“Nuk kanë asgjë në dorë dhe e kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë”, Rama i përgjigjet opozitës: Asnjë minimum ndërgjegjeje në këtë luftë

16 Mars 2020, 19:48Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, sa i përket deklaratave për rritjen e fondit të akorduar në luftën kundër koronavirusit, duke e krahasuar me fondet e akorduara nga shtete e tjera, si Gjermania apo Italia.

Në një komunikim live në Facebook, Rama tha se Shqipëria nuk ka miliardat e këtyre vendeve, ndërsa shtoi se opozita nuk ka asgjë në dorë dhe se “kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë”.

Kam dëgjuar kohët e fundit kaq miliard do japë Amerika dhe kaq Gjermania, nga ata që nuk kanë asgjë në dorë dhe që e kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë. 

Ata jua kam lënë juve t’i gjykoni sot dhe të mos i harroni nesër, për të gjitha çudirat që ju thonë, pa pasur asgjë në dorë dhe asnjë minimum ndërgjegjeje, në këtë luftë ku nuk bëhet politikë mes partive, por zhvillohet një betejë pëllëmbë për pëllëmbë, mes një populli të tërë dhe një armiku të padukshëm që i kanoset të dashurve tonë, më të moshuarve dhe më të dobëtëve fizikisht”, tha Rama.

3 komente në ““Nuk kanë asgjë në dorë dhe e kanë kollaj t’ju japin edhe nënë e babë”, Rama i përgjigjet opozitës: Asnjë minimum ndërgjegjeje në këtë luftë”

  1. LULJA says:

    TI JE LEGJENDE PO FATKEQSIA NE SHQIPERI ESHTE MUNGESA E OPOZITES .

  2. Timi says:

    Z. Rama me keto krimineke qe per fat te mirr nuk kane asgje ne dore ju keni siguruar 5 mandate t tjera. Shqiptaret po shohin perdite aftesine dhe zgjuarsine tuaj ne vendimmarrje dhe budallallekun, ligesine dhe dashakeqesine e krimineleve qe nuk kane gje ne dore. Ata nuk e rruajne fare per popull e per vend…por shohin vetem bythen e tyre dhe se si ti shpetojne burgut…luten te zgjase sa me shume kjo situate e te shtyhet dergimi i tyre ne burg dhe sekuestrimi i pronave qe kane bete me vjedhhe kur ishin ne pushtet

  3. Spartakos Thraks says:

    Vërtet ka shumë të drejtë KM. Bëhet fjalë për një armik të padukshëm i cili ndodhet në mes njerëzve dhe në shumicën e rasteve prapa shpinës. Qeveria atë që duhet të bëjë, është të ndalojë armiqtë e dukshëm me çdo mjet që disponon, të cilët janë ata që do të përpiqen që të përfitojnë nga kjo situatë në kurriz të popullit. Të mos ketë pikë meshire kushdo qofshin ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje