Nga Ylli Pata
Ka rënë në sy menjëherë pas shpalljes së operacionit Anti-KÇK, një tendencë debati nëpër studiot televizive, që duket se shkon jo lineare më sensibilitetet e opinionit publik në Shqipëri.
Në emisionet e darkës së të hënës, është ngritur një alarm mbi argumentin se si akti normative i qeverisë, ashtu edhe trupat operacionale, apo dhe nisja e aksionit, janë në shkelje ligjore apo po veprojnë në teprim të ligjit, duke shkelur të drejtat njerëzore.
Në fakt bëri përshtypje ky alarm që u ngrit nga juristë apo përfaqësues që janë afër opozitës, PD-së dhe LSI-së.
Dhe kjo përshtypje po merr një kahje thuajse kryesore të qasjes politike të analistëve apo komentatorëve pranë opozitës.
Një kritikë, apo disa të tilla, sulme e akuza ndaj qeverisë është gjëja më normale që mund të bëjë një opozitë apo njerëzit që e mbështesin, është pikërisht puna e tyre, duke përfaqësuar njerëzit që nuk e duan këtë qeveri.
Por problem është se kemi të bëjmë me një çështje kardinale, siç është lufta ndaj krimit të organizuar, ku duhet të ketë një qëndrim përgjithësisht bipartizan.
OJF apo anti-KÇK-ja është një masë e cila nuk është se është bërë për herë të parë në Shqipëri. Ajo është pjesë e modelit italian të Antimafia-s, apo atij amerikan, që prej luftës që Prokuroria e Nju Jorkut me në krye Rudy Gulianin nisi në vitet ‘80-ë të shekullit të shkuar kundër bosëve të Cosa Nostra-s, operacion që filloi me të famshmin Pizza Conection, ku u shkatërruan “Pesë Familjet” e famshme të Nju Jorkut.
Madje në SHBA nisi operacioni i sekuestrimit të pasurisë së krimit, ku FBI hartoi kërkesat ligjore të provuara katërcipërisht, çka detyroi gjykatat spartane të SHBA që të linin mafiozët pa asetet e tyre kriminale.
Në SHBA ky precedent është zbatuar jo vetëm për krimin e organizuar, por edhe për abuzimin e koorporatave apo kompanive gjatë krizave financiare, çka ka sjellë sekuestrime në masë.
Por në Itali, sekuestrimet masive nisën pas viteve ‘90, kur dhe Giovani Falkone, në punën e tij të shkurtër, po shumë të suksesshme si drejtues i Zyrës Penale të Ministrisë së Drejtësisë italiane, hartoi ligjet e famshme mbi të penduarit e mafies, atë për burgjet, apo 41 bis, si dhe sekuestrimin e pasurive të mafiozëve.
Ishin pikërisht këto ligje që do t’i kushtonin jetën Falcones, në atentatin e tmerrshëm me 400 kilogram tritol pranë Capaci-t në Siçili.
Vetë Toto Rina, pas vrasjeve të Falcone-s dhe Borsellino-s, i kërkoi krerëve të politikës italiane me anë të një kërkese të quajtur “ il Papello”, rrëzimin e ligjeve të burgut të ashpër, sekuestrimit dhe atë të penduarve.
Kjo shkaktoi një tronditje të fortë në shoqërinë italiane, çka solli revoltimin masiv ndaj klasës politike që mbështeste bosët e mafias. Si përfundim u rrëzua ajo që quhej “Republika e Dytë”, apo oligarkia e “Pesë Partive”.
Ardhja e Azeglio Çiampit si kryeministër, nga posti i guvernatorit të Bankës Qendrore, çoi në një ashpërsim të masave ndaj mafies. Në Siçili dhe Napoli u dërgua ushtria, e cila mbështeti policinë në zbatimin e sekuestrimeve masive të pronave të Cosa Nostra-s.
Shembulli më emblematik është pikërisht fshati Corleone, foleja e klanit më të egër të Cosa Nostra-s, që drejtohej nga Totto Riina dhe Bernardo Provenzano.
Pronat e tyre sot, të cilat janë shumë të mëdha, administrohen nga një kooperativë publike për të promovuar punësimin e të rinjve, të cilëte kanë kthyer në një agroturizëm fantastik, që mbrohet, financohet e promovohet nga shteti, duke siguruar të ardhura lumë, dhe natyrisht mirëqenie për banorët e zonës.
Në fillim ishte e vështirë, por tani Corleone, edhe prej historisë së mafia-s, është kthyer në një peligrinazh për turistët nga e gjithë bota.
Ndërkaq, debati i nisur në Shqipëri prej të ashtuquajturve “spartanë të ligjit” që sillen më “katolikë se papa” në këtë aspect, duket se është me nonsens.
Pasi bëhet fjalë për persona që janë dënuar apo akuzuar për krime të tmerrshme dhe që zotërojnë pasuri marramendëse.
Nëse njerëzit që administrojnë këto pasuri kanë kontestime, është gjithmonë gjykata që i mbron sepse ajo e thotë fjalën e fundit.
Sidomos me reformën në drejtësi, vendimi i gjykatës është përcaktues për çdo veprim.
Ndërhyrja e operacionit anti-KÇK nuk është gjë tjetër veçse një aksion paraprak që e kryen çdo polici në botë, aksion që do të duhet të vuloset më pas në gjykatë.
Qeveria mund dhe duhet të kritikohet për efikasitetin e operacionit, për mos përdorimin e tij politikisht, për spektaklin e panevojshëm e ndoshta edhe të dëmshëm, por nuk mundet një opozitë politike apo përfaqësues të opinionit publik të marrin anën e atyre që rrezikohen nga sekuestrimi pasurisë.
Këtë mund ta bëjnë vetëm avokatët e tyre apo edhe shtresa margjinale e lokale politike e jo opozita primare që pret të qeverisë vendin.
Pasi kjo jep përshtypjen e një mbështetje politike të kësaj shtrese.
Në Itali, edhe pse ka pasur shumë debat për ligjet drakoniane antimafia, ku është diskutuar pa fund në panelet e Maurizio Costanzo-s në Canale 5 etj, politika ka pasur qëndrim linear.
Ato ishin debate fantastike ku Falcone e kritikët e tij janë përplasur për disa vite në diskutime të zjarrta në media për ligjet drakoniane. Në një nga këto emisione ikona e luftës ndaj mafias ngriti gishtin ndaj politikës italiane duke e akuzuar si mbështetëse e fortë e mafias, çka më pas solli revoltën popullore.
Megjithatë, si qeveria e socialistit Guliano Amato, e cila nisi zbatimin e ligjeve antimafia-s, ashtu ajo teknike e Ciampit, por edhe më pas qeveria e djathtë e Silvio Berlusconit e më pas e Lamberdo Dinit e me radhë, zbatuan pa asnjë hezitim ligjet drakoniane që hartoi Falcone, që ishin amaneti i tij i madh.
Tashmë gjithçka është kthyer në normë, ku sekuestrimi është një nga procedurat rutinore të prokurorive antimafia në të gjithë Italinë. Veprim që natyrisht sjell një reduktim të forcës e pushtetit të krimit të organizuar.
Germo tare, germo!
… do gjesh floririn e Ilir Metes dhe Sekretin e Cadres midis Bashes dhe Rames….
Po Spartak avukati ku gjendet valle , te na qartesoje….
Kalec, leri komentet po merru me dokumentat. Se te vjen radha te justifikosh pasurine.
ne amerike dhe ne itali jan te gjithe ne liste, kurse ne vendin me te korruptuar ne bote POLITIKANET nuk gjykohen, edhe cfar politikanesh, o zot o zot, cfar nuk i kane bere atij vendi, kshuqe Mero Baze mblidh mend e kokes edhe mos e zgjat me me kete palacollik, me pak llafe shqiperine e kan vjedhur 10 persona qe meren me pislliqe, haaaaaaaaaa, e kush e ha kete, ate vend e kan rrjepur politikanet edhe ata sot i shpetojne KÇK, kshuqe ai vend ka mbaruar kok e kembe.
une dakort jam me kete aksion po duhet te filloje nga sali berisha e me radhe dhe jo me ca persona qe nuk jane asgje para saliut
Mire ata qe tallin bythen e dime se cfar jane po keta qi i mbeshtesin cfar jane apo langaraqe
Tull dhe tull,ose gure dhe gure dote behet mure>Por shqiptaret nuk durojne jane mesuar te rine neper cafenet e tyre,te bejne llogje,te mos punojne dhe te gjykojne per te tjeret
Cdo gje e mire vjen me veshtirsi,dhe cdo e keqe vjen menjehere
Duroni dhe behuni me te durushem cdo gje vjen me kohen e vete ,sado qe ti te duash dhe te flasesh
Punoni me shume dhe flisni me pak
Fillohet nga poshtë që të arrihet lartë. Kështu thot një fjalë e urtë . Duke i hequr gur gur ndërtesës që ajo të shëmbet. Ndaj dhe opozita bashkë me avokatët dhe analoqelbësirat e saj ka filluar të mbushi brekët . Nuk e di avokati i ” famshëm ” altin goxhaj çfar mendimi ka .
Po nuk filloi me poltikanet rshte kot kjo kck…..
Me vjen vertete keq qe lexoj shkrime te tilla qe kane per qellim te vetem te zhvleresojne ate pak sens kritik qe ka ne kete vend (gati gati te mallkuar). Sigurisht qe opozita do beje punen e saj, por kjo nuk do te thote se cdo kritike ka karakter politik. Une jam njeri pa perkatesi politike (madje mund te them se prej kohesh politika shqiptare me trazon stomakun), por jam jurist e s’mund mos te me skandalizoje paketa hollivudiane anti-kck (me vjen turp per termin). E cfare duhet te bej une (e te tjere), te mos bej kritike se rrezikoj te stigmatizohem nga gazetare/analiste te “kalibrit” tuaj?! Ky eshte keqinformim me vetdije te plote dhe nuk eshte thjesht mungese etike e profesionalismi…
O Ylliiiiii, Mafia Siciliane vazhdon aktivitetin full time sa per dijeni, po sa per ilustrim po marrim ndragheten qe eshte bere bythe e breke me politikanet italiane, pra kjo pune nul behet me kck, per sa kohe shteti do lere jashte vemendjes dhe investimeve ne infrastrukture dhe punesim grue shoqerore apo rajone te vecanta, ath krimi do kete vazhdimisht resurse dhe njerez per te rekrutuar, sepse ne fund te dites njerezit duan te kene buke ne tavoline dhe jo vetem buke por edhe te mira materiale qe nuk mund ti perfitojne nga puna e “ndershme” me shtetin nepermjet tenderave apo PPP apo koncensioneve, pra nuk mund te perfitojne si bashkim ulaj, firma fusha, samir mane etj. Peshku qelbet nga koka thote i mocmi. Ti e kupton qe keta kriminelet tone bizneset dhe parane e tyre i kane jashte, si mundet nje trafikant droge te kete vec nje bmw e dy bote karburanti, apo gjysmen e nje lokali nate, ti e kupton qe me nje rruge kokaine ai fiton miminumi 1 milion euro, dhe ky ne standartin e krimit quhet peshk i vogel, ket te OPLeshit shkojne dhe sekuetroj. tulla llac beton, ca vetura e nja dy bar-kafe. Per sa kohe linjat jane ne funksion ata per 1 jave maksimumi rekuperojn cdo gje. E ne fund ku ishe, higjekundi, ca bere, hicgjekafshe.
O Ylliiiiii, Mafia Siciliane vazhdon aktivitetin full time sa per dijeni, po sa per ilustrim po marrim ndragheten qe eshte bere bythe e breke me politikanet italiane, pra kjo pune nuk behet me kck, per sa kohe shteti do lere jashte vemendjes dhe investimeve ne infrastrukture dhe punesim grupe shoqerore apo rajone te vecanta, ath krimi do kete vazhdimisht resurse dhe njerez per te rekrutuar, sepse ne fund te dites njerezit duan te kene buke ne tavoline dhe jo vetem buke por edhe te mira materiale qe nuk mund ti perfitojne nga puna e “ndershme” me shtetin nepermjet tenderave apo PPP apo koncensioneve, pra nuk mund te perfitojne si bashkim ulaj, firma fusha, samir mane etj. Peshku qelbet nga koka thote i mocmi. Ti e kupton qe keta kriminelet tone bizneset dhe parane e tyre i kane jashte, si mundet nje trafikant droge te kete vec nje bmw e dy bote karburanti, apo gjysmen e nje lokali nate, ti e kupton qe me nje rruge kokaine ai fiton miminumi 1 milion euro, dhe ky ne standartin e krimit quhet peshk i vogel, ket te OPLeshit shkojne dhe sekuetroj. tulla llac beton, ca vetura e nja dy bar-kafe. Per sa kohe linjat jane ne funksion ata per 1 jave maksimumi rekuperojn cdo gje. E ne fund ku ishe, higjekundi, ca bere, hicgjekafshe..