Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla u është përgjigjur reagimeve negative në lidhje me miratimin e paketës “Anti-KÇK” dhe një prej tyre ka qenë edhe kreu demokrat Lulzim Basha.
Balla i është drejtuar direkt Bashës, për të cilin thotë se qan gjithë ditën sepse qeveria ka miratuar një akt normativ që ai nuk e do.
“Më thoni se në cilën vend të botës nuk të verifikohet pasuria. Këtë përgjigje e kisha për Lulzim rrugë-humburin dhe jo për ju që e keni gjetur rrugën”, thotë Balla mes të tjerash.
“Nuk di dhe nuk mund të gjej me përjashtim të opozitës jo parlamentare, ata kanë të drejtën e tyre ta kundërshtojnë. Pasi ata janë kundër çdo gjejë që bëhet në këtë vend. Antikushtetuese, për ta quajtur shkelje të të drejtave të njeriut. Ju lutem lexojeni.
Unë e mirëkuptoj Lulzim Bashën që po qan sot gjithë ditën, dhe dje se qeveria e drejtuar nga Rama, në betejë pa kompromis, ka miratuar akt normativ që ai nuk e do. Unë i jam mirënjohës shumicës, pasi dallimi juaj me opozitën e vjetër është se ju e keni mbështetur reformën në drejtësi.
Ka ndonjë që e gënjen Lulin akoma dhe se ka mbështetur. Në këtë frymë do të doja që t’ju ftoja që sapo akti normativ të ketë mbyllur shqyrtimin në komisione, ne do ta ratifikojmë.
Nuk është se po shpikim ne rrotën në këtë qasje, por është model që e kanë bërë dhe vende të tjera. Ne i kemi ligjet. Është ngritur SPAK o Lulzim dhe e ka detyrë funksionare hetimin.
Je arrestuar për drogë, ke bërë burgun për drogë, pasurinë ta gëzosh. Më thoni se në cilën vend të botës nuk të verifikohet pasuria. Këtë përgjigje e kisha për Lulzim rrugë-humburin dhe jo për ju që e keni gjetur rrugën”, ka thënë Balla.
Problemi qendron jo te rregulli apo ligji i verifikimit po te fakti qe arka e shtetit eshte bosh dhe i duhen pare Taualantit e bosit te tij te paguajne rrogat dhe te blejne votat neser.
–
Ose thjesht nje fushate agjitacioni dhe propogande nga PPSH per ti fuutur tmerrin njerezve te cilet nuk do dine te mbrohen nese ka probleme me verifikin apo konfiskimin e pasurise private.Socialistet gjiyhmone e kane urryer pronen private te te tjereve por jo pasurite nga prona e tyre private.
Socialistet njihen ndryshe dhe komunistet qe pijne shampanje, si puna e Jais Tojota ne foto.
=
Ka te drejte Taulanti, pasuria duhet hetuar.
Te fillojme me Taulant Tojoten?
Ore Balla duhet ti dërgoni ata të zinjtë me maska tek pallati i Bashës,Berishës,Ramës,Metës dhe gjithë deputetëve që të bindemi se ka drejtësi .Ju e filluat nga kriminelët që populli i di më mirë se ju se si i kanë ndërtuar,Kriminelët kane bërë hotele dhe restorante sepse flinin politikanët dhe vithnin për vete.Po e bëtë këtë populli do ju votojë edhe për shumë mandate,
Taulant” leshi”.
Me kete qe thua ne rregull.
Po ajo tjetra:ke qene gjykates,prokuror ,drejtues vendor drejtor …Pasurine ta gezosh, vetem hiq dore,???
Po pse !keta drogaxhinjte e vodhen shqiperine?
Keta I Perlan leket e shqiperise ketu e 30 vjet?
Ne krahasim me politikanet dhe administraten ata meritojne ndonje Dekorat se kan investuar ne shqiperi
Ata e paguajne me koke ate qe bejne ,
Ndersa klasa politike shqiptare vjedh leket e popullit dhe I dergon jasht shqiperise .
Qenka me I keq nje drogaxhi qe ka sjell 1 milion dollar ne shqiperi se sa Basha qe ka cuar 1 milon dollar ne Amerike?
Po cfare pasurije do verifikoni Lulit,15 milion EURO qe ju I dhate per pallatin ne Vlore ?