Me rastin e 8 Marsit, Këshilltari Henz analizon përparësitë që ka PD dhe LSI, në politikën ndaj grave në raport me PS. Kjo lidhet veçanërisht me rolin e Doktorit, Monikës dhe Lulit, përballë Ramës.
I dashur Jari!
PD dhe opozita vjen krenare në këtë 8 Mars, nëse shikon respektin që ka treguar dhe tregon ndaj femrës në tërësi.
Për këtë mjafton të shikosh diskretitimin që i bën femrës në Shqipëri Edvin Rama. Ai po tenton ta bëjë parlamentin 50 për qind me femra ndërkohë që qeverinë e ka çuar thuajse në këto nivele. Në administratën e lartë 70 për qind drejtojnë femrat.
Përse e bën këtë?
Në radhë të parë e bën të diskretitojë femrat. Duke qenë se vetë është kryeministër i trafikut dhe drogës gjithë pjesën tjetër të administratës e ka mbushur me femra, me qëllim që ato të diskretitohen dhe të njollosen në opinionin publik si të korruptuara dhe drogaxhije.
Në të kundërt Doktori ka treguar shumë kujdes në këtë pikë. Ai i ka ruajtur autoritetin e femrave, duke mos i ekspozuar dhe duke ruajtur mistikën e tyre. Madje, për të qenë korrekt deri në fund me femrat e tij, i ka sulmuar egër femrat e tjera kundërshtare duke i quajtur “ndrikulla, kurva, hajdute etj”. Kjo tregon përgjegjshmërinë që ai ka për femrat e PD dhe respektin për to, duke i ruajtur dhe nga femrat kundërshtare.
Të njëtën gjë mund të themi dhe për LSI. Monika ka marrë një iniciativë të lavdërueshme javët e fundit duke i kërkuar Komisionit të Reformës Zgjedhore të heqë kuotat për gratë që përfaqësohen në Kuvend, me idenë se kjo është një shpikje ileqare e Edi Ramës pasi kërkon të ketë gra përballë në fushatë.
Monika në fakt ka kapur thelbin e poshtërimit që Rama u bën grave, duke i futur në garë për deputete. Ato do të përballen me burra të fortë dhe do humbasin. Kështu që pas kësaj populli do t’i urrejë dhe dhe do t’i poshtërojë.
Për ti dalë kësaj të keqeje përpara Monika ka kërkuar që të mos jetë kusht që 30 për qind e listës të jetë me gra.
Një tjetër shembull i shkëlqyer është Ilir Meta, i cili ka dy javë që bën luftë me një grua ministre Drejtësie, duke ja bërë të qartë asaj se po nuk i hapi rrugë, do t’i caktojë dhe kë ka pasur dashnor gjyshja e saj në kohë të Isa Boletinit.
Dhe kjo ka pasur efektin e saj.
Respekti për femrën nuk duket, duke i dhënë pushtet, por duke e ruajtur atë nga pushteti. Kjo është strategjia e PD dhe opozitës në tërësi që po funksionon.
Mas grushtit qe ju dha venecia skuptoj si kene fytyre te hani akoma Mut ju tifozat e marre te Edvinit & Co
undefined