Pse Kosova nuk mund të fajësojë politikanët e Shqipërisë!

26 Dhjetor 2019, 10:49Blog TEMA

As në Prishtinë e as në Tiranë liderët shtetërorë nuk do të duhej të ngurronin të takoheshin me homologët nga Serbia, kushdo që të jenë ata. Takime ka pasur edhe në kohën kur vazhdonte lufta. Si bashkëbisedues duhet të pranojnë këdo që qytetarët e Serbisë e zgjedhin. Akullin e kanë thyer edhe liderët nga Prishtina e edhe nga Tirana dhe nuk kanë të drejtë t’i japin ligjërata morali njëri-tjetrit. Por në këto takime duhet ruajtur dinjitetin, të mos jenë patetikë, të mos aktrojnë miqësinë dhe dashurinë e madhe përnjëherë. Në Tiranë duhet, megjithatë, ta kuptojnë se përmes forcimit të raporteve me Shqipërinë, Beogradi do që ta injorojë Kosovën. Por as Kosova nuk mund t’i fajësojë politikanët e Shqipërisë kur bëjnë atë që e kanë bërë vetë liderët e Kosovës, takimet me udhëheqësit e Serbisë

Nga Agustin Palokaj

Në parim nuk ka asgjë të keqe në asnjë nismë e cila ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Mbi këto katër liri themelore është ndërtuar tregu unik i BE-së, që është më i madhi i tillë në botë. Dhe ky shembull nga BE-ja është i mirë edhe për të tjerët.

Duke pasur parasysh se qysh para 20 vjetësh BE-ja kishte caktuar bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor si një prej kushteve për avancim në procesin e integrimeve në BE, që është formësuar edhe në Procesin e Stabilizim-Asociimit, me këto nisma mund të thuhet se përmbushen edhe disa kushte në këtë rrugëtim. Prandaj edhe BE-ja do ta përshëndesë secilën iniciativë të tillë, edhe pse tashmë kemi një inflacion të ideve të bashkëpunimit rajonal.

Në anën tjetër, edhe për qytetarët dhe vendet e rajonit bashkëpunimi i tillë është i frytshëm. Nisma të tilla ka edhe në rajonet e tjera të Evropës, përfshirë edhe grupe brenda Bashkimit Evropian.

Për rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt BE-së, pos afrimit me standardet evropiane në fushat e përfshira në procesin e negociatave të anëtarësimit, ekzistonte edhe ai i ripajtimit dhe tejkalimit të armiqësive nga e kaluara e afërt.

Pikërisht për këtë kusht Serbia është në epiqendër të këtyre përpjekjeve dhe pa dyshim është shteti kryesor në rajon. Pa Serbinë nuk mund të bëhet asgjë në rajon, sepse është shteti që ka më së shumti ndikim. Ky ndikim nuk është doemos në aspektin pozitiv. Serbia është shteti i cili e ka mbështetjen e Rusisë pa marrë parasysh se çfarë bën. Është shteti që ka mbështetje edhe nga Turqia, nga shumica e shteteve të Lindjes së Mesme dhe në të njëjtën kohë është shumë më e përkëdhelur dhe e toleruar nga BE-ja.

Serbia është e rëndësishme edhe për shkak të potencialit destabilizues që ka për shtetet e tjera. Përmes Republikës serbe mban peng Bosnjë-Hercegovinën. Përmes kontrollit të plotë, shpesh me frikësime dhe sulme e kërcënime, mban nën kontroll veriun e Kosovës. Përmes kishës, një pjese të mediave dhe disa partive politike mban tensionet në Mal të Zi. Tërë këtë e bën Serbia ku në pushtet janë ata që në vitin 2000, kur edhe u lansua projekti i bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE dhe pajtimit, konsideroheshin si “forcat e errëta të së kaluarës” dhe e tërë Evropa festonte largimin e tyre nga pushteti.

Kur në Zagreb ishte zhvilluar samiti i përbashkët i BE-së dhe vendeve të Ballkanit, vetëm një vit pas përfundimit të luftës në Kosovë, u mendua se Serbia përgjithmonë ka nisur rrugëtimin nga një e ardhme evropiane, pajtim me fqinjët dhe tejkalim i së kaluarës së errët, gjatë së cilës, në emër të serbëve dhe Serbisë, ishin bërë krime të mëdha ndaj popujve të tjerë, përfshirë edhe gjenocid.

Tash, 20 vjet më vonë, në Evropë janë ndërruar gjeneratat dhe kanë ardhur gjenerata të reja. E në Serbi kthehen në pushtet njerëzit e së kaluarës. Ata, sidomos Vuçiq e deri diku edhe Ivica Daçiq, ish-bashkëpunëtorë të Slobodan Milosheviqit, kanë ndryshuar sjelljen e edhe fjalorin. Por sa kanë ndryshuar në të vërtetë, nuk mund të thuhet me saktësi. Sepse sa herë që kanë pasur rast ata kanë shpërthyer me fjalor të së kaluarës. E kanë quajtur ish-shefin e tyre Milosheviq si “lider të madh”, ndërsa kanë fyer viktimat civile, përfshirë edhe ato të masakrës së Reçakut, duke i quajtur këto krime si të rrejshme. Në këtë mënyrë ata shkelin edhe një kusht të caktuar nga BE-ja, dënimin e krimeve të luftës.

Çfarëdo që të jetë, liderët e Serbisë i përfaqësojnë qytetarët e tyre që i zgjedhin. As në Prishtinë e as në Tiranë liderët shtetërorë nuk do të duhej të ngurronin të takoheshin me homologët nga Serbia, kushdo që të jenë ata. Takime ka pasur edhe në kohën kur vazhdonte lufta. Si bashkëbisedues duhet të pranojë këdo që qytetarët e Serbisë e zgjedhin.

Akullin e kanë thyer edhe liderët nga Prishtina e edhe nga Tirana dhe nuk kanë të drejtë t’i japin ligjërata morali njëri-tjetrit. Por në këto takime duhet të ruajnë dinjitetin, të mos jenë patetikë, të mos aktrojnë miqësinë dhe dashurinë e madhe përnjëherë. Në Tiranë duhet, megjithatë, ta kuptojnë se përmes forcimit të raporteve me Shqipërinë, Beogradi do që të injorojë Kosovën. Por as Kosova nuk mund të fajësojë politikanët e Shqipërisë kur bëjnë atë që e kanë bërë vetë liderët e Kosovës, takimet me udhëheqësit e Serbisë.

Nuk gabon Rama kur takon dhe mirëpret presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Por gabon kur qorton politikanët e Kosovës e sidomos kur në vend të përgjigjes qorton gazetarët për pyetje. Sepse, pa marrë parasysh se në çfarë mënyre janë bërë, pyetjet për mohimet që Vuçiq iu bën krimeve janë shumë relevante.

Janë relevante për procesin e pajtimit në rajon, për bashkëpunimin dhe për marrjen e përgjegjësisë për gabimet nga e kaluara. Pa marrjen e një përgjegjësie të tillë nuk do të ketë baza për pajtim, pa marrë parasysh se sa shtëpi do të rindërtojë Serbia për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Shqipëri, sa do të njihet Vuçiq me kulturën shqiptare e sa lehtësime do të bëhen për qarkullimin e mallrave.

Vetëm disa ditë kur në Tiranë Vuçiq e Rama flisnin për lehtësimet e qarkullimit, mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të prisnin më orë të tëra për të kaluar nëpër Serbi kur vinin në vendlindje për festat e fundvitit. Kjo dëshmon për mungesën e sinqeritetit të Serbisë, e cila në njërën anë flet për lehtësime të udhëtimeve e në anën tjetër i vështirëson ato.

Pse kanë të njëjtin flamur etnik, një gjuhë, një komb, Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete dhe kanë dy qeveri, dy presidentë dhe nga të dyja anët e kufirit, secili në fund të fundit do të japë përgjegjësi para votuesve të vet.

15 komente në “Pse Kosova nuk mund të fajësojë politikanët e Shqipërisë!”

  1. Pejani says:

    KOSOVA EDHTE KRAHINE QE KERKONE TE BEHET SHTETE DHE NORMALE KA VESHTIRSITE E VETA NE TE ZGJEDHURIT E SAJ .
    VUCIC ESHTE I ZGJEDHURI I SERBISE NE NUK MUND TA GJYKOJME ESHTE ELECTORATI I TIJE QE E GJYKONE
    NE THJESHTE DUHET TE TAKOHEMI E TE FLASIM .
    NE KOSOVE KA QENE RAMBUSHI I ZGJEDHUR TE GJITHE E DINE QE RAMBUSHI ESHTE GOMARE EDHE SHQIPEN E FLET 50 %
    NE SHQIPERI KA QENE I ZGJEDHUR BERRISHA KOMUNIST I QELBUR VRASES VJEDHES TRAFIKANT POR TAKIMET SHTETERORE JANE ZHVILLUAR ASKUSH NUK KA THENE NUK E TAKOHEM ME BERRISHEN PASI KA NHE TE KALUAR KRIMINALE BEHET FJALE PER NJE TE ZGJEDHUR NDAJE ME PAK FJALE KOQEVARI PO GABONE .

    1. Kalec Dega says:

      Kosovo eshte shtet dhe vend sovran dhe asnje vend apo shtet tjeter nuk duhet te fus hundet qofte edhe Shqiperia, aq me shume qe ska shtepine e vet ne rregull.
      =
      Ne qofte se duhet bashkim, ate mund ta kerkojne vetem Kosovaret.
      =
      Rama po fut hundet per propogande dhe lepirje bythe te Serbise kur dihet qe eshte i pa vlere dhe i paperfillshem ne politikat nderkombetare…. sepse perfaqson vendin me te dobet dhe te varfer te Evropes.

      1. ben says:

        Kalec Dega-edhe vete serbet do ta kishin zili taktiken tende te percarjes nder shqiptaret, qe sidoqofte eshte taktike e deshtuar se pjesa me e madhe e shqiptareve ne te dyja anet e kufirit nuk e besojne.
        Qeveria Shqiptare ne Tirane e ka detyrim kushtetues te flase ne mbrojtje te Kosoves, e cila do apo nuk do zotrote, eshte krahine e Shqiperise e shkeputur me force ne 1913 prej fuqive te medha, ashtu sic u shkeputen edhe territore te tjera ne veri, lindje e ne jug per tiu bashkuar shteteve fqinje.
        Lideret e Kosoves kane hallin e karrikeve te tyre dhe nuk i plas per popullin. Ishte Rama qe ja perplasi serbeve mu ne mes te parlamentit serb se Kosova eshte me vete duan apo nuk duan serbet. Lideret ne Kosove dhe Shqiperi duhet te punojne bashke per bashkimin kombetare, se per kete jane zgjedhur prej shqiptareve.

    2. Zagora says:

      Kujt i mori leje Rama per te bere mareveshjen me Serbine e Maqedonine per gjoja Minishengenin Ballkanik?
      Kush ia ka dhene kete te drejte ketij aventurieri qe te vendose per fatet e Shqiperise?
      Pse nuk ka bere transparence para popullit ky sharlatan,por na hiqet si sulltan?
      Si mund te flase per Minishengen Ballkanik me vetem 3 shtete duke lene Kosoven jashte?
      Si mund te bashkohet Kosova me kete aventure,kur me Serbine ka plot probleme me te medha pa zgjidhur,kur Serbia nuk njeh Kosoven si shtet i pavarur,kur nuk njeh pasaporten kosovare,kur ne Serbi eshte nje mentalitet urrejtjeje per shqiptaret?
      Si mund te pranoje Rama se do hapen kufijte ne Ballkan kur gjysma e shteteve nuk kane marre pjese,per me teper Shqiperia nuk ka kufi te perbashket me Serbine vec nepermjet Kosoves?
      Pse duhej te nxitohej kaq shume Ra,a ne kete aventure politike,kur Shqiperise i ra termeti i tmerrshem dhe Rames i duhet te merret gjate me kete pune?
      Pse u nxitua Rama kur Kosova akoma nuk ka qeveri qe te negocioje?
      Se fundi,pse nuk bisedon shtruar me vellezerit kosovare ashtu sic ben me vellain serb Vucic?

  2. Emigranti says:

    Ore po nuk ia vlen te merresh me njerez te trashe anadollake pa kulture .Kosovaret te krijojne Shtetin e tyre qeverine e tyre njehere, pastaj te merren me punet e Shqiperise. Popull injorant kafshe prehistorike njerez te prapambetur.

  3. Republic islamic of Kosovo says:

    allau uakbar kosova asht dhe duhet me u lidh akoma ma mir me turkin hajnat e Serbise e Shqipnis nuk kena me i nigju as kena dasht me pas pun me ta. RRNOFTE TURKIA se bukur e ka than erdogani nkosove Kosova asht Turkie dhe Turkia asht Kosovo . ALLAHU UAKBAR RRNOFTE MUSLIMANISMI NKOSOVE:

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Hë u ngope duke sharë shqiptarët? zgjohu tani dhe o burra ti ndërrosh leckat e pidhit anastasit se i kanë ardhur periodat. .hë palikaraqi mu. ..

      1. palikariqi ju sunitus undefined arnautus says:

        zhaku apo xhevair kasemi?

  4. naim th. says:

    Kam respekt per kete gazetar (e lexoj gjithmone ne KD),por qe ne fillim ben nje gabim te madhe.Politikanet kosovar po edhe te Shqiperise jane takuar me ata serbe,ne rregull dhe ketu nuk ka asgje te keqe.Por politikanet kosovare jane takuar se i kane shtyre nderkombetaret dhe nese eshte biseduar dicka eshte bisruar per ndarje nga serbia dhe jo bashkim me serbine si ne rastin e fundit.Kosova do vazhdoj dhe ne te ardhmen te bisedoj me cilin do politikan qofte nga serbia,por per njohjen e Kosoves dhe ndarjen de jure dhe asesi per ti bere favore Serbise deri sa ajo sillet me Kosovn si fuqi koloniake.Ky minishengen vetem se e forcon rrolin jo konstruktiv te Serbin ne dam te gjithe te tjerve dhe vecanerisht ne dam te Kosoves dhe gjithe shqiptareve,

  5. ELENA GJIKA says:

    ESHTE E VERTETE SE 15% JANE GOMAR DHE KANE MENDIMIN ARABO ISLAMIK DHE MENDOJNE SE KOSOVA ESHTE TURKI .POR 85% e dine se KOSOVA ESHTE DARDANI -I AGRONIT E TEUTES .

    1. Kiri says:

      Jane gomere eshte e vertet,po ka me gomere se ne te shqiperise qe kemi 30vjet qe votojme keta gomeret tane,Pak nga pak edhe ata do futet ne brazde vetem pak durim nuk e shikoni qe ata nuk flasin me me ate dialektin e rende,ata nuk jane budallenj ata jane vellezerit tane prandaj duhet nje bashkepunim me i madh qe ata te shkrihen me ne dhe pse jo dhe nje bashkim me vone.

  6. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

    Serbia i ka bere nder njerezimit duke vrare e masakruar femije,gra,pleq e burra te pa armato
    Ata ishin qytetare te ” Republic islamic of Kosovo”

  7. SHKELZENI says:

    Kalec kosova nuk eshte shtete nese e njeh nocionin shtete por ne kerkim te te berit ose te qenit shtete mesoje nese nuk e di ka diference te madhe te qenit shtete dhe ne kerkim te te berit shtete.
    Per futjen e hundes nuk eshte rama qe nderhyne eshte injoranca e koqevarit.
    Per bashkim nuk ka pse te kete bashkim
    Kosova 10 mije km 2
    Shqiperia 30 mije km2
    Kosova nuk eshte shtete
    Shqipdria shtete e aderuar ne nato afer unionit europien.
    Kosova pozicioni gjeografik e izoluar enklave
    Shqiperia e lagur nga dy dete adriatik e jon .
    Kosova niveli kulturore turko arabe sllave
    Shsipdria kultura e tipit europien.
    Linde pyetja pse duhet ti bashkohet shqiperis per te perfituqr sic kane perfituar brenda jugosllavise

    1. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

      Kosova eshte Shqiperia e cunguar.

  8. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

    Kosova eshte Shqiperia e cunguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje