Petrit Vasili ka kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë Rama dhe sa më parë zgjedhje të parakohshme.
Ai thotë se vendi duhet shpëtuar dhe se LSI është aty për t1% dhënë kontributin.
“Të nderuar qytetarë, Edi Rama dhe qeveria e tij, si peng i spirales se krimit dhe korrupsionit kanë sot vetëm një mision, që të mbyllin gojën, të mbyllin të gjitha mundësitë e komunikimit me-diatik, që të vërtetat e skandaleve të tyre të mos njihen nga shqiptarët. Sulmi i tyre ndaj fjalës së lirë, është sot thjesht dhe vetëm luftë ndaj së vërtetës. Shqiptarët i njohin mirë skandalet e pafundme financiare, korruptive dhe kriminale për shkak të cilave Shqipëria dhe çdo shqiptar janë sot shumë më të varfër dhe ndihen të dëshpëruar në vendin e tyre.
Edi Rama dhe rilindja duhet ta kenë të qartë njëherë e mirë që skandalet dhe fajet e tyre nuk mund të bëhen të padukshme, cfarëdo lloj ligji, projektligji apo ndalimi që ata do duan të miratojnë. Këto skandale kanë një mijë mënyra për ti bërë publike, dhe ato janë bërë e do të bëhen publike, thjesht dhe vetëm qeveria me këto paketa ligjesh po nxjerr në pah fytyrën e vërtetë dhe pengun e saj të pa çliruar nga krimi dhe korrupsioni. Sot askush, nuk mund t’ja mbylli gojën Transparency In-ternational, që tregon qartë se Shqipëria vetëm në një vit është përkeqësuar 7 vende më poshtë për korrupsionin, apo që ka rënë 23 vende krahasuar me vitin 2017, viti kur rrëmbeu tepsinë e timonin. Askush nuk mund t’ja mbyll gojën Bankës Botërore, që tregon se Shqipëria është një nga tre vendet më të kor-ruptuara në Botë, së bashku me Sierra Leone dhe Laos-in.
Askush nuk mund t’ja mbyll gojën Forumit Ekonomik Botëror, që e rendit Shqipërinë si vendin e parafundit në botë për mundësinë e punësimit. Askush nuk mund t’ja mbyll dot gojën Këshillit të Eu-ropës, që rivendosi nën monitorim për Pastrimin e Pa-rave Shqipërinë dhe do ta mbajë atë të tillë edhe për vitin 2020. Kjo situatë, më e keqja që Shqipëria ka provuar ndonjëherë në 30 vitet e pluralizmit, ka vetëm një zgjidhje dhe kjo zgjidhje është ajo që qytetarët japin përmes votës së lirë. Ndaj, Zgjedhjet, të parakohshme, sa më parë! Ky është shërimi i lëngatës që po vuan Shqipëria dhe shqiptarët. Zgjedhjet e parakohshme janë përgjigja e vetme, ballore, ndaj qeverisë së telekomanduar nga krimi, trafiqet dhe paratë e pista.
Zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme që Shqipëria të eci në rrugën e Integrimit Evropian dhe të hapë negociatat për anëtarësim, kundër skenarit të mirëmenduar të Edi Ramës për izolimin e vendit dhe për ndryshimin e aksit perëndimor të shqiptarëve drejt reali-teteve autokratike-diktatoriale me të cilat shqiptarët janë ndarë njëherë e përgjithmonë në fund të vitit ’90. Zgjedhjet e parakohshme të lira dhe të ndershme janë zgjidhja dhe shpresa e vetme.”
EEEEEE GJETI PEC VASILI SA I MIREEEE ESHTE
O PECI MENDJE NDRITURI NUK E KE KUPTUAR QE NE TALLIM KOQET ME TY
haaaa po mor rrot ka.. po, dhe kujton se do te votojme ty?!
Ik loqe shko ferkohu me liken gjeni si ti fshihni leket se jua kane kapur ku i keni. Nderroni kasaforten
O cna kenaqet,po pse o balo,ti e prure Ramen,po Rama tallbolet me ty e shoke te tute,ne 2021,ne zgjedhje,ne 2025 ,ju prap ne opozite,a ne burg,a ne pension,Rama do mendohet ,a ta mbaje,apo ta lej,gjithsesi ju prap aty do ju gjej 2029
Tito thuaje hapur , per Tepsine jo per Shqiperine , po mundoheni qe sa me shpejt te hyni ne parlament sepse ju djeg era e ndonje flete arresti
Zgjedhje sa me shpejt qe te vijne ne pushtet pushtat e PD – LSI pasi po zvogelohet koka me tul i Petrut Vasilit dhe barku i fryre kacek gajdeje?.
Po sikur të bëhen zgjedhje të parakohëshme dhe të fitojë përsëri Rama , çfarë do thoni ju degjeneratat ? Tę bëhen zgjedhje çdo 6 muaj derisa të fitojmë ne ?
Mire Rama do ike..por po erdhet ju cfare rregullohet mor legen?