Këshilltari Henz qetëson Doktorin: Një ditë koronavirusi do vijë!

5 Mars 2020, 18:25Antena TEMA

Pasi ka parë shqetësimin në rritje të Doktorit që koronavirusi nuk po vjen ende në Shqipër, këshilltari Henz vendosi t’i bëjë një letër Doktorit, ku e qetëson atë për makthin që e ka kapur nga vonesa e ardhjes së koronavirusit:

“I dashur Doktor!

E di që është krijuar një shqetësim i madh dhe serioz lidhur me vonesën në mbërritjen e koronavirusit në Shqipëri.

Edhe pse arsyet janë të paqarta dhe shërbimet e mija sekrete në Perëndim nuk po e zbulojnë dot, të jap garancitë e duhura se ajo do të vijë një ditë.

Atë ditë po e presim të gjithë, i madh e i vogël, me padurim, pasi është dita që do të zbulohet paaftësia e qeverisë Rama dhe do dalin në dritë të vërteta e mëdha që ka thënë opozita, dhe veçanërisht ju.

Kur të vijë ajo ditë, do të jemi të gjithë të lumtur dhe besimplotë tek fitorja e kauzës së opozitës.

Përfytyro të sëmurin e parë, nxitimin e Edi Ramës të thotë që ai do të shërohet, pastaj i sëmuri i dytë, i tretë e me radhë.

Pastaj do vijë vdekja e parë. Ajo ditë do të jetë fundi i Edi Ramës.

Ne do ta shpallim dëshmor të demokracisë.

Ti do të kesh të drejtën tënde t’u thuash shqiptarëve se më në fund doli e vërteta e hidhur që paralajmërove, që virusi do të vinte dhe njerëzit do të sëmureshin

Pastaj përfytyroje protestën e popullit të Kavajës, që do marshojë me këmbë deri tek “Shkëmbi i Kavajës”, ku është ngritur qendra e karantinës së koronavirusit.

Njerëzit do shpërthejnë gardhin dhe do shkatërrojnë qendrën, me qëllim që Edi Rama të mos ketë shans të manovrojë, duke bërë sikur shëron njerëz.

Ai duhet të përballet me sëmundjen, duke provuar ta shërojë pa karnatinë dhe pa maska.

Ndryshe e gjithë është një mashtrim.

Me këtë rast do të kemi mundësinë të shikojmë parashikimet profetiket të Prof. Dr. Tritan Shehut, i cili ka mbi  40 ditë që këmbëngul që koronavirusi duhet të ketë ardhur.

Dhe padiskutim, një festë e vërtetë dhe një çlirim kombëtar do të jetë kur virusi të prekë dikë nga qeveria, ose ndonjë mbështetës të saj.

Atëhere revolucioni ynë do të nisë dhe askush nuk na ndal dot më.

Të shpresojmë që ajo ditë është e afërt. Mbahu Doktor!

Koronavirusi po vjen! Bashkë me të dhe fitorja jonë.”

1 komente në “Këshilltari Henz qetëson Doktorin: Një ditë koronavirusi do vijë!”

  1. fabi says:

    S’ka faj vicidoli! Me injorancen qe i vjen verdalle do talli karin dhe xeni do vazhdoje te jete klient gold-class ne Maledive.
    Dhe me sistemin arsimor a-la vicidol, UFO, Kristal ect. donte te hidhte faren per mbreterine e ardhme te xenit, jamserbit dhe “ekspertes” se ekonomise/grbitjeve/hajnive gita!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje