Nga Shpëtim Nazarko
Ka një diferencë të madhe midis një këshlltari, qoftë ky dhe i Kryeministrit dhe një zëdhënësi. Zëdhënësi, mund të jetë djalë, a çupë e bukur, që i jepet një tekst i përgatitur e që ai, duhet ta recitojë. Normalisht, nuk e di përmbajtjen, a hollësitë që i kanë dhënë formën e asaj, që duhet të recitojë. Kjo, për të mos reflektuar asnjë emocion, në atë që është gatitur nga të tjerë, prapa perdes dhe për të mos mbajtur përgjegjësi në të ardhmen, për çfarë ka thënë në të shkuarën.
Këshilltari mund t’i dijë të gjitha, mund edhe të jetë përgatitësi kryesor i asaj që ndodh në prapaskenë, por për këtë arsye, nuk flet kurrë, apo ndoshta, vetëm kur e lejon shefi i tij, për ndonjë arsye të veçantë.
Kur një gazetar dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, po shante me tërë arsenalin e mundshëm Ramën, para ca ditësh, më kujtoi të njëjtën gjë që bënte dikur këshilltari kryesor i Nanos, që shante Mejdanin në emër të të zotit, nga ana tjetër e rrugës.
Nuk është çudi e madhe. Një racë e një gen jemi. Pavarësisht se ai i Kosovës, thonë që mendon e shkruan, se jemi dy kombe. As i hyn në punë, a ndoshta nuk e di fare, se Kombi është ca më i vjetër se shteti e nuk do nja dhjetë a njëzet vjet të krijohet, po ndonjëherë, për të janë pak dhe nja njëmijë vjet.
Në lojë, veç këshilltarëve këndej e andej kufirit, i kanë hyrë betejës dhe të zotët e kështjellave. Kjo është sa për të qeshur, aq edhe për të qarë. Atij të Kosovës, nuk i vë faj shumë… Ka nja një mijë arsye. Ramës po, sado e sido të justifikohet, se po i hedhin faje që nuk i ka.
Thjesht edhe sepse si e tha vetë, veprimet e tij i gjykon nesër, historia.
Shqipëria nuk është mbretëri. Koha, kur Zogu, 15 vjet pas formimit të shtetit, e quajti veten “Mbret të shqiparëve” dhe jo Shqipërisë, kishte kuptim të qartë. Atdheut, i shkëputën një pjesë të rëndësishme Kosovën, atë që serbët e quajnë sot e nesër, provincë të tyren…
Shqipëria ruan nga koha e Zogut, jo atë emër, po e ka të shkruar në Kushtetutë, që duhet të kujdeset për bashkëkombësit e saj. Dhe politikën e jashtme, po me Kushtetutë e drejton dhe e projekton Kryeministri.
Rama për interes të ngushtë apo kombëtar, quajeni si t’u dojë qejfi, ka ruajtur nga Zogu, diçka. Në kabinetin e tij, ka njerëz nga ajo pjesë e Kombit, për të cilët, si persona apo vepra nuk kam asnjë konsideratë të veçantë. Zogu i mbante edhe në Parlament, bashkëkombësit kosovarë. Ca kohë, bënte edhe zgjedhje të tyre në Parlament, sikur të mos ekzistonte kufi fare… Ishte gjetja e tij brilante, për kohën.
Po të kthehemi tek tema. Rama, nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim si Haradinaj, por të vështrojë vetëm Kushtetutën. Vetëm asaj i jepet llogari. A është e drejtë kjo.
Në Kosovë, që quhet shtet prej 10 vjetësh, por jo Komb, siç mendojnë disa, duket se e kuptojnë ndonjëherë keq, rolin e këtushëm.
Me të drejtën e një shteti sovran, thonë që Shqipëria, nuk mund të flasë në emër të Kosovës. Mund të kenë shumë të drejtë. Ndërkaq, akoma më shumë Kosova, nuk mund të kondicionojë veprimet e Shqipërisë.
Ngjarja për të cilën, palët kanë dalë e qesëndisin njëri-tjetrin në dritare, do të kalojë, apo do të jetë njëra prej shumë ngjarjeve që do të bjerë e nesërmja.
Besoj se, më e mira do të ishte që në situata të tilla, palët ulen në një tavolinë diku e konkordojnë qëndrimet. Dritaret janë për gratë e lagjes, llafazanët e gazetave, apo portaleve.
Vetë, nuk e kam të vështirë të kuptoj, pse në Kosovë i kanë hyrë këtij sherri. Edhe të vegjlit, kanë të njëjtat huqe, si të mëdhenjtë. Kur nuk i kanë punët mirë brenda, bëjnë zhurmë a hyjnë në bahçen e fqinjit, apo zënë e pushtojnë territore të të tjerëve, kur janë mbretëri a perandori.
Në Kosovë, po vijnë vërdallë për të bërë qeverinë e re, që duket do të hyjë në të njëtat historira, si paraardhësja, që u zvarrit për shumë kohë.
Në Tiranë, ka më pak probleme të tilla. Të paktën, në pikpamje zyrtare. Po Tirana, ka më shumë marrëdhënie dhe detyrime kontraktuale me fqinjët dhe me Europën, ku kërkon të hyjë dhe koha, nuk është në favor të saj. Më shumë se kurrë, i nevojitet të sillet urtë.
Tani që Anglia ka dalë nga Europa, Merkeli po zhduket në horizont dhe Makroni, do të luajë “alla de Gol”, situatat bëhen prapë edhe për Shqipërinë, me zarar…
Dhe në Kosovë, duhet ta dinë, pavarësisht mençurisë së analistëve të saj, se, nëse pozita e Shqipërisë dobësohet njëherë, ajo e Kosovës dobësohet dhjetë herë… Duan apo nuk duan ata. Duam apo nuk duam ne…
Ndërkaq, kjo situatë nuk i lejon zyrtarët andej e këndej, të luajnë në kurriz të Kombit.
Ca më shumë, të dalin në dritare e të tmerrojnë njerëzinë.
Nëse vazhdoj t’i mbetem pikëpamjes se, Rama është lojtari më i mirë që ka prodhuar vendi këto 30 vjet në politikën e jashtme, duke trupëzuar tek ai, dinakërinë e Zogut dhe elokuencën e Nolit, kjo nuk e lejon atë të japë përgjigje, që në fakt, vetëm se shtojnë zhurmën e burive, të një lufte llafazanësh, në të dy anët e kufirit.(Konica.al)
O Lacko…Shqiperia ska keshilltare…..nje tufe 20 vjecaresh me titull keshilltare….ne cdo institucion…se sdo kush oponence por vetem lepe peqe
Nazarko paska rënë nga dritarja dhe paska lënduar keq kokën. Rama qënka lojtari më i mirë në këto 30 vjet në politikën e jashtme?! Ai që donte të na sillte armët kimike të Sirisë, na solli 5 mijë muxhahedinë e nuk mori të paktën një lehtësim vizash me SHBA, nuk po arrin të hapë negociatat prej më shumë se 6 vjetësh edhe pse sipas tij ka marrë disa data dhe e kanë uruar disa herë për hapjen. Kurse tani po bën një lojë prej budallai me Vuçiç që nga ana tij edhe pse është faktor destabiliteti në Europë (me ato që bën kundër Kosovës), edhe pse luan me dy porta me Rusinë e armatoset nga ata, edhe pse shtyp shqiptarët në jug të Serbisë e ka nën kontroll mediat në vendin e tij prap është më afër BE se ne. Dhe Edi Rama po i jep një lustër e po e ndihmon të duket sikur është lojtar kampion i bashkëpunimit dhe shkojë edhe më pranë BE-së. Nëse këtë quan lojë e mirë, nuk dua të mendoj çfarë do ishte loja e keqe. Na ndihmoftë zoti!
Nazarko per cfare keshilltaresh e ke fjalen zotrote?
Po a ka nevoje Rama per keshilltare e keshillat e tyre?
Po a ka pranuar Rama ndonje keshille,kritike,pa le akuze jo e jo nga ndonje njeri?
KURRE!
KURRE!
KURRE!
Rama eshte nje DIKTATOR arrogant,qe sundon egersisht prej shume vitesh dhe qe i ka shperdoruar parate e popullit per interesat e tij e jo te shqiptareve!
E lexove nje lajm nga RD e Kongos dje,Nazarko,qe bente fjale se atje ishte zbuluar nje burim i ri KOBALTI,poshte nje qyteti prej 100 mije banoresh,rezervat e te cilit llogariten deri ne 100 miliard dollare?!
Tregoja Rames sipas menyres tende,se sa per keshilltaret e tij nuk i ka per mend por per muhabete,se dikur DIKTATORI Enver Hoxha,kishte ndertuar nje Uzine nr.12 qe prodhonte KOBALT,nga hekur nikeli yne,por qe tani nuk ekziston me se ishte komuniste!
Miliardat i kemi ketu,por Rama nuk merret me keto pasuri,se nuk ka aq mend,por ngopet me kollaj me fitimet nga PPP!
Tregoji Rames se dikur DIKTATORI Enver Hoxha nxirrte FLORINJ me kuintale ne Rubik nga bakri dhe po nga bakri kishte ndertuar nje uzine moderne te kabllove e telave te bakrit ne Shkoder,aq cilesore dhe e kerkuar ne tregun boteror sa 95 % e prodhimit shkonte per eksport!
Pa llogaritur qindra punonjes te punesuar aty!
Tregoji Rames se ne Korce DIKTATORI Enver Hoxha kishte ndertuar nje Uzine e prodhimit te instrumenteve mates (kalibra etj) te cilesise se larte me teknologji gjermano perendimore,qe 95% e prodhimit eksportohej?!
Pa llogaritur qindra punonjes te saj?
Minerali i kromit eshte pasuria me e madhe e Shqiperise,qe DIKTATORI ENVER HOXHA e eksportonte ne Kine me 4 vaporre transoqeanike te nje shoqerie shqiptaro-kineze dhe ne kthim vinin mbushur me mallra ushqimore,industriale,ushtarake etj vetem me klering,ndersa sot u eshte dhene disa cubave qe vetem grabisin ndersa shteti hesht!
Edhe sot Kina,Japonia etj jane shume te interesuar per kromin tone,se eshte lende e pare per industrine ushtarake etj,bile tani jo per ta eksportuar kaq larg ,por t’u jepet kinezeve me koncesion bashke me portin e Shengjinit duke realizuar prodhimin e tij me cikel te mbyllur!
Por keto e te tjera nuk ia pret mendja prej aventurieri e Rames,ndaj ai duhet te vihet me shpatulla per muri si armik i pasurive kombetare!
Edhe mund ta censurosh,z.moderator,se keni frike nga kritikat me fakte ndaj Rames!
Dakord @Feniks, po tërë ato që rendite për kohën e Hoxhës, pse nuk e ngritën ekonominë mbasi Kina i dha atij munxët, në vitin 1978? Përkundrazi, për jo pak, po për 12 vjet ekonomia shkoi pikiatë deri sa në vitin 1990 u dorëzua e u katandis për faqe të zezë. Kujto exsodin e vitit 1991 me vaporët e mbushur me ‘skllevër të lumtur’ nga parajsa socialiste, dhe pastaj përmend vaporët me krom që shkonin në Kinë. Se këta shkojnë plot edhe sot në Kinë, Japoni e gjetkë. Është kompani kineze ajo që po nxjerr sot krom në Bulqizë, është holdingu ‘Balfin’ etj, aty që kanë rivënë në punë impiantin e pasurimit dhe uzinën e shkrirjes së ferrokromit në Burrel dhe Elbasan. Lexo informacionin që u dha dje në shtyp se çfarë investimesh bëhen sot në Bulqizë, dhe mos jeto me fanepsjet e një kohe të perënduar, sepse ajo atë fund kishte të paracaktuar të kishte. Për ta mbyllur, regjimi komunist në Shqipëri, si vendi më i varfër në Europë, rezistoi vetëm në saje të investimeve dhe të makinerive e mallrave sovjetike deri në 1960 dhe pastaj, për nevojat politike të Kinës, edhe prej asaj, por tashmë më me bollëk. Kjo deri në vitin 1978, kur Enver Hoxhës iu mbush mendja të mësonte Mao Cedunin dhe Ten Siaopinin se si duhej të vepronte Kina! Kësaj i thonë eja baba të të mësoj arrat. Ku do ishte Kina sot, sikur ajo të shkonte me mendt e aventurierit tonë që i ishte mbushur mendja se ishte kërthiza e marksizmit botëror??!!..Këto sa për nostalgjinë tuaj ndaj ‘kolerës’ që edhe për pak na shfarrosi, me përjashtimin e një takëmi të shërbëtorëve të djeshëm dhe nosralgjikëve të sotëm të atij regjimi.
Tani pak fjalë për atë që është politika e ditës dhe konkretisht e asaj të Ramës në fushën e politikës së jashtme edhe pse ti e ngatërron me fushën ekonomike të brendshme. Le të supozojmë se tërë ato që rendite, (si koment për shkrimin e Nazarkos për mendimin e tij për Ramën si politikan), se Rama duhej të bënte dhe që s’i ka bërë, po të pyes unë? Dakord, sipas tej Rama nuk i ka bërë, (harron se sot jemi në tjetër sistem ekonomik), po pse nuk i bënë ato qysh nga Meksi, Nano, Meta, e Berisha, prej vitit 1992 deri 2013, në jo pak vite por ppr plot 21, dhe do duhej t’i bënte Rama për 6-të?
Rama do duhej të bënte shumë, sigurisht edhe në fushën ekonomike, sidomos në politikat që nxisin kapitalin privat, por më shumë do duhej të bënte në forcimin e shtetit të së drejtës, edhe pse reforma në drejtësi si fillim është një arritje, por sidomos në fushën e arsimit, të fiskut dhe të informalitetit kudo që ai shfaqet. Këto janë detyrat kryesore të një qeverie në sistemin kapitalist, shteti si rregullator e kontrollor, dhe jo si ndërtues uzinash e fabrikash, që gjithsesi edhe ato në mos me ndihma, siç më lart thamë, me lekët e popullit dhe pasuritë e vendit bëheshin. Populli vetëm punonte sa për të ngrënë, duke u rropatur nëpër rradhë, dhe një aparrament 1+1 apo për ca edhe 2+1, por duke punuar edhe vetë ‘vullnetarisht’ për ta marrë atë!
Bravo Bureto,se na mbushe mendjen qe kromi yne qenka ne rrugen e duhur dhe se shembujt qe dhashe une qenkan te nje kohe tjeter etj,etj!
Nuk fola per politike o tru shkulur,por per ekonomi!
Dikur prodhohen KOBALT,sot Jo!
Dikur prodhohej flori,kabllo e tela bakri
cilesor e sot jo!
Dikur punonin te gjitha minierat e kromit,ndersa sot kane licenca per kromin rreth 160 vete,qe me shume kromin e mbledhin nga kalamajte!
Na thuaj ti specialist bureto,sa para jane futur keto 7 vjet te sundimit te Rames ne arken e shtetit nga kromi,bakri,nafta,hekur nikeli etj?
Leri denglat me Balfin se jane mbrockulla!
Shteti funksionon me studime,me plane,me llogari,me prioritete e jo me trute aventuriere te nje diktatori si Rama!
Te fundit ne Europe ishim ne kohen e diktatures,se nuk kishim droge,prostitucion,korrupsion,papunesi,vjedhje votash, se ne arsim,shendetesi,bujqesi,industri,shkence,kulture,arte,letersi nuk kishte te krahasuar me te sotmen,prandaj te gjitha i kthyem me koke poshte dhe tani zeme vendin e pare ne krime,droge,prostitucion,trafikim armesh e organesh njerezore,mijra njerez te ngujuar nga gjakmarrja,gati 2 milion te arratisur ne kurbet gjja per qejf,korrupsion,varferi,politikane qe shajne me liber shtepije si rrugace etj!
Kaq mjafton,qe te nderohemi nga Europa sot dhe qe populli te bindet se keto 29 vjet kemi arritur suksese te jashtezakoneshme!
“Shqiperia nuk mund te flase ne emer te Kosoves, por po ashtu Kosova nuk mund te kushtezoje politiken e Shqiperise”. Drejt. Aq me shume qe ndermjet te dy vendeve as doganat nuk jane hequr. Pra jemi nje komb dhe dy shtete. Secili ka interesat dhe detyrimet e tij ne politiken e jashtme. Edhe sepse shume here vendimet ne vend qe te merren ne Tirane merren ne Uashington apo Berlin. Prandaj politikanet kosovare duhet ta mbyllin sqepin. Le t’i ngrene po te duan edhe nje monument Berishes apo Bashes. Por Rama eshte zgjedhur nga populli i Shqiperise per mbrojtur interesat e saj. Dhe bashkepunimi rajonal eshte nje strategji e hartuar dhe perkrahur nga Perendimi.
katarakti, rriji bythes siper se mos te çfryne; Shqiperia e ka me kushtetute qe te flase per Kosoven, por te isha une do ta shkelja kushtetuten ne kete pike.
Kur atyre u kruhet, le ta kruajne se pak njerez humben dhe tani kerkojne ti ngallen dhe te ulurijne ne kurriz te tyre. Ata jane elifmatrak si njerez, politikane apo dhe gjallesa shqiptare. Kjo do duket ne te ardhmen ne qoftse vazdojne rrugen e Nexhmedin akademikut, Matosh palloshit apo Bukeshkaleve te tjere. Ne koke do tu bjere, keq per njerzit e thjeshte se atyre u eshte bere barku si derra lerash. Qe te mos duash te levizesh i lire me gjithe materien tende, kjo eshte ulurime dhe nepermjet kesaj, diplomacia ben punen e saj po tani ka dale sheshit, ti je njohur zyrtarisht me firme e vule nga Serbia, por me goje nuk te thuhet. E kuptoni!!!!
Nje sygjerim per politika-bërësit. Le ta lëmë, si fillim, Serbine jashte ketij mini Shengeni dhe me pas le te vijohet me idene e krijimit te nje zone brenda zones Shengen. Nese kjo gje e lendon Kosoven, le t’i degjojme thirrjet e saja. Cfare perfitimesh do te kishim, ne si Shqiperi,me perfshirjen e serbeve ne kete nisme? Sikur Serbija dhe Kosova t’i kishin sheshuar mosmarreveshjet, jam i sigurt qe perfitimi i ketyre dy vendeve do ishte i madh, nga nje bashkepunim ekonomik rajonal, pasi jane vende fqinje.
Nazarkot!
You can “Buy one take the second half price”
Shume e sakte.
Urine zoti Nazarko!
Hiqni duart nga kosova ,pas shum koesh do ndodh si koreja e veriut me ate te jugut.
Sakt ,
??
E paske qare Nazarko! Si gjitjmone, i mençur
Si gjithmone Nazarko godet ne shenje, eshte e turpshme qe ne Kosove ka idjote te tipit RAMUUUSH dhe ne medjan e saje ka agjent te UDB si Berat BUZHALA dhe ky kopje e RAMUUUUSHIT qe e kane te shkruar ne balle se cfare idjotesh jane. Qe Kosovaret jane me probleme kete e ka thene dhe Nol i madh por nuk po e permend sepse nuk i sherben vllazerise, koha ecen dh njereiu duhet te eci me hapa te shpejta. Nuk i sherbejne sharjet publike drenda nje familje bashkimit por percarjes, shan ai qe e ka humbur logniken si Sali berisha qe shan bashkekombesit e tije boterisht se jane kundeshtare politike te tije, kjo vjen nga e shkuara e tije komuniste qe i ndante njerezit ne te bardhe e te zi. I tille eshte dhe RAMUUUUSHI ky veshgja i turpshem se dhe ecjen e ka te njejte shellare si idhulli i tije Berisha. Nje politikane i zgjuar dhe i mencur nuk ben veprime te tilla, Rama sot eshte nje shumice dominuse dhe RAMUUUUUSHI sigurisht behet i urryer. Dialogu i brendshem i shetareve pa dallim partiak i sherben kombit por ne nje vend ku UDB ka ponuar per vite si brenda Kosoves dhe ne Shqiperi per kohe te gjate ceshtjet veshtiresohen. RAMUUUUSHI NUK DUHET TE HARRUJE QE KUR LUFTONTE NDAJ SERBIT BERISHA E FURNIZONTE SERBIN ME KARBURANT POR PO TE JESHE RAMUUUUUSH nuk kupton dot prandaj GOMARIT TE SHKRETE I THONE GOMAR.
“Bureto” degjo plakun e mocem: “Feniksi” ka te drejte ne analizen e tij ekonomike! “Feniks” degjoje “Bureton”, kur thote se Enverit ju mbush mendja te mesonte Kinen. Pra kemi dy Envera, ai qe mendoi per Shqiperine te cilin e analizon “Feniks”, dhe nje Enver tjeter, qe mendon per shtepine(e tij) per kete qellim largoi Kinen kete analizon “Bureto”
“Plaku i mocem” me degjo mua:
Une me siper nuk bera politike,as gjykova se cfare politike ndoqi Enver Hoxha me Kinen!
Une dhashe ca shembuj konkrete,qe atehere u shfrytezuan shume mire pasurite kombetare me cikel te plote,duke i sjelle fitime ekonomise,punesuar mijra njerez,zhvilluar zonat perkatese etj!
Ato qe thote bureto, se Enveri donte te mesonte Kinen,nuk hyne ne analizen time dhe u perdoren nga bureto,si diversion politik,per te bere zhurmuesin ndaj fakteve qe dhashe une!
Une po i tregoj UJKUN,ndersa bureto me tregon gjurmet!
Behet fjale per KOBALTIN qe prodhohej ne kohen e diktatures me te eger komuniste ne bote,ndersa tani qe jetojme ne kohen e demokracise,afersisht si parajsa ne boten tjeter,uzina nr.12 qe prodhonte KOBALTIN jo vetem eshte shkaterruar,por edhe minierat e hekur nikelit nga vinte lenda e pare jane rrenuar!
Po flas per ekonomine e jo per politiken,sic tenton ta zhurmoje bureto,por edhe ti qe ke rene ne gracken e tij,mbase pa dashur!
Mjaft me me politike,se kemi 29 vjet,qe kjo politike gjoja antikomuniste ka rezultuar ANTIKOMBETARE,qe e ka rrenuar e grabitur tere pasurine kombetare,ka percare popullin ne 1 milion copa,aq sa ka bere qe shqiptaret ta gjejne zgjidhjen vetem tek kurbeti!
Fakti qe ne keto 29 vjet,sot biznesi privat ka arritur te punesoje vetem 23 % te te punesuarve dhe shteti 77%,verteton se ka deshtuar sistemi politik dhe ekonomik i instaluar ne Shqiperi,kur shifrat duhet te ishin te kunderta!
Keto shifra zyrtare mbeshteten dhe vertetojne mos ekzistencen e shtetit ligjor e korrupsionin galopant ne vend edhe nga raporti i para 4 muajve te BB qe deklarojne se ne Shqiperi 50% e bizneseve jane informale dhe se 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
kjo eshte e verteta e deshtimeve kriminsale te qeverive te korruptuara dhe antishqiptare te ketyre 29 viteve dhe qe duke hedhur tym me gjoja deshtimet e sistemit komunist duan te mbulojne deshtimet e tyre kriminale,por edhe te mashtrojne popullit me sofizma te tilla,si keto qe hedh ne treh edhe bureto!
Qytetaret e cdo vendi gjithmone duhet te jene opozite e perjeteshme e te gjitha qeverive,ndryshe do mbajme mbi kurriz kryeministra si Rama qe me arrogancen,mendjemadhesine,fjalorin e degraduar banal,mungesen totale te deshires per dialog,te mungeses se konsultimit me personalitete te spikatura te te gjitha fushave te jetes,aq me teper se ai eshte i pa afte ne gjithcka se di vetem te pikturoje!
Por Rama do te diktoje ne cdo gje pa degjuar njeri aq sa fillon e grricet me kedo qe i del perpara pa asnje llogjike morale apo profesionale!
Prandaj sot shqiptaret po ikin cdo dite se nuk kane asnje shprese se ky vend do behet!
Te fundit ne Europe ishim ne kohen e diktatures,se nuk kishim droge,prostitucion,korrupsion,papunesi,vjedhje votash, se ne arsim,shendetesi,bujqesi,industri,shkence,kulture,arte,letersi nuk kishte te krahasuar me te sotmen,prandaj te gjitha i kthyem me koke poshte dhe tani zeme vendin e pare ne krime,droge,prostitucion,trafikim armesh e organesh njerezore,mijra njerez te ngujuar nga gjakmarrja,gati 2 milion te arratisur ne kurbet gjoja per qejf,korrupsion,varferi,politikane qe shajne me liber shtepije si rrugace etj!
Kaq mjafton,qe te nderohemi nga Europa sot dhe qe populli te bindet se keto 29 vjet kemi arritur suksese te jashtezakoneshme!