Këshilltari Henz qetëson Tritanin: Preshi është armiku i koronavirusit në Lushnjë

7 Mars 2020, 19:20Antena TEMA

Pas daljes negative të rezultateve të një pacienteje nga Lushnja, e cila u fut në karantinë, e dyshuar për koronavirus, Tritan Shehu ka shpërthyer në dëshpërim, se si ka mundësi të mos dalë asnjë i prekur me koronavirus.

Shqetësimi i tij është vazhdim i shqetësimeve të Doktorit në këtë pikë.

Edhe ai përditë po poston i shqetësuar faktin se Shqipëria ka mbetur mbrapa bote, duke u renditur vendi i fundit në botë, që s’ka të prekur me koronavirus.

Këshiltari Henz vendosi të qetësojë Tritanin për rastin e Lushnjës:

“I dashur Tritan!

E pashë shqetësimin tënd të ligjshëm për rezultatet negative që dalin nga pacientët e dyshuar për koronavirus.

Shërbimet e mija sekrete në Gjermani, të cilave iu referohet dhe kancelarja Merkel, thonë se në zonën e Lushnjës, armiku i koronavirusit është preshi.

Preshi ka disa cilësi bilogjike, që janë armiqtë e virusit në fjalë.

Djegësia që ka preshi i Lushnjës, kombinuar me vitaminat D dhe B, kanë sjellë një formulë e cila është shkatërruese për koronavirusin.

Mjafton të kesh ngrënë presh të gjalla Lushnje, të rritura në fushë, jo në sera, dhe ke një imunitet shumë të fortë ndaj koronavirusit.

Studimet tregojnë se trupi reagon pozitivisht kur ti e kafshon preshin të gjallë.

Nuk duhet i zier, apo i pjekur në furrë, por i gjallë.

Gjatë kafshimit lëshohen disa enzima që qëndrojnë në atmosferën rrotull gojës dhe hundës në formën e aromës, për një kohë të gjatë, dhe nuk lejojnë depërtimin e koronavirusit.

Kjo nuk vlen nëse ti thjesht je fërkuar me preshin apo e ke fut dhe nxjerrë në vrima të organizmit.

Ka shumë rëndësi që preshi të kafshohet që të lëshojë përmbajtjen e vet.

Ndaj dhe në Lushnjë, megjithëse gripi është i përhapur, nuk ka koronavirus.

Por duke qenë se Lushnja është djepi i preshit kombëtar, në gjithë vendin, përfshi dhe Kosovën, ku konsumohet presh Lushnje, nuk ka koronavirus.”

7 komente në “Këshilltari Henz qetëson Tritanin: Preshi është armiku i koronavirusit në Lushnjë”

  1. Dino says:

    hahahahahahahahahahahashahahahaha me lot ?

  2. Analisti says:

    Mero me gjithe respektin per zgjuarsine tende por po ben shkrime injoranti dhe fshatari per kete teme.

    1. Lala says:

      Komenti më injorant ” analisti,,

  3. Suksese te metejshme says:

    Mero te rente pika mu ne kafe… ??

  4. pokeristi says:

    Perfecte.
    Asnje moment.

  5. Lala says:

    Komenti më injorant ” analisti,,

  6. Dee says:

    Po keta komentues ç’ kane me preshin?!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje