Nga Artur Ajazi
Të hutuar nga ç’organizimi i organizuar i grupimit “na bashkoi hidhërimi”, të cilët nuk po arrinin deri në mesditën e 2 marsit të rakordonin veprimet mes tyre dhe atyre që kishin “ftuar” nga jashtë dhe brënda vendit, treshja Doktori-Lulzimi-Iliri, as që do ta kishin menduar se sikletin më të madh do ta kishin pas të hënë. Në fakt nga të gjitha ngjarjet e fundit, ka rezultuar se Lulzim Basha “ka tërhequr këmbën zvarrë”, dhe po merr me vehte edhe Ilir Metën. Duke dashur ti zërë vendin, (pra duke dashur ta fshijë si kryetar opozite) Lulzimit, ndoshta Ilir Meta nuk e kishte menduar se në 2 Mars, ai ka humbur sa për 20 vjet rreputacion dhe vëmëndje.
Pas të hënës, Iliri Meta nuk do të jetë më kreu i shtetit shqiptar, njeriu që shqiptarët e shihnin me habi, (jo admirim) duke pyetur vehten “çfarë bën ky njeri aksidentalisht në Presidencë”. Dhe doli në fakt hamendësia e shumicës së shqiptarëve, sepse në Presidencë, Iliri nuk bënte gjë tjetër veçse merrej me “kalkulime, skenare dhe inskenime”. Ai “kalkulonte” datat e zgjedhjeve, grupimet dhe veprimet e opozitës, çfarë do të vinte pas djegies së mandateve, çfarë do të ndodhte pas djegies së Parlamentit dhe marrjes së pushtetit me dhunë nga PD-ja, çfarë do të ndodhte pas mosnjohjes së zgjedhjeve të 30 Qershorit, duke e mbullur me ngjarjet e fundit, që vulosën vetlargimin e tij.
Ndoshta pa e kuptuar, i pushtuar nga ndjenja e ambicjes, zilisë, dhe mungesës së aftësive për tu përballur me Ramën, ai kishte menduar një reagim apo rezultat tjetër nga shumica qeverisëse dhe ajo parlamentare. Ilir Meta nuk e kishte menduar se Lulzimi po e merrte me vehte, në rrugëtimin e tij drejt fundit të karrierës politike. Ilir Meta nuk e kishte menduar se edhe Doktori, si një njohës i mirë i “situatave”, ja ka patur me të futur, qysh nga momenti kur bënte thirrje për “tu ngritur sovrani të rrëzojë Ramën”, duke detyruar edhe Lulzim Bashën ti bashkohet në rrjetet sociale 2 Marsit.
Dashje pa dashje, Ilir Meta është gjendur i karikuar në “vallen” e Doktorit, me mëndjen e mbledhur “top” se, “me protestën e 2 Marsit , Rama do të bjerë”. Pas të hënës, Ilir Meta nuk do të jetë më presidenti im dhe shumicës së shqiptarëve, por thjesht do të rikthehet në zyrën e tij, për të vazhduar “kalkulimet” e lëna përgjysëm, në pritje të vendimit të Komisionit të Hetimit të Parlamentit për ta shkarkuar, apo dhe reagimeve që pritet të vijnë nga faktori ndërkombëtar.
Pas të hënës, ai nuk mund ti japë mundësi vehtes, të vazhdojë teatrin me institucionet e shtetit, presionet mbi institucionet kushtetuese, të vazhdojë të sillet si kapterri Doktorit, apo më keq akoma të përdhosë librin e shenjtë të Kushtetutës. U kujtove shumë vonë Ilir, për “popullin e Kushtetutës”, u kujtove shumë vonë për sovranin, ose ndoshta ke harruar se shqiptarët nuk janë të gjithë anëtarë të “Akademisë Rinore të LRI-së”.
Nga sot, Ilir Meta nuk është më presidenti Shqipërisë, por është dhunuesi Kushtetutës, nxitësi më brutal i turmave, manipuluesi më flagrant me ligjet e këtij vendi, dhe mbi të gjitha, frikësi më i madh i një drejtësie të re. Nga sot, Ilir Meta vulosi me dorën dhe gojën e tij, fundin dhe divorcin me shumicën e shqiptarëve, që besojnë , votojnë dhe aspirojnë në zbatimin e reformave dhe integrimin, e vendit në Bashkimin Europian.
Në fjalimin e Ilir Metës, kishte mllefe dhe zbrazëti, kishte ankth e frikë, dhe kjo dukej në sulmet e paprincipta ndaj qeverisë, institucioneve (faktorit ndërkombëtar) veçanarisht atyre të drejtësisë, dukej në paralajmërimet e tij dëshpëruese për shpërndarjen e Parlamentit në 15 Mars, duke na treguar dhe vërtetuar sa e nevojshme, dhe sa urgjente mbetet shkarkimi i tij, dhe pastaj përballja me ligjin.
Fjalimi i Ilir Metës, tregoi jo “merakun e madh” ndaj Kushtetutës dhe shtetit, por frikën e madhe, e cila e ka ç’ekujlibruar atë prej kohësh. Akuzat , denoncimet dhe fatet e Ilir Metës, janë grafma e fundit e tij, ndaj pamundësisë për ti rënë me gurë, shtetit ligjor, institucioneve të reja të drejtësisë, dhe të ardhmes së vendit. Tubimi i Metës, manipulimi me flamurin amerikan, dhe reagimi korrekt i Ambasadës së SHBA, ishin përgjigja më e mirë ndaj një ish-presidenti, që kërkon të përmbysë me thirrje antiligjore, një Parlament dhe qeverisje të ligjshme.
Presidenti nuk ra, Presidenti nuk ishte.
Ai s’ka qene president i Shqiperise se pa vajtur ne presidence i beri thirrje popullit ne Lezhe te rrembejne armet; mos harroni se digjeni!
Perkundrazi,nga sot eshte Ilir Meta President i shumices se shqiptareve.Fakti qe vetem 20% e shqiptareve votuan ne 30 Qershor,
tregoi se Edvin D’Rama ishte ne renie te lire .Meta shfrytezoi degradimin total te Qeverise D’Rama,per ta fundosur pergjithmone.
Kryeministri dhe 50% e Qeverise,duhet arrestohen menjehere.Dhe nese izolimi i skizofrenit do te behet nga vete socialistet,do te
menjanonte katastrofen jo vetem te Shqiperise,por edhe vetë PS-s,qe D’Rama e ktheu ne nje organizate mafioze.
President i zigureve haha edhe komente negative te tema jan me shume se protestues ne shesh
Po kryegangsteri i pd leshelise dhe komandanti i naziskineve te Mamurrasit Flamur Herman Geringu ku ishte mbreme apo ishte bashkuar me lristat naziskine te Haremit fashist te Jales dhe me horrat e molotovit te Sahit tritol molotovit,si dhe me shpellaret e Unazes nen komanden e Klevis krricit te Faros dhe Edhjet Epshurr barkderr brahimkarit.
100% sakte.vetem se ky e tregoi si do te ishte qysh ne fushaten zgjedhore 2017.
Fiks, të lumtë pena se nuk ke c’ti shtosh më as pikë e as presje. Turp për të gjithë ata që i vajtën mbrapa.
Ai s’ka qene kurre president…nje i denusr me stil brilant nga Edi Rama te mbyllej ne presidence qe te mos pengonte teformen e dtentesise por edhe ne presidence la nam duke shkelur cdo ligj. SHKARKIM DHE DENIM
..
Fatkeqesia eshte qe nga sot Meta ESHTE president i shumices se shqiptareve. Kjo dhe me ndihmen e shokut edvin
My President mbi te gjitha na ka vjedhur kohen , Duke na lene shume prapa dhe prezantuar negativisht si populli . E pa falshme
Skandal..duhet arrestuar hajdudin..vetem president nuk quhet..ky nuk e deshti popullin kurre..qdo gje e ben me mrojte pronat e tije..duhet shkarkuar..ne burg perjete i degraduari
Ilir Meta ështe Presidenti me i mire qe kemi patur – Edi Rama
Pse kur ishte o pykë e rilindjes….vetëm i yti e padronit tënd që e zgjodhi ishte.
Metà eshte i fundit ne skenen e politikes teatrale shqiptare qe abuzon me rolin. Te kujton Berishen e 1996 kur si president pa argumenta dinte vetem te thoshte se kushtetuta eshte flamur e flamuri kushtetute. Po cfare ta zgjasim ai nuk eshte ne gjendje e nuk ka asnje aftesi te bashkoje e te shpreh vullnetin kombetar dhe te jete busull e politikes sic i takin nje presidenti. I pafte, dallaveraxhi qe tere karrieren e tij e ka bazuar tek shprehja “do lyer rrota qe te eci qerrja”. Cfare vlere ka e gjitha kjo tragjikomedi ku ai vazhdon ne aktorim patetik? Ulet ne giùnje, puth flamure puth kushtetute, llafe pa fund per patriotizmen etj. Ik like se koha jote mori fund.
Ike like ikeeeee
Kryebatakciu i ketij vendi nga skrapari,i quajtur ndryshe nga shumica e popullit si sheiku i skraparit ose thene ndryshe like xhambazi i floririt dhe i 7%shit te videos 700000 eurove me te ndjerin Dritan prifti ,dredharaku dhe kobinaxhiu me diplome i partickes=bandes se vogel te rrugaces Kryemadhi kurre s’ka qene president i te gjithe shqiptareve.Ai ka qene perfaqesues i Doktorit te famshem UDB-ist per te cilin ka dobesi te theksuar…perse valle?!!!,i te shoqes,i llalle harapashit dhe i ish gjyqtareve te gjykates se larte qe e shpetuan nga burgu para demonstrates e vrasjes se 4 “kokepalareve” socialiste me 21 janar, ndaj te cileve ka borxh koken,i grupit te bashkuar opozitar”na bashkoi ciftelia vicidolase” dhe i gjithe zorraxhinjve qe kane perfituar keto 30 vjet nga teoria dhe praktika e lumpenit demokratikas te bandes se madhe te mafiozit agjent te UDB-se qe kontrollohet akoma nga krimineli Berisha dhe klani i tij berishist.Ky kokerr mafiozi qe u be president ne saje te presioneve dhe kalkulimeve te tij te ndyra dhe ne saje dhe te dobesise se Edi Rames( se po te mos bente Edi Rama llogarite e tij per te marre pushtetin ne ate kohe ky do shihte majen e veshit perpara se te zinte kolltukun e rehatshem e dobiprures te presidences) qe beri marreveshje me te dhe e votoi kete njeri pervers kulisash dhe mafjoz politik te rehatohet atje ku eshte dhe sic me te drejte thote zoti Ajazi,merret gjithe diten me kalkulime te erreta politike e ekonomike (per te shtuar akoma pasurine perrallore qe ka bere me keto metoda te urryera tipike mafjoze,se helbete floriri i krrabes nuk i mjafton dhe as parate qe ka bere e shoqja duke drejtuar tregetine e kokaines etj etj).Shqiptaret e ndershem kurre nuk e kane pranuar kete Urjah Hip si presidentin e tyre dhe kete ky lango e di mire,ndaj vendosi perfundimisht ti bashkohet haptazi bandes se madhe te Berishajve.Tani mbetet qe SPAKU,BKH-ja dhe parlamenti shqiptar ti vere dermen dhe ta rrasin ne ndonje qeli te repartit 313,aty ku e ka patur vendin prej kohesh.
Lerini keto, se na hapet barkun! Skishte per te qene kurre president i shqiptareve, por vetem i LSIse, i familjes dhe xhepit te vet. E dinit qe kur e zgjodhet president. Per interesin tuaj dhe te intrigave politike, i diskretituat shqiptaret duke i perfaqsuar ne krye te shtetit me nje President
ordiner dhe hajdut, sikur te mos kishin mjaftuar sharlatane dhe kerma te tjere ne ate post, si Sali bagla dhe kukullat e tij, Jari.
Kur vjen puna ke fjala e njerit kunder tjetrit. Mbetet per te degjuar asnjanesin – faktorin nderkombetar – qe deri me tani po i tregon vendin Ilirit e monikes qe po rendojne mekatet dhe e bejne me te shpejte perfundimin ne halene e historise!