Këshilltari Henz flet për nevojën e shpërndarjes së Parlamentit prej deputetit donzhuan

6 Mars 2020, 19:27Antena TEMA

Pas fjalimit të një deputeti të listës së Lulzim Bashës në Parlament, i cili foli për të kaluarën e tij të lavdishme me femrat, kur kishte kaçurela dhe i ngopte me uiski, këshilltari Henz reagoi në një letër drejtuar Jarit, se si duhet ta përdornin këtë situate:

“I dashur Jari!

E di që fjalimi i atij deputetit të listës ka krijuar shumë anomali dhe përbuzje për zgjedhjet e Lulzim Bashës, por ne duhet ta përdorim pozitivisht.

Unë mendoj se ne duhet të bëjmë diferencën dhe me Ilir Metën në këtë pikë.

Ai kërkon të shpërndahet Parlamenti si antikushtetues, ne duhet të kërkojmë që Parlamenti të shpërndahet si shpërdorues mandatesh.

Fakti që një deputet ka bërë deklarata seksiste të këtij niveli, ka fyer dy kategori të rëndësishme shoqërore.

Së pari, ka fyer femrat që gënjehen nga uiski dhe kaçuerelat dhe shkojnë pas burrave.

Në PD ka shumë femra që pijnë uiski dhe kjo do të merrej si provokim i rëndë.

Po ashtu provokim është dhe për femrat e PS, apo femra pa parti, që pijnë uiski.

Kategoria e dytë e fyer janë tullacët.

Sipas këtij tipit, ata që tani janë tullacë, nuk kanë më shanse të shkojnë me femra.

Kjo është shumë e gabuar dhe jo e vërtetë.

Përfytyro tani se çfarë reagimi mund të kemi nga Fevzo për këtë çështje.

Ai mund t’i kushtojë një emision të posaçëm të martave temës: “Pse femrat pëlqejnë më shumë  qerosët, se ata me kaçurela?”

Pra debati do të bëhet shumë i gjerë dhe mund të marrë përmasa popullore kundër nesh.

Ndaj mendoj se duhet ta shmangim, duke kërkuar dhe ne shpërndarje të Parlamentit.

Vetëm se këtu duhet ta peshojmë nëse duhet ta shpërndajmë tani apo në fillim të vitit që vjen, pasi po e shpërndamë ne tani, i bie të bëhen zgjedhjet në vjeshtë.

Por në vjeshtë, Karmina ka lënë dasmën me Zenin dhe ata mund të jenë shfokusuar nga fushata.

Po nuk mori pjesë Zeni në fushatë, ne humbasim.

Dhe kjo është shumë delikate.

Ndaj propozimi im është që të kërkohet shpërndarja e Parlamentit, pasi ta gjykojë Gjykata Kushtetuese që mund të bëhet nga vjeshta.

Kështu i bie që Parlamenti të shpërndahet në pranverë dhe ne të shkojmë në zgjedhje në maj.

Por për të shpëtuar nderin e PD duhet ta kërkojmë që tani.”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje