Pas publikimit të videos së kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla, i cili shfaqet duke pirë kokainë, vjen dhe reagimi i parë nga Qeveria.
Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, është shprehur mbrëmjen e sotme se së pari duhet të provohet nëse video është e vërtetë, dhe sipas saj nëse kjo vërtetohet, agjencitë ligjzbatuese duhet të veprojnë dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm.
“Nuk mund të hedhësh baltë mbi qeverinë pas operacioneve të mëdha antidrogë që ne kemi bërë. Djali i tij është arrestuar për drogë, dhe kjo tregon që Policia sot nuk ka frikë nga fëmijët e politikanëve.
E para vlen të analizohet kjo video. Ai është i zgjedhur vendor dhe ka plotësuar formularin e dekriminalizimit. Unë besoj se agjencitë ligjzbatuese duhet të merren me këtë rast. Unë përvete nuk kam dijeni për këtë rast, tani po e shoh si video. Por e them dhe njëherë që organet ligjzbatuese duhet të merren me të.
Historitë me video tregojnë që kanë një frymë të keqe te ne. Sipas meje duhet parë nëse video është e vërtetë, dhe nëse po, agjencitë ligjzbatuese do të veprojnë dhe ne do të shohim hapat që ato do të ndërmarrin”, ka thënë zv,ministrja Voda në emisionin “Byro Politike”.
Po ata qe pine duhan apo raki duhet te denohen?! Kot pyes.
popopopopoooo i 38 ne rradhe yjet e rilindjes ..38 mafioze rilindas e mbi 20 neper burgje …nje ilir meta doli me salen e u dogj gjysma e tirones me 21 janar…
Hahaha ne shqipe komedia me tragjedine jane shum afer pse kelyshet w kuq vazhdojn nga 1945 e deri me tash 2020 e kan mar peng ate popull me then te drejten edhe pak e meriton sepse mire deri 1990 shkoj po tash pas 1990 cfare u bo erdhen kelyshet e tyre boji testin krejt atyre nga saliu udb nano ruci braho gjinushi meta rama basha veliaj boji test eshikon cfare del te cmendur edhe narkoman plus 100 te zezat e tyre hajduta pa kufi por jan krejt kelysha e kuq fara ma e keqe e njerzimi hajde tung o shqipe
Edhe ne keto zgjedhje moniste keta te denuar e drogaxhinj kantidate !! .Kjo eshte Ps- ja megjithe kryetarin mallist.