Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, dënohet me 9 muaj burg

26 Shkurt 2020, 20:00Sport TEMA

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është ndëshkuar me 9 muaj burg me akuzën e kërcënimit dhe përfitimit financiar në rrugë joligjore.

Ademi u akuzua se gjatë periudhës korrik-shtator 2012 në bashkëpunim me një shtetas tjetër Muarrem Ramën kanë kërcënuar Dritan Kadollin për të ofruar 30 mijë € ose një automjet “BMW X5” si favor për kryetarin e Asamblesë Komunale të Prishtinës Sami Hamiti.

Kjo aktakuzë është ngritur në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të EULEX-it dhe atë të Prishtinës. Vendimi ka ardhur saktesisht 1 muaj para se përfaqeuesja e Kosovës në futboll të zhvillojë ndeshjen e rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, në play-offin e Nations League.

Në ditet dhe javët në vazhdim pritet të mësohen hapat që do të ndërmarë kryesia e FFK-së në këtë drejtim.

2 komente në “Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, dënohet me 9 muaj burg”

  1. hasan says:

    Po ky i joni (Duka) sa vjet burg te rende meriton?????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje