Gjendja pas tërmetit, Sassoli: Nuk mund të shuajmë plagët por do kemi mjaftueshëm të ardhura materiale

3 Shkurt 2020, 13:11Politika TEMA

Presidenti i PE, David Sasoli gjatë fjalë së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama ka prekur edhe temën e tërmetit ku ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të mbështesë Shqipërinë me materiale megjithëse nuk mund të shëroj dot plagët e shkaktuar nga tërmeti.

“Duhet një fazë e re për tërmetin. Duhet të kemi fonde të mjaftueshme për të rregulluar territoret e prekura nga tërmeti. Do të jetë e vështirë për të shëruar plagët e njerëzve, por do të kemi të ardhura materiale besoj. duhet të kemi vëmendjen ndaj Shqipërisë. Jo vetëm sepse është në detin Adriatik, por është në zemrën e Ballkanit Perëndimor. U ndjeva shumë i kënaqur.” tha Sassoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje