha para procesit të Berlinit, kur këtë iniciativë me emrin “Mini Shengen”, e nisi vetë presidenti Sejdiu dhe më pas kur Berisha ishte kryeministër u hodhën hapat e pare të “Mini- Shengenit”.
https://www.evropaelire.org/a/2083167.html
Pra “nofka” “Mini- Shengen”, është huazuar nga ata që ulërijnë për tradhti, ndërsa procesi është aktiv në kuadrin e Këshillit Ekonomik Rajonal (REA), dhe që është mbështetur dhe nga Kosova.
Mjafton t’iu kujtojmë se heqja e rooaming për telefonat në rajon, është pjesë e kësaj inciative, që e ka mbështetur dhe Kosova.
Isa Mustafa ka qenë në Samitin e Sarajevës dhe e ka mbështetur këtë projekt. E keni në foto me të gjashtë kryeministrat, përfshi Vuçiç.
EU pushes Western Balkans toward common market
Dhe për këtë ka pasur dhe iniciativa konkrete. Një prej tyre ka qenë përpjekja e RCC për heqjen e vizave mes Bosonjës dhe Kosovës. Ka rënë dakord për këtë dhe presidenti nacionalist i serbëve të Bosnjës, Dodik, por nuk e pranonte si vendim dypalësh, pra Kosovë- Bosnjë, meqë nuk e njeh Kosovën, por e donte si nismë rajonale, dhe u vendos që kjo të bëhej në Samitin e Sarajevës, që përmenda në fillim.
Por Kosova e dogji atë shans, duke mos shkuar në Samit, dhe qeveria shqiptare duke shkuar pas avazit të Kosovës, përjashto Ilir Metën.
https://www.evropaelire.org/a/30043389.html
Dhe ky hap dështoi, jo se nuk ishin gati boshnjakët, por se Kosova për llogari të brendshme, dhe Shqipëria për shkak të “betejës titanike Cakaj- Meta”, e injoruan këtë Samit.
Vetë Kosova po ashtu ka bërë edhe përpjekje informale për t’u afruar me fqinjët që nuk e njohin. Në shtator të këtij viti, Behxhet Pacolli, si ministër i Jashtëm i Kosovës, shtroi një mëngjes pune në OKB, dhe aty i shkoi dhe Serbia dhe Bosnja, madje dhe Greqia, që nuk e njohin.
Nje dite para Minishengen në Tirane, Kosova ka miratuar nje marrËveshje te CEFTA bashke me Serbine qe quhet AP6. Është ku e ku më larg se një foto me Vuçiq. Dhe të mendosh që Kosova ka nënshkuar jo si e pavarur por si UNMIK.
Vazhdimi i këtij procesi me këtë që ne e quajmë tashmë “Mini- Shengen”, është përpjekja për të mos harxhuar energji me tekat e liderëve rajonalë, sipas interesave të tyre elektorale, por sheshimin e këtyre problemeve, për të mos e bllokuar procesin.
I rendita gjitha këto zhvillime, që kanë ndodhur para syve tanë, për të treguar se Kosova përmes liderve të saj, ka firmosur për këto parime, kanë qenë prezentë në një tavolinë me Vuçiç dhe të tjerë, kur janë firmosur këto parime, kanë ngrënë dreka e darka për këtë histori, ndarazi nga historia e bisedimeve direkte me Serbinë, që është çështje biletarele.
Tani kjo zallamahia hipokrite, sikur këto katër parimet e bashkëpunimit ballkanik, i ka shpikur Edi Rama me Vuçiç në ndonjë takim sekret, dhe atyre u kanë rënë si bombë, më shumë se sa hipokrizi, është një mungesë kurajoje për t’iu shpjeguar qytetarëve të tyre, çfarë bëjnë kur janë kryeministra dhe çfarë bëjnë në muajin që asnjë nuk është kryeministër.
Ky është problem real i politikanëve të Kosovës këtë muaj, që duke mos qenë asnjë kryeministër, dhe asnjë i sigurtë se kush do të jetë, kanë lëshuar përpara vulgun dhe tallavanë histerike të “patriotëve” me çifteli, për t’u dukur të tradhtuar nga vëllai i madh në Shqipëri.
Nuk di si do justifikohet për këtë, ai që pas disa ditësh, javësh apo muajsh, do të bëhet kryeministër. Do t’i duhet të shikojë gjithë firmat që kanë hedhur për këto katër parime, gjithë fotot që kanë dalë me Vuçiçin dhe pesë kryeministrat e tjerë, do të duhet të justifikojnë drekat dhe darkat për të cilat janë paguar për këto takime, dhe pastaj do të thonë, “s’kishim ça me ba vlla, na duhej Edi Rama tradhtar”.
Dakord e kuptojmë dhe këtë. Po s’di pse ju duket patriot ky Ilir Meta, që dhe kur Shqipëria bën budallallëkun të solidarizohet me ju, ky shkon takon Dodikun, nuk ua heq vizat me Bosnjën, dhe ju harroni që duhet të shtireni si patriotë.
Kjo shpjegon shumë, jo vetëm se kjo fushatë e neveritshme është politike, po sa hipokritë janë politikanët e Kosovës së pari me qytetarët e tyre, pastaj me Shqipërinë.
HAAAAAAAA HAAAAAA RAMBUSHI KEYEMINISTER ESTRADA FILLON LUR I THONE RAMBO
EHHH EHHHH GJIGANDI GJIGANDE CFARE I BERE ANAL -IST TE SHQIPERISE PER SPITAL TANI DO SEMURESH KOQEVARET DO TI BESHE PER SPITALE
RUGOVA HEROOOOOOO U KIDNAPUA PAK NGA MILLOSHI
AL-BINI LEGJENDA DO NDRYSHOJE BOTENNNNNN FITOJE ZGJEDHJET ME 25 %
ALI MUSTAFA SALI BIRRISHAAAAAA DEMOKRATE HAAA HAAAAA . KOMUNISTE TE LINDUR
DARDANET E RUGOVES TE HAPUR ME SERBINE DHE SHQIPERINE NGA TE JETE MIRE ME ZEMOT DHE ME SHIPEN NGA TE DALI KY ESHTE KOQEVARI MEGJITHATE RRESPEKT PER ATA SI DO QE TE JENE NGELEN SHQIPTARE NAIVITETI NUK ESHTE FAJI I TYRE POR I SHOQERISE KU JETOJNE GEZUAR VITIN E RI O SHQIPTARE TE MJERE SHPRESOJE QE 2020 DO TE JETE VIT I REFLEKTIMIT PER JU
Qenke rende mor vllai!
Ti duhet të jesh pin-derri! haahahahahahah!!!!
une nuk di qe ka hipokrizi me te madhe se me i fitu zgjedhjet per parollen se do bashkohemi ne BE,kerse me perfundu ne bashkim me Serbin.
JU VESHTIR MESONI,SHUME SHPEJTE HARRONI!
jeni te pa shres!
KOSOVA eshte TURQI
Karin muni ju te shqiperis me na hanger neve te kosoves?
Sa me shume ta trazosh llumin 30 vjecar,aq me shume del ne siperfaqe dhe kundermon…
Ka qene i madh ai gjermani Bismark qe tha se shqiptaret nuk dine te qeverisin
Kjo sherre jane ngjarje te zakonshme, pa te cilat nuk rrojne dot. Me to ne mbushim ekranet dhe kafenete, ndryshe jeta jone s’ka kuptim. Fatkeqsia jone e madhe eshte se tani nuk Jemi me nje fshat, po dy. Dhe po nuk pati sherr ne jete fshatin tone, me siguri do kete te komshiu.
Operacion kirugjikaal pa thike por me maje pene!Fati i te operuarve eshte se pena eshte e arte e per pasoje nuk ka infeksion me pasoja vdekjeprurese!Ja perse ndihemi krenar per Edi Ramen se nen ze e ne te pare psikollogjine e ka aq te ndieshme sa pa folur i kupton se ç’fare broçkullash do kepusin!Fondamentalisti Albin tashme i vene nen skletin e mos rakordimit te LDK per te bashkeqeverisur ,duke i prishur planet e tij te kurdisura me Tiranen e kazanit ku e drejton “historiani i njohur” Berishe per te ,eshte nje termet me i madh se ai i Durresit!Ndaj or Alpin Kurti vellait te madh ndigjoi fjalet e jo pordhet thomi na kendej !E tjeter here me i matun kur flet ne emer te kombit pasi je minorene e nuk te takon te flasesh si i zoti i shtepise por si pjestar i kesaj familje ku te drejten e fjales e ke ndoshta ne fund!Ndoshta nuk ke faj se je i painformuar pasi ke qene nen ethet e zgjedhjeve andej kufirit ku me sa duket te shkuan dem e se shpejti ndokush tketer do te kete fatin te drejtoje Kosoven Europiane e jo ate fondamentaliste !Ani te ka metun edhe nje shanc per me formue qeverine ose me ba kualicion me Bashen ose me Berat Bukshkalen! Kosovaret nuk duhet te perfaqesohen nga ty se ti perfaqeson pupulizmin e dihet ne te gjithe boten qe populistat asnjehere nuk kane drejtuar dot perkundrazi jane bere pengese e zhvillimeve demokratike te vendeve respektive sikunder dhe ti qe ke mbajtur peng Kosoven per mese 80 ditesh duke mos bere dot qeverine qe do!Sa per disa pseudointelektualeve te VV i rekomandoj qe meqenese kane mbetun pa pune te rishikjne dokumentet e nxjerra e te renditura nga pena e arte e Meros e mbase kuptojne diçka e i ze turpi per fjalorin e piset te perdorur ne shtepine e tjetrit!Albin ndoshta te duhet nderhyrrja e Berishes e Lulit e Toto Likes per te bindur Isa Mustafen per te bere me çdo kusht nje qeveri qe do qeverise Kosoven me paterica !Ndoshta Isa i ka dhene fjalen SHBA dhe BE qe me Albinin nuk mund e duhet te kete qeverisje te Kosoves!Tash ti je Kryeminister i vetzgjedhur e ne mergim or Albin Kurti e shume pune ti lane pa i nis e jo me edhe me i bitis!Kosova ka nevoje per nje lider vizionar e te sinqerte e jo populist si ti ku me ndihmen e tradhetareve te tjere kendej kufirit kerkonit me çdo kusht Koken e Edi Rames ,por e drejta vonon por nuk harron !Turp per poshtersite ndaj ketij kombi ku treguat edhe nje here qe Shqiptaria nuk vuan per burra shteti por per mosberrje shteti asnjehere ku ne çdo kohe ka nxjerre burra me e perça kete komb sesa me e bashkue!Ju jini nder ta or te vegjel si ne mendje edhe ne trup!
Bravo Mero,realiteti eshte I lexueshem pavaresisht perpjekjeve te haleve politike dhe mediatike qe interesat e ngushta personale te tyre jane mbi ato kombetare.
Zoti Baze !
Si gjithmone brillant ne analizat tuaja ! Do deshiroja personalisht qe keto analiza te ishin ne forme te letrave te hapura per popullin vella te Kosoves ,kaq shume i manipuluar nga eksponente te politikes dhe mjafte moderatore te mendjas qe bejne veçse dezinformim te opinionit publik.
Zoti Rama jo pak here eshte baltosur nga sojsezet dhe tashme i duhet te pertypi baltosjen edhe nga ana tjeter e kufirit qe jane veçse zgjatja e sojsezeve te Tiranes . Albin Kurti siç po duken bathet nuk do ta kete shansin te ulet ne fronin e kryeministrit dhe do i duhet edhe nje here ti kerkoj voten popullit te Kosoves ,qe kete here ma merr mendja nuk do jete shume dore leshuar me te .Populistet tregojne qe mund te marrin voten ,por nuk kane kapacitetin te qeverisin dhe te bejne marreveshje historike. Kete sapo na e tregoi mos mundesia per te negociuar dot me nje parti aleate dhe e kane lene Kosoven ketu e tre muaj pa nje alternative .
I vetmi personalitet qe mund te ulet ne tavoline me nderkombetaret ne hapesiren shqiptare, sot per sot ngelet Zoti Rama !
Eshte i vetmi lider qe ka mundur te kete 1000000 vota ,qe deri me sot, asnjeri nga lideret e Kosoves nuk ka mundur dot ti kete !
Duan apo sduan sojsezet nga te dy krahet e kufirit Zoti Rama eshte i destinuar te çoje misionin e tij deri ne fund ! Ja ka detyrim shumices se popullit te tij dhe kjo nuk mund te negociohet ! GEZUAR KRISHTLINDJET !
….lere plakun ne shejtnine e tij… ka thene Migjeni.
Mos ua krehni me bishtin kosovareve, duket se kane qene me mire nen Serbine.
Gjynah per popullin e thjeshte.
Po lereni Kosoven ore te mjere, ju keni vene sikur hijenat e doni ta shqyeni, merruni me hallet tuaja atje se keni sa te duash. E morem vesh se na urreni deri ne palce, po mire vazhdoni me padronet tuaj serb e grek, vazhdoni se nuk i kercet bytha kujt ne Kosove, Kosova do vazhdoj rrugen e saj perendimore, ju ikni nga te doni…..iiiiii njerez te shemtuar pa pike dinjiteti kombetar.
Veç se perendimi juaj eshte andej nga lindja xha Rexhepin?!
Veç se perendimi juaj eshte andej nga lindja me xha Rexhepin?!
Rikujtese e domosdoshme, per ata qe duan te bejne patriotin. Mero kam vetem nje kritike! Ti me analizat e tua shterruse, nuk le vend per askend, i cili te kerkoje te shtoje dicka me teper ne to! Pershendetje!
Nje diqka te bukur ke ore Mero, bythelepires i Berishes ne nje kohe e tash bythelepires i Rames. Por e verteta duhet thene, je shum i talentuar per bythelepirje ne gjdo moment dhe kurdo qe ta kerkoin, edhe pa pagesë.
Shnet!
Dialekt jugu ke perdorur o kosovar. Mos u merr me ca lepin Merua, merru me cfare faktesh ka sjelle ne shkrim.
Ti e i shkruan Meros per bythelepirrje me siguri qe je “Jugu” i Kosoves ku ne gjdo(shqipe eshte ç’do)moment !Nje here ne Tiron ka qene nje fare Gezim kulufi qe sa shiknte ndoje me ngjyre bertiste “na mbyten jevgjit” edhe tej or Jug na mbyen malot!
O SELE o derdimen qe Nuk shikon me larg se hunda jote ,je jugor apo malor.O KOQE Po Nuk ishte rahmuti deri pak muajsh me pare qe thoshte do futemi ne BE ,mori carin Tani na hedh idene per minishengenin ballkanik pa u konsultu me asnje spekter politik si jashte edhe brenda vendit ,Po Nuk ishte rahmuti me gjithe sali kermen qe ngriten varrezat e fashisteve greke ne jug Te shqiperise kurse Ti dhe une bashke rrime emigrant ne tokat tona,dhe cfare mori ne shkembim carin perseri ,Nuk ndinjoj Te ngreje As me ngjysem zeri Te drejtat e cameve Te vrare dhe masakruar nga fashiste greke dmth greket fituan varreza ne Toka Shqiptare kurse Ti dhe une bashke vazhdojme Te qendrojme ne gjiendje lufte me shtetin grek .Duhet bashkim mendimi se ku Po shkojme dhe a eshte ne interesin tone .Me thuaj nje marreveshje qe rahmuti e Ka bere hapur Me publikun .I gjithe spektri ne kosove I eshte kunderpergjigjur kamuflazhit sllave dhe idiotit rahmut.
E njihke mire bythelepirjen si profesion. Hallall. Sepse une nuk e pashë ketu.
Perballe serbeve ne duhet te jemi te gjithe shqipetare te bashkuar. Por Salistat partiake si ty, ne shekuj i kane prishur pune ketij kombi me perçarje.
Turp te kesh. Por nuk e humbi kush qe ta gjesh ti.
Po kur lavderonin Edin si te dukeshin keta kosovaret o Mero? Bucko ishin atehere :). Ik ore aman genje Edin me keto shkrime se neve, lexuesve historike te Tema, s’na mashtron me.
Çfarë komenti t’i bësh këtij artikulli nga një analist brilant si Mero, përveçse…..???????
JE BRILANT !
Stop ta mbeshtillni E.Ramen me petkun e njeriut te jashzakonshem duke e vene ate ne pozicion te veshtire per te punuar! Ai eshte nje njeri si te gjithe me anet + ose – apo gabime si te gjithe ne .Si km i nje vendi me sh.probleme nga nje tranzicionit i terhequr qellimisht pa mbarim,me probleme ekonomike per te rritur mirqenien e shoqerise etj groppa qe kane mbetur hapur + termetin,ka mjaft pune per te bere ne vendin e tij .Ai nuk eshte km i Kosoves,as prind i tyre.Pergjegjesine e mbajne pushtetaret milioner te Kosoves,qe nuk I kane dhene llogarite askujt deri tani .Me paturpesi nuk kryejne detyrat per berjen e shtetit,per korrupsionin qe ju ze frymen e nje sere probleme qe te huajt ja vene ne dukje here pas here .Te pakten te bejne nje Kurs per gjuhen shqipe qe mos duken qesharak me patriotizmin e tyre primitiv.Ne se z.Rama mori nje vendin qe disa e konceptojne te gabuar me dialog kulture e tolerance ,pse jo me shteg diplomatik me seriiozitet e argumenta mund te shtron e problemin,jo e sulme e sharje qe ju ka kaluar koha,por ju sherbejne atyre te kenaqin instiktiet e elektoratit….
O Yyyymer, si te kam mo djale ?
Artikullin e kishe bere te mire, bravo. Por dihet pse Ti e ke shkruar kete artikull. Ti e kupton mire qe pse jane zhvilluar tere ato takime 4 e 5 paleshe, sepse kane patur si mbeshtetje ata qe bejne politiken e botes. Por kur keto ide, jane shpalosur ne keto takime, kerkon ti shese si te vetat ky KALLAMI jone dhe te beje protagonistin, dihet rezultati.
O Ymer, eshte njesoj sikur kete te ashtuquajtur minishengen, ta iniciosh Ti.
P.S. Se per pak harrova, bej te fala asaj.
Mero e ke kot…Shkruaj si te duash,paraqit fakte kronologjike,shkrije komplet diturine duke analizuar faktet….por “Lexusin” nuk e mposht dot!
Ate “betejen titanike Cakaj-Meta” e ke hiperbolike, besoj …. duke pasur parasysh gjigandizmin e tyre fizik, …. tamam prej titanesh. ???
Analize e shkelqyer dhe me fakte domethenese qe flasin shume per qellimet dashakeqese te disa politiqeneve dhe gazetaruceve qe kerkojne t’i germojne varrin te ardhmes se dy shteteve te shqiptareve. Kot e kane, m….po hane e do te hajne.
undefined
Mero je njesh. Qente le te lehin sa te pelcasin!
Baze te flmnd.per infon reale dhe shume sqaruese per ato qe jo nuk i dine por ua don qejfi ti shtremberojne.
undefined
Me 10 kosovare mje bote te tere le percare jene te trashe servile imorale te pabese serbia i ka njoft mire ata prandaj e bejne dalliidis tyre dhe shqipetareve
… e lidhi atë, e hodhi atë në humnerë, dhe e mbylli atë dhe vulosi mbi të, që të mos e mashtrojë më kombin, derisa të përfundohen të një mijë vjetët; Zbulesa 20:1-3
Menyra për tu marrë me djallin është zbuluar qartë në këtë zbulesë të madhe. Atë e lidhin, e mbyllin dhe vunë vulën mbi të! Pra Rama është djalli dhe duhet ta lidhim dhe ta mbyllim… sepse ky është TRADHTAR, dhe libri i shenjtë na meson “se një person që tradhton kombin ka karakteristikat e djallit”. Ajo që perendia i bëri djallit është ajo që duhet shqiptarët ti bëjnë Ramës. Perendia përdori katër parime të fuqishme për tu marrë me djallin. Lidhja e tij, vendosja e tij në një grope pa fund, mbyllja e tij dhe vendosja e vulës mbi të. Le të shohim ҁdo të bëjnë shqiptarët me djallin –Ramë.
Nuk duhet ti dëgjojmë më marrëzitë e Ramës, që kërkon të mbrohet nga akuzat mbarëshqiptare.
Tani është koha, o vëllezër, të ruheni nga ata që sjellin përҁarje dhe skandale kundër kombit shqiptar. (psh Mero Baze).
Nëse e lëmë akoma të lirë Ramën, ai do të shkaktojë plagë mbi kombin tonë (siҁ edhe ka thenë “skeni parë gjë akoma”). Nëse perendia e vuri vulën mbi djallin, pse shqiparët të mos venë një vulë mbi tradhtarin Ramë? A jemi ne më të menҁur se Perendia?
Dhe pamë sot përsëri të dilnin prej gojës së tradhtarit fjalë të ndyra, që shkojnë tek shqiptarët e Kosovës martire!
Mashtrimi përfundimtar i Edi Ramës është ti bëjë shqiptarët të luftojnë kundër njëri-tjetrit. Vini re sesi goja e tij e papastër ka vetëm një qëllim: të fusë shqiptarët në vëllavrasje. Ky është qëllimi kryesor i këtij djalli: të luftojmë dhe shkatërrojmë njëri-tjetrin.
Eshtë koha të veprojmë sa s’është vonë!
Ngrihuni ti bëjmë gjyqin këtij kurve të madhe, që është ulur me shkaun, me të cilin kurvëruan edhe udhëheqës te tjerë të këtij vendi, dhe u dehën me verën e kurvërisë së tyre.
Ky tradhtar që, që nga viti 2013 kërkon të na ndajë dhe të na shpërndajë nëpër botë. Në të vërtetë frika prej tij na mban larg. Frika na mban në bindje ndaj tij për të mos u bashkuar. Nëse nuk arrijmë të shohim nevojën për t’u bashkuar nuk do ta kuptojmë shkatërrimin nga ky tradhtar. Kur ta kuptojmë nevojën e lidhjes dhe vulosjes së këtij djalli, shumë prej nesh do të mbërrijnë në parajsë e vetëm aty do të kuptojmë se pritej prej nesh shumë më tepër nga sa bëmë në të vërtetë për ta ndaluar Ramë – tradhtarin.
Pirdhe te shfyhesh se te bene mire sipas llogjikes tende buke-pjeksit ne prishtine eshte i shqehtesuar per buke-pjeksin ne tirane haaaaaaaaaa sa budalla je .
Nuk ju ka dale akoma anestezia e enver hoxhes per kosoven martire, shiko shteipine tende ne fillim vone komshine o leshko
zoteriu yne Mero Baze shkruan bukur, ani se ne permbajtje eshte larg realitetit! Jo rralle huq cakun. Si ne kete shkrim qe sado i bukur ne forme, permbajtjen e ka komplet te huqur. Qe ta kuptosh hilen e Vucicit eshte dashur te perjetosh fizikisht vuajtjet e regjimit te tij, madje edhe te regjimit sllavomaqedon. Shumica ne Ksove, shumica racionale, e kupton mire argatellekun qe hajduti Meta i bene serbve. Kupton edhe poshtesite e Bashes, Berishes, Nanos, Monikes, Vangjushve, Bushatit ditezi.Por edhe keto te Rames i kupton mire.Prandaj reagon. Nuk mund te fshihemi pas faktit te takimit, si takim ne vete. Menyra e takimit, koha dhe qellimi jane te mjera.Koha do te skjaroj gjithcka.Por, sic na ka ndodh gjithnje, pasojat i bartin e do ti bartin shqiptaret kudo qe jane.Apo ne shqiptaret kemi koncept tjeter per kohen?!
Z.Mero! Flm per kete editorial!
Kuptoj se: Niveli dhe pjekuria jote si gazetar dhe analist tashme jane nje realitet! Per me teper reflektohet nje vigjilence shembullore per fatet e Shqiperise, Kosoves dhe Demokracise!
Eshte nje editorial i shendetshem, me fakte dhe i pakundershtueshem! Evidenton sakte se sa e kalbur, e korruptuart, e papergjegjshne dhe e degjeneruar eshte sot klasa politike ne Shqiperi dhe Kosove!
Politikane Driteshkurter!
Edhe Makron i JO- se, 2 muaj me pas , pranoi indirekt se ” nuk mund te mohonte se “…komunitet shqitare jane te shperndar dhe gjenden kudo ne Ballkan…”!
Por, Keshtu eshte kur kendojne Berat hajvani ” se Haradinaj do ta rrah me grushta po i doli para E. Ramen…”.
Dhe Blendi F. qeshet dhe Andi BK zgerdhihet! Dhe Zheji shan! Lubonja nxine per para!
Sigurishte Kapo A. s’ ka kerkese per maskaralleqet e IM. I duken normale sepse jane kunder ER!
C’te beshe! Rama sic shkruajne keta “analist nga halli” gjithnje e me shume po behet ” gjigant” i politikes shqiptare! Eshte koha per pastrim! Duhet sistem nominal per cdo politikan mbi 20 vjet ne politik! Populli po kupton me shume cdo dite!
Gjithsesi flm z. Mero, je vlere e medias shqiptare!
YMER DOKTORI TE PASKA SULMUAR KEQ FARE SOT DHE TE THOT PER DOSJEN E EDI RAMES,THUEJ E KE DOSJEN APO NUK E KE SE PO TE BERI ME TURP DOKTORI,JA KA PALLUE KRISTAQ RAMA GRUAN EDI RAMES APO JO,? JU E KENI PUBLIKUE SE PO TANI OSE MBROJE ATE SE KE THENE OSE PERGENJTROSHJE
Z.Baze.mundohuni te mos ulni nivelin tuaj dhe te gazettes .Eshte e veshtire te qendrosh I shkeputur nga mendesia e semure ne nje shoqeri ku bene pjese.Nje nga arsye madhore te largimin te shqiptareve eshte mendesia e prapambetjes se shoqerise. Do kishim jetuar ne nje fare menyre dhe ne Shqiperi,por eshte e veshtire te lejosh femijte e tu te infektohen qe ne embrion.Ju uroj fat femijve tuaj jashte shtetit,por te gjithefemijet tane meritojne te jene qytetare te ligjshem europian,per kete kemngul ne komentet ,jo se do pasurohem me nje cope toke te te pareve
te mi.Personalisht e kam zgjidhur problemin e jeteses ,por me shqetson fakti qe nuk mund tju tregoj femijve te mi origjinen…Flm per mundesine e komentin
Le ta di gjithve bota mbare se Gjergj Fishta nuk eshte Shqipetar.
Edhe une si Kosovar tash jam ngopur me ju.
Po tash do te fillojn bisedimet me Serbi dhe por e bejm nje tregti. Ne Kosvaret po e marrum jugun e ju qe do i me Serbi ejani ne Kosove. E mandej mbas 1 viti degjohemi se si po e kaloni me Serbin.