“Kemi hyrë në një javë të vështirë, po humbasim njerëz”, Rama: Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës

23 Mars 2020, 11:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reguar pasi ministria e Shëndetësisë konfirmoi se numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 4.

“Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz.

Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha:

Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes;

duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë;

duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar

*kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- shkruan Rama teksa poston videon e mëposhtme.  (TemA)

3 komente në ““Kemi hyrë në një javë të vështirë, po humbasim njerëz”, Rama: Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës”

  1. Fatmir says:

    O zoteri izolo ata qe kane ardhur nga Italia adhe greqia keto kohe. Shkoi ne shtepi, merri dhe izoloji.
    Jane bartes te virusit se prej andej na erdhi… nuk e pollem ne ketu virusin.
    Ik e bej kete dhe jo gam gam ne “FEJSBUK”

  2. zhaku i pamposhtur says:

    Edi je hipokrit sharlatan dhe komplet i paaftë. .boll më me hipokrizinë tënde. .asgjë nuk ke në dorë sepse për asnjë moment të këtyre 7 vjetëve që qeverris ti nuk more ndonjë masë në dobi të këtij populli. .të gjitha shtetet e botës kanë kush më shumë e kush më pak sistemin shëndetësor kanë shtetin që t’u vijë në ndihmë qytetarëve ndërsa ti për asnjë moment nuk u myke për këtë popull por shikove interesin tënd dhe të bandës që qëndron mbas teje. .tani na del si ‘baba i kombit’ me duar në xhepa dhe u thua njerëzve mbylluni që tju shpëtojë zoti. .sa hipokrit. .qënke shumë i vendosur të vazhdosh deri në fund me hipokrizinë tënde. .nuk është as e natyrës dhe as e karakterit tim por e ndiej se duhet ta thëm këtë fjalë. .të zënçin hakat e shqiptarëve të vjedhur mor edi. .të marrtë jetën koronavirusi por ta marrtë pak nga pak që ta kuptosh se nuk ke kthim mbase pendohesh për sa i ke bërë apo nuk i ke bërë këtij populli

  3. Koment says:

    zhaku pushka top tu befte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje